Blogje

10 fakte që nuk i dinit në lidhje me William Shakespeare

Nga: Pikkom

Data 02-06-2017

William do kishte qenë 453 vjeç tani. Ndërkohë mësoni mbi disa fakte për të cilat gjasat janë të mos i keni ditur më parë.

1. Shakespeare ka kontribuar me rreth 3,000 fjalë të reja për Fjalorin Anglez sipas Oxford English Dictionary.

Vlerësimet në lidhje me rangun e fjalëve të fjalorit të tij variojnë nga 17,000-29,000 fjalë, të paktën dyfishi i fjalëve që përdoren në gjuhën e përditshme. Gjithashtu Shakespeare është autori i dytë më i cituar në botë pas shkrimtarëve të Biblës.

2. William Shakespeare do të ishte konsideruar një figurë shumë kontraversiale nëse do të kishte jetuar sot. Kjo pasi u martua me një grua shumë më të madhe me të cilën pati edhe një fëmijë.

Anne Hathaway (jo aktorja) ishte 26 vjeç kur u martua me William i cili asokohe ishte 18 vjeç. Ajo i dha jetë fëmijës së saj, Susannah, gjashtë muaj pa ceremonisë së martesës.  

3. E drejta e Copyright nuk ekzistonte në kohën e Shakespeare kështu që ajo kohë tronditej vazhdimisht nga veprat e vjedhura.

Për më tepër, aktorët i merrnin rrjeshtat e roleve vetëm pak minuta përpara se të dilnin të performonin në skenë. Dikush i përshpëriste në prapaskenë që ata të mund të vazhdonin të improvizonin.

4. Përveç të shkruajturit rreth 37 pjesë dhe 154 soneta, Shakespeare ishte një aktor i mirë.

Ai ka performuar në improvizimet e shumë veprave të tuj, si edhe në veprat e  bashkohësve të tij si Ben Jonson.

5. “William Shakespeare” është një anagramë e “Jam një gërmëzues i dobët” dhe “Do them një frazë të mençur!”

6. Hënat e Uranit janë emërtuar sipas karaktereve të Shekspirit.

Hënat u emërtuan në vitin 1852 sipas shpirtrave magjikë të letërsisë angleze. International Astronomy Union rrjedhimisht themeloi një konventë për të emërtuar të gjitha hënat e tjera të Uranit sipas karaktereve të Shakespeare.

7. Në ndryshim nga artistët e tjerë të kohës së tij, Shakespeare vdiq një burrë i pasur, me një portofol të pasur pasurish të patundshme.

Ai ishte një biznesmen i aftë, i cili formoi një kompani të përbashkët me aktorët e tij, duke marrë kësisoj një pjesë të fitimeve nga aktrimi dhe një pagesë të mirë për çdo pjesë që shkruante.  

8. Edhe pse konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë angleze, bashkohësit e tij nuk impresionoheshin nga punët e tij.

Referenca e parë e shkruar në lidhje me veprat e Shakespeare, u shkruajt nga kritiku i teatrit Robert Greene në vitin 1592. Ai shprehej se Shakespeare ishte një korb fillestar i veshur bukur nga puplat e publikut.  

9. Një pjesë e quajtur The History of Cardenio, e cila iu akreditua Shakespeare ka humbur përfundimisht.

Në vitin 2010, u pretendua që kopja e mbetur e The History of Cardenio u gjet fhe mendohet se kjo vepër do të realizohet nën aktrimin e James Franco në rolin e Cardenio.

10. Ka më shumë se 80 variante të rregjistruara për mënyrën si shqiptohet emri i Shakespeare.

Në disa dokumenta autentike të firmosura nga vetë Shakespeare, ai e ka shkruajtur emrin si “Willm Shaksp,” “William Shakespe,” “Wm Shakspe,” “William Shakspere,” ”Willm Shakspere,” dhe “William Shakspeare”. Nuk ka asnjë provë që ai të quhej “William Shakespeare”, siç edhe e njohim sot.

Burimi: www.buzzfeed.com