Stil dhe Imazh

10 Fakte suprizuese për Louis Vuitton

Nga: Pikkom

Data 03-05-2017

Të gjithë kemi dashuritë tona për markat e prodhimit të veshjeve dhe aksesorëve. Ndodh që shumë prej nesh e kanë këtë lidhje kimike në veçanti me Louis Vuitton.

Më parë kemi postuar një fakt në lidhje me çantat Louis Vuitton, se si i djegin për të mos qenë të detyruar të bëjnë kompromise me çmimin.

louis3

Megjithatë nuk kemi asgje personale, përkundrazi ashtu si edhe ju mendojmë që me cilësinë dhe risitë që sjellin vështirë të vlerësohet më pak. Veshjet dhe aksesorët tanë na përcaktojnë dhe ne i mbrojmë me fanatizëm pasi vetëm me to mund të ndihemi më në fund vetvetja.

Kështu, ne kemi përgatitur një listë me 10 fakte surprizuese në lidhje me Louis Vuitton për të gjithë ju adhurues të kësaj marke.

1. Louis Vuitton u punësua si dizenjues kutish për gruan e Napoleonit (Perandor i Francës në vitin 1852)

2. Louis Vuitton e hapi dyqanin e tij të parë në vitin 1854 dhe filloi të prodhonte çanta pas panairit botëror të vitit 1892.

3. Të gjitha çantat e lëkurës Louis Vuitton janë të punuara me dorë. Për të krijuar një prej tyre nevojitet një javë.

4. Çantat Louis Vuitton janë kundër ujit dhe zjarrit. Për t’i mbrojtur nga uji përdorin pëlhurë kanavace dhe PVC kundër zjarrit. Kjo është arsyeja pse këto çanta kushtojnë shumë.

5. Çantat Louis Vuitton në Francë shiten me gjysmën e çmimit që shiten në Kinë kështu që kinezët përfitojnë nga pushimet në Francë për t’i blerë.

6. Kurrë nuk ka ulje çmimesh në Louis Vuitton.

7. Këto çanta nuk dëmtohen kurrë. Nëse e blen një sot, mund të përfundosh duke e përdorur për 20 vite në vazhdim.

8. Çdo çantë dhe aksesor Louis Vuitton i nënshtrohet testeve rigoroze. Çantat testohen nëpërmjet një mekanizmi që i hedh ato nga gjysmë metri lartësi vazhdimisht për katër ditë rrjesht. Dhe ndërkohë që kjo ndodh çantat janë ngarkuar me peshë 3 kilogramë e gjysmë.

Testi nuk përfundon këtu. Materiali bombardohet me rreze ultravjollcë për të testuar rezistencën e ngjyrës. Zinxhirët hapendhe mbyllen 5,000 herë për të provuar që janë të forta mjaftueshëm.

9. Edhe pse njihet për prodhimin e çantave dhe aksesorëve, Louis Vuitton ka krijuar edhe një linjë stilolapsash ekstravagantë.

10. Dhe tani është rradha e faktit më të dhimbshëm. Pas çdo sezoni nëse asnjë produkt Louis Vuitton nuk shitet kthehen mbrapsht në fabrikën që gjendet në Francë dhe digjen për të ruajtur vlerën e kompanisë.

Burimi: www.fashionoomph.com