Stil dhe Imazh

10 fakte në lidhje me Gucci që nuk i keni ditur

Nga: Pikkom

Data 09-05-2017

Gucci është një ndër markat më të dashura dhe njihet për inovacion dhe dizajne të pakoha. Por sa mirë e njihni këtë markë? Ne kemi përmbledhur për ju 10 fakte. Le të testojmë njohuritë!

1

Guccio Gucci e filloi kompaninë e tij të mallrave dhe valixheve të lëkurës në Firence të Italisë në vitin 1921. Më parë punonte në Hotelin Savoy në Londër dhe kjo eksperiencë e kishte frymëzuar në sajë të shijes së jetës mondane që kishte provuar.

2

Klientët e para të mëdha të Gucci ishin aristokratët e garave me kuaj. Këtu e mori frymëzimin për detajin e patkoit të kalit.  

horsebit

3

Kur Italia ishte nën diktaturën fashiste në vitin 1940, lëkura ishte e vështirë të gjendej, kështu që kompania hasi probleme me materialet. Çanta e njohur si çanta prej bambuje është shumë e famshme edhe sot.

4

Shalli me motive lulesh u prodhua për herë të parë në vitin 1966 si kërkesë e veçantë e Grace Kelly. Gucci ka arritur të realizojë një model të ngjashëm nëpërmjet mjeshtërisë së artistit Kris Knight për koleksionin e vitit 2015.

5

Gucci ka patur një sërë bashkëpunimesh me kompanitë automobilistike. Në vitin 1970, Gucci veshi makinën AMC Hornet me vijat karakteristike të vetat.

6

Tom Ford ishte drejtor artistik nga viti 1994-2005. Ai e modernizoi markën me pikëpamjet e tij amerikane dhe kësisoj kompania pati shumë sukses.

7

Xhinset e Gucci mbajtën rekord në Librin e Rekordeve Guinness në 1998

Ai stil ishte i shituri më shtrenjt për një çmim prej 3,134$ në Milano. Rekordi u mbajt deri në vitin 2005 kur u thye nga kompania Levi’s. Që nga ai moment morën jetë xhinset e qendisura.

gucci jeans

8

Gucci renditet e 38-ta si kompania më e çmuar në treg

Kompanitë më të çmuara të revistës Forbes rendisin Gucci-n në vendin e 38-të. Marka vlerësohet rreth 12.4 miliard dollarë.  

9

Ky është fustani që gëzoi famën më të madhe dhe që tashmë ka dalë në tre kopertina revistash. Fustani i koleksionit të pranverës së vitit 2016. Dakota Johnson e veshi në emisionin e Jimmy Fallon, The Tonight Show.

dakota

10

Gucci ka qenë partner i ngushtë me UNICEF që në vitin 2005.

Gucci dhuron një përqindje të mirë të fitimeve për të promovuar arsimin, sektorin e shëndetit dhe sidomos në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me HIV/AIDS në Afrikë. 

Burimi: www.whowhatwear.co.uk

www.popsugar.com