Shëndet

10 sinjale që ju jep trupi në lidhje me shëndetin e lig

Nga: Pikkom

Data 22-05-2017

Ekzema nuk mund të jetë thjesht një ekzemë. Problemet e brendshme të organizmit manifestohen në mënyra të dukshme dhe jo detyrimisht të dëmshme. Trupi është gjatë gjithë kohës në përpjekje për t’u përmirësuar, kështu që kur has një problem të caktuar dërgon sinjale të qarta. Identifikimi i këtyre sinjaleve në kohë është çelësi për të parandaluar dëme të mëtejshme në organizëm. Në vijim gjeni 10 sinjale që do të jeni të aftë t’i interpretoni dhe trajtoni në vazhdimësi.

1. Era e pakëndëshme e gojës.

A ju shmangen njerëzit kur ju flisni pranë? A largohen njerëz nga dhoma kur ju hapet goja? Ju ndodh që i/e dashura ta shmangë puthjen e natës së mirë herë pas here? Nëse vazhdimisht vuani nga era e pakëndëshme e gojës, konsumimi i karameleve nuk zgjidh ndonjë gjë. Era e pakëndëshme e gojës mund të jetë një pasojë direkte e dehidratimit. Kur jeni të dehidratuar, goja nuk prodhon mjaftueshëm pështymë dhe bakteret lulëzojnë, duke prodhuar erë të pakëndëshme goje.

2. Dëmtimi i smaltit.

Nëse po ju dëmtohen dhëmballët dhe zgjoheni me një shije të çuditshme në gojë, mund të keni nevojë për një vizitë te gastrologu në vend të një takimi me dentistin. Dëmet e shkaktuara ndaj smaltit të dhëmbëve kryesisht ndodhin për arsye të refluksit gjatë gjumit. Ndodh që të mos e ndjeni në momente të tjera të ditës dhe e anashkaloni si problem. Megjithatë nëse e lini pas dore mund të shkaktojë dëme të mëtejshme deri në kancer të ezofagut.

3. Gërhitja.

Gërhitja mund t’ju bëjë të padurueshëm, por impakti negativ shkon përtej këtij fakti. Studimet kanë zbuluar që gërhitësit për periudha shumë të gjata kanë gjasa më të mëdha për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Nëse vuani nga gërhitjet ka mundësi që të mos furnizohen zemra dhe truri mjaftueshëm me oksigjen. Gërhitjet mund të dëmtojnë arteret karotide dhe të dëmtojnë aftësinë e tyre për të dërguar gjak në tru. Trajtoni gërhitjet tuaja dhe trupi do t’ju jetë mirënjohës.

4. Frekuenca e lartë e të dalurit në banjo.

Nëse e gjeni veten duke shkuar shumë shpesh në tualet dhe ndjeni etje, duhet të kontrolloheni për diabet të tipit të 2-të. Me këtë lloj diabeti, trupi e ka të pamundur të shpërbëjë sheqerin për ta përdorur si burim energjie kështu që nivelet e sheqerit në gjak shtohen ndjeshëm. Për të përballuar sasitë e shtuara të sheqerit në gjak, trupi përpiqet ta nxjerrë jashtë në formën e urinës. Do të detyroheni të pini shumë ujë për të mposhtur dehidratimin dhe kështu do të vazhdoni gjatë ndërkohë që trupi ka nevojë për insulinë.

5. Sjellje të çuditshme të zorrëve.

Nuk është problem të keni raste kur ju duhet të kaloni më shumë kohë në banjo për të mbaruar punë por nëse ndjeni ndonjë ndryshim në sjelljen e zorrëve apo në jashtëqitje duhet të tregoheni të vëmendshëm. Ndodh që këto probleme lidhen me sëmundje celiake, acarime të zorrës apo kancer të kësaj të fundit.  

6. Nepsi për ushqime të kripura.

Nëse ju shkon mendja për patate të skuqura gjatë gjithë kohës, nuk kemi më të bëjmë me fiksim për ushqimet e shpejta. Kur trupi ka nevojë për kalçium na bën të kërkojmë ushqime të kripura. Sodiumi i kripës na gënjen duke na bërë të mendojmë që i zëvendësuam sasitë e nevojshme të kalçiumit në organizëm. Mungesa e kalçiumit është veçanërisht e rrezikshme te femrat që vuajnë nga osteoporoza. Për ta parandaluar këtë, rrisni sasitë e kalçiumit dhe konsultohuni me një mjek.

7. Nepsi për ushqime të ëmbla

Nga ana tjetër, nepsi për ushqime të ëmbla mund të jetë gjithashtu problem. Nëse e gjeni veten vazhdimisht të lodhur apo duke pritur mezor fundjavën mund të jeni duke vuajtur nga një tiroide jo aktive. Nëse kërkoni veçanërisht çokollata, ndoshta problemi juaj është mungesa e magnezit.

8. Temperatura e ulët.

Temperatura e ulët injorohet me lehtësia pasi nuk mjafton për t’ju penguar nga puna. Priremi të lidhim me probleme serioze vetëm temperaturën e lartë. Por të paturit të temperaturës së ulët për një javë në vazhdim mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm. Temperatura e ulët e vazhdueshme mund të tregojë për një leuçemi të mundshme. Edhe nëse nuk është serioze, mirë do të ishte që t’i hidhte një sy doktori.

9. Humbje e menjëhereshme e peshës.

Nëse ju ndodh të humbni peshë pa përpjekje të qëllimshme, do ia dilni të vishni xhinset që nuk ju bëjnë më por situata është serioze. Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të ndodhë për një sërë arsyesh duke filluar me diabetin apo lloje të caktuara të kancerit. Bëni mirë të bëni një kontroll të përgjithshëm.

10. Impotenca.

Rastet përjashtimore kur nuk performoni normalisht në shtrat nuk janë problematike. Megjithatë nëse ju ndodh shpesh mos u bazoni te fjalët e partneres që ju ngushëllojnë. Arterioskleroza mund të pengojë rrjedhën normale të gjakut duke ulur performancën e disa pjesëve të trupit duke përfshirë edhe penisin. Meshkujt që vuajnë shpesh nga impotenca janë më të rrezikuar ndaj problemeve kardiake. Lini menjëherë një takim te mjeku për çdo rast.

Burimi: www.curejoy.com