Shëndet

10 pjesë të trupit pa të cilat mund të jetojmë

Nga: Pikkom

Data 08-08-2016

  • Qepalla e tretë

Flegra e vogël, brenda cepit të syrit, është në fakt një mbetje e asaj që quhet membranë e pulitjes së syve, një cipë transparente e cile gjendet rëndom te zogjtë, zvarranikët dhe peshqit. Kapaku ka funksion rrëshqitës nga njëra anë në tjetrën për të mbrojtur sytë dhe shikimin.

  • Bajamet

Këto gjendrra gjenden në pjesën më të pasme të fytit dhe shërbejnë për të filtruar bakteret dhe viruset, por ndërkohë bëhen shkaktare të infeksioneve. Për këtë arsye, zakonisht fëmijëve ju sugjerohet t’i heqin. Fatmirësisht për të rriturit, bajamet tkurren me kalimin e kohës dhe nuk shkaktojnë më shqetësime.

  • Thithat te meshkujt

Thithat ekzistojnë te të gjithë fetuset, pasi këto të fundit, në fazat e para, njihen si femra, derisa fillon të marrë formë kromozomi Y, duke u kthyer më pas në meshkuj. Thithat janë thjesht një lloj mbetje.

  • Apandesiti

Deri tani kemi besuar se mund të jetojmë pa të, por një studim më i fundit sugjeron që apandesiti nuk është aq jofunksional sa kemi menduar. Apandesiti mund të shërbejë si depozitë bakteresh të nevojshme, të cilat ndihmojnë në pastrimin e zorrëve pasi kemi kaluar një sëmundje apo infeksion.

  • Kërrbishtja

Në fund të shtyllës kurrizore gjenden tre vertebra të lidhura bashkë dhe ato janë mbetje të bishtit të gjatë që kanë patur dikur paraardhësit tanë.

  • Dhëmbët e pjekurisë

Vetëm 5% e popullsisë ka hapësirë të mjaftueshme për dhëmbët e pjekurisë, gjë që do të thotë, se pjesa tjetër duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale të dhimbshme. Por, në kohët kur nuk kishte aspak kujdes oral dhe rrezikonin të humbisnin dhëmbët e nevojshëm, dhëmbët e pjekurisë shërbenin për përtypje.

  • Brinjët shtesë

Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve kanë 12 grupe brinjësh, rreth 5% e njerëzve, shimpanzetë dhe gorillat kanë edhe një grup shtesë pranë qafës.

  • Ena sjellëse

Femrat kanë ekuivalenten e tyre të thithave të meshkujve: enë sjellëse të spermës e cila gjendet fare pranë vezoreve. Gjatë zhvillimi të fetusit femër, këto gypa përthahen dhe nuk kanë më asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me organet e sistemit riprodhues.

  • Arrectores Pilorum

Këta muskuj të vegjël, dikur, bënin të mundur që paraardhësit tanë të ruanin nxehtësinë dhe për të shfaqur superioritet ndaj armiqve. Sot këta muskuj shkaktojnë vetëm mornica.

  • Gishti i vogël i këmbës

Paraardhësit tanë majmunë e përdornin gishtin e vogël për t’u kacavjerrë nëpër degët e pemëve. Por, njeriu modern nuk e ka aspak funksional. S’do të kishte kuptim pa gishtin e vogël, pasi nuk do të ishin më pesë miq të ngushtë.

Burimi: www.mentalfloss.com