Stil dhe Imazh

10 modelë unikë nga e gjithë bota

Nga: Pikkom

Data 11-04-2017

Gjatë dhjetë viteve të fundit kemi parë se si industria e modës ka thyer barriera të qendrueshme të ndërtuara prej kohësh dhe ka ndryshuar perspektivën e asaj që bën një model të tillë. Për sa mund të kujtojë dikush, rregullat kanë qenë që një modele femër duhet të jetë të paktën 175 cm dhe modelët meshkuj të paktën 182 cm. Situata ka ndryshuar me suksesin e modelëve të shkurtër si Kate Moss, Alice Dellal dhe Aaron Frew. Së fundmi kemi njohur edhe modelë më të plotë në shëndet, të cilët më parë nuk pranoheshin në industri. Gjërat kanë ndryshuar kaq shumë saqë modelet femra nuk kanë pse të lindin femra dhe meshkujt mund të jenë çfarë të duan ata.

Ne e duam këtë qendrim të ri nga ana e industrisë së modës dhe mendojmë që do të ketë dhe përparime të mëtejshme. Nuk ka më barriera që na ndalojnë të sjellim tipa të ndryshëm modelësh në agjensi. Nëse mendoni që keni një pamje dhe stil unik mund të frymëzoheni nga këta 10 modelë unikë.

Andrej Pejic

122695-800w

Anrej Pejic më parë ishtë një mashkull. U zbulua në moshën 17 vjeçare tek punonte për McDonald. Tashmë ajo ka përfaqësuar shumë kompani prestigjoze në fushën e modës duke u renditur në vendin e 98-të si modelja më sexy në botë sipas Revistës FHM. Gjithashtu Andrej preferon të sfilojë me rroba meshkujsh dhe femrash duke i përfaqësuar denjësisht të dyja gjinitë.

Rick Genest

267562057_1280x720

Modeli kanadez, ose ndryshe zombi shpenzoi shumë vite të rinisë së tij duke udhëtuar me çantë shpine nëpër Kanada. Në moshën 19 vjeçare ai njohu artistin e tatuazheve Frank Lewis, arti i të cilit e ka shndërruar trupin e Genest në një pikturë fantastike. Ndër shumë bashkëpunime të suksesshme mund të përmendim këngën “Born This Way” me Lady Gaga ku ai shfaqet si model.

Casey Legler

578aecd94b4a2e71af5831dfbcdc9550

Casey Legler, dikur notare olimpike është gruaja e parë që punon zyrtarisht si një model mashkull. E zbuluar nga Ford ajo mori pjesë në spotin televiziv.  

Shaun Ross

15-Things-To-Know-About-Diandra-Forrest-Shaun-Ross-3

I lindur në Bronx të New York, Shaun Ross është modeli i parë albin në historinë e industrisë së modës. Provën e parë të modelingut e bëri në moshën 16 vjeçare. Shaun ka marrë pjesë në publikime të famshme revistash si GQ dhe Vogue. Ndër sfilimet më të famshme janë ato për Alexander McQueen dhe Givenchy. Shaun gjithashtu ka marrë pjesë në realizimin e klipeve “E.T.”  të Katy Perry’s dhe “Party” të Beyoncé.

Aaron Frew

aaron-frew

Aaron Frew, 20 vjeçar është 170 cm i gjatë dhe vjen nga Northampton. Tani është pjesë e fushatës së Calvin Clein dhe është etiketuar si Kate Moss i modelëve meshkuj. Aaron është një yll në ngritje.  

Lea T

leat

E lindur mashkull, Lea T është një nga modelet femra më të bukura dhe të suksesshme të industrisë së modeleve femra. Në Mars të vitit 2012, Lea përfundoi me sukses ndërhyrjen e saj të ndërrimit të gjinisë. Ajo njihet si muza e shtëpisë Givenchy duke dalë kështu në kopertinat e shumë revistave të njohura.

Ash Stymest

055f5f2770b4173b2c7d454fd51649d1

I zbuluar kur ishte vetëm 17 vjeç, debutimi i Ash Stymest në botën e modës ishte për kopertinën e revistës japoneze Vogue Hommes. Fillim aspak i keq për një model të ri. Por pse është kaq i kërkuar? Sepse është shumë i aftë për moshën e re që ka.

Alice Dellal

large_portrait

Me një gjatësi prej vetëm 165 cm, Alice Dellal shkon kundër çdo pritshmërie që mund të keni për modelet. Por tani ajo po shijon suksesin e saj. Stili i saj unik i ka mundësuar të ketë një sërë bashkëpunimesh me emra të njohur të industrisë së modës.

Marquita Pring

Anastasia_Marquita57662.0003_rt

Me linja të mrekullueshme, Marquita Pring është një nga modelet më të suksesshme për përmasat e mëdha. Marquita njihet për debutimet në revista të famshme.

Diandra Forrest

Diandra-Forrest

Si edhe homologu i saj, Diandra Forrest është gjithashtu një modele afro-amerikane albine. Me lëkurë dhe tipare të mrekullueshme, Diandra u zbulua ndërsa bënte Pazar në New York.

Burimi: www.modelscouts.com