Biznes dhe Industri

10 kompanitë që kryesojnë tregun e këtij mijëvjeçari

Nga: Pikkom

Data 02-09-2016

Brezi i këtij mijëvjeçari përbën një treg të madh për kompanitë, duke qenë se karakterizohet nga familjarët e rinj, të cilët së shpejti do blejnë shtëpinë e tyre dhe të cilët teknologjia i shoqëron kudo. Por a është me vlerë të shpenzosh në marketing tradicional për këtë treg? Një studim më i fundit në lidhje me konsumatorët e këtij mijëvjeçari vërteton të kundërtën. Çfarë është më rëndësishme për ta? Investimi në cilësinë e produkteve.

“Së fundmi tërësia e shërbimeve ndaj konsumatorëve duket sikur ka marrë kontrollin e markave,” thotë Norty Cohen, drejtor ekzekutiv i Moosylvania, agjensisë dixhitale e cila kreu studimin. Agjensia zbuloi që fushatat e suksesshme të marketingut i angazhojnë konsumatorët, duke u fokusuar në tre çështje:

  • T’i bëjnë të duken më mirë
  • T’i bëjnë të ndihen më mirë
  • T’i argëtojnë

Një zbulim i rëndësishëm është fuqia joshëse e medias sociale dhe thashethemet. 83% e njerëzve të marrë në studim pohuan që i zbulojnë produktet e reja me anë të rekomandimeve nga miqtë dhe familja. Ndërsa influenca nga postimet në rrjete sociale zuri rreth 52% të anketave.

Për më shumë qartësi, më poshtë do të gjeni 10 marka, për të cilat brezi i këtij mijëvjeçari ka preferencë të veçantë dhe arsyet pse.

  1. Victoria’s Secret

Një fjalë: argëtim. Me shfaqjet e përvitshme të modës që realizon, kompania ndan me publikun momentet që i paraprijnë shfaqjes. Fushata më e fundit arriti rreth 8.7 milion ndërveprime në rrjete sociale dhe sidomos në Instagram deri në shfaqjen finale.

  1. Microsoft

Bashkëpunimi i Microsoft me Vntana për të prezantuar hologramat dhe sistemet hologramike, bëri të mundur që konsumatorët e apasionuar pas teknologjisë të dukeshin mirë. Fushata e Majit i lejoi përdoruesit të bashkëvepronin me çdo objekt që dëshironin. Sistemi më pas u çoi përdoruesve me anë të email foto, video dhe gife të tyre personale, të cilat më pas mund t’i ndanin me miqtë në rrjete sociale.

  1. Amazon
amazon-box-logo-stock_1020.0

Titani i e-commerce realizoi një skenë filmike në Aeroportin John F. Kennedy për të promovuar  partneritetin me JetBlue. Fushata inovative la një përshtypje shumë pozitive te kalimtarët, të cilët prisnin oraret e fluturimeve.

  1. Walmart

Walmart i bëri për vete konsumatorët me fushatën “Greenlight A Vet.” Gjigandi i shitjeve u kërkoi ndjekësve në rrjete sociale të postonin foto për të dokumentuar mbështetjen e tyre të shoqëruar me hashtagun #greenlightvet.

  1. Samsung
samsung

Për të promovuar lançimin e Galaxy S7, Samsung iu kthye Instagramit dhe penetroi te konsumatorët e vërtetë. Fushata mblodhi foto dhe video të realizuara thjeshtë dhe i rikrijoi me Galaxy S7. Videot e reja u realizuan në mënyrë aq sarkastike dhe pozitive, sa bënë të mundur që marka të stimulonte thashetheme pozitive mes konsumatoreve potencialë.

  1. Kompania Coca-Cola
coca cola

Pas fushatës së suksesshme “Ndani një Coca-Cola me miqtë”(Share a coke), Coca-Cola solli bukur fushatën “Është e imja”(It’s mine). Projekti theksoi individualitetin e konsumatorëve, duke shpërndarë miliona shishe të personalizuara dhe i angazhoi konsumatorët të mendonin për ide të reja nëpërmjet rrjeteve sociale.

  1. Sony

Sony realizoi partneritet me Snapchat për të promovuar filmin e ri Ghostbusters. Fushata rezultoi e sukseshme sepse të gjithë përdoruesit e snapchat mund të përdornin kameran e përparme dhe të mbrapme për të realizuar video dhe foto të animuara. Përdoruesit mund të animonin njerëzit përballë. Sa argëtuese mund të jetë kjo?

  1. Nike

Si pjesë e fushatës “Lëvizje të papritura”( Unexpected Moves), Nike nxorri në treg katër edicione speciale të atleteve Kyrie Irving, një prej të cilave u frymëzua nga kompania e petullave Krispy Kreme. Fushata u pasua me “Turin e lëvizjeve të ëmbla” (Sweet Moves Tour), në të cilën fansat mund të blinin një palë atlete “Ky-Rispy Kreme” direkt nga kamioni i Krispy Kreme.

  1. Target
target

Target i ka bërë për vete konsumatorët e këtij mijëvjeçari nëpërmjet reklamave 10-sekondëshe në Snapchat. Tipari i ri i e-commerce në platformat sociale i lejon konsumatorët të interesohen për më shumë informacion ose të blejnë online.

  1. Apple
Shot on iphone 6 shipwreck billboard

Apple është marka numër 1 e këtij mijëvjeçari. Moosylvania ia kushton këtë lavdi përmbajtjeve të lehta për përdoruesit nëpërmjet fushatës “Shot on Iphone”, e cila grumbulloi rreth 6.5 miliardë përshtypje mediatike.

Burimi: www.inc.com