Shëndet

10 ushqime që nuk do të donit t’i ringrohnit

Nga: Pikkom

Data 08-08-2016

Edhe pse ringrohja e ushqimit është kthyer në një mënyrë të rehatshme të të jetuarit, disa prej këtyre ushqimeve nuk duhet të ngrohen.

Nëse është e premte pasdite dhe ke nevojë të pastrosh frigoriferin, ose do të përgatitësh vaktin tënd me ato që të kanë mbetur nga një ditë më parë, mikrovala është mikja që të vjen në ndihmë menjëherë. Por, kërkimet tregojnë, që ringrohja e disa prej ushqimeve tona të preferuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, veçanërisht nëse ruhen në mënyrë të gabuar paraprakisht.

Në vijim do të gjeni një listë të këtyre ushqimeve, të cilat nuk duhet të ngrohen në vatër, furrë, apo më keq akoma në mikrovalë.

  1. Selino
selino

Selinoja, me përmbajtjen e lartë të nitratit, mund të bëhet toksike nëse e  ringroh dhe e konsumon. Zakonisht selinoja përdoret në përgatitjen e supërave. Ashtu si dhe spinaqi, selinoja përmban nitrate, të cilat shndërrohen në nitrite pasi ngrohen. Nëse keni përgatitur një supë me selino, duhet ta konsumoni menjëherë, ose të hiqni copëzat e selinosë përpara se ta ngrohni. E njejta gjë ndodh dhe me karrotat. Proteinat përkeqësohen sapo copëtohen dhe ky është një lajm i keq për ijet tuaja. Për këtë arsye, përpara se t’i gatuani, përcaktoni sasinë e mjaftueshme për të ngopur urinë tuaj.

Mos harroni: Kërpudhat e ringrohura shkaktojnë dëme serioze në shëndet. Duhet të konsumohen menjëjerë pas përgatitjes ose të ftohta në ditën tjetër. Kur konsumon kërpudha të ringrohura rrezikon probleme serioze me aparatin tretës apo me zemrën. Beni kujdes me llojet e ushqimeve të mbetura që ngrohni.

  1. Mishi i pulës
mish pule

Mishi i pulës, ashtu si dhe kërpudhat, përmban proteina, të cilat ndikohen negativisht nga ringrohja. Përbërja e proteinave në këtë ushqim ndryshon gjatë ftohjes dhe ringrohjes. Kjo është një arsye e mjaftueshme për t’u shqetësuar, duke qenë se mishi i pulës përmban shumë herë më shumë proteina se mishi i kuq. Problemet lidhen kryesisht me aparatin tretës, prandaj nëse preferon të ringrohësh mishin sigurohu që të jetë ngrohur shumë mirë dhe që pjesa më e brendshme të jetë shumë e përcëlluar.

Mos harroni: Mishi i pulës duhet konsumuar i ftohtë. Nëse duhet patjetër të ringrohni mishin, sigurohuni që ta ngrohni në temperaturë të ulët dhe për një kohë të gjatë. Mishi i pulës mund të shkaktojë shumë probleme me aparatin tretës kur ringrohet pas një apo dy ditësh nga gatimi. Mënyra më e mirë për të konsumuar mishin e pulës është e ftohtë në një sandwich apo sallatë.

  1. Spinaqi
spinaq

Si edhe shumë ushqime të tjera, spinaqi është i pasur me hekur dhe nitrate. Në rast të ringrohjes, këto nitrate mund të shndërrohen në nitrite apo në lëndë të tjera kancerogjene.

  1. Vezët
veze

Vezët janë burim proteinash, por nuk duhet të ekspozohen vazhdimisht ndaj nxehtësisë pasi mund të bëhen shumë toksike dhe për rrjedhojë të bëjnë kërdinë në aparatin tretës.

  1. Orizi (pavarësisht ngjyrës që ka)
orizi

Orizi i pagatuar përmban baktere që mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi. Kur gatuhet, mund të ndodhë që këto baktere të mbijetojnë. Më pas nëse orizi i gatuar lihet në temperaturë dhome këto baktere shtohen, duke prodhuar helme të cilat shkaktojnë helmim dhe diarre. Ringrohja nuk i heq këto baktere.

  1. Rrepat
rrepa

Të gjithë i përdorim rrepat si përbërës në supë apo në gatime të ngjashme. Si pasojë e përmbajtjes së lartë të nitrateve, ringrohja e rrepave nuk këshillohet pasi mund të bëhet shumë toksike.

  1. Vajrat
oils

Vaji i farave të rrushit, vaji i avokados, vaji i arrave, vaji i lajthive dhe vaji i linit e kanë temperaturën e shpërbërjes së glicerolit shumë të ulët. Për këtë arsye kur i ringroh vajrat, këto të fundit prishen. Prandaj duhet të shmangni, sa më shumë të jetë e mundur, gatimin me vaj. Mirë do të ishte të spërkatni pak vaj mbi ushqimet tuja pasi të jenë gatuar.

  1. Panxhari
panxhari

Ashtu si dhe spinaqi, panxhari është shumë i pasur me nitrate. Për shkak të ringrohjes panxhari mund të shkaktojë shqetësime, prandaj konsumoni perimet e ftohta dhe jo të ringrohura.

  1. Sallata
salad

Vlerat e sallatës merren kur konsumohet e pa gatuar. Sido që të bëni, vetëm mos e ringrohni pasi mund t’ju shkaktojë helmim nga ushqimi për shkak të përmbajtjes së nitratit.

  1. Patate
potatoes

Patatet e gatuara janë shumë ushqyese dhe të shijshme, por fakeqësisht i humbasin vlerat ushqyese kur qendrojnë në temperaturë dhome për shumë gjatë. Në të tilla raste mund të shndërrohen në toksike, duke shkaktuar kështu përzierje dhe helmim.

Por patatet janë shumë tinëzare, pasi nëse lihen në temperaturë dhome për ca kohë dhe më pas vendosen në frigorifer për t’u ftohur, nxisin shtimin e bakterit të botulinumit. Ky bakter nuk ndalohet dot nëpërmjet mikrovalës. Nga ana tjetër, nëse planifikoni të ushqeheni për disa ditë me gatimin me patate, atëherë keni menduar gabim.

 

Burimi: www.dietoflife.com