Shëndet

10 Ushqimet më të dëmshme që po konsumoni në drekë

Nga: Pikkom

Data 21-06-2017

Ka shumë ushqime që na vijnë unanimisht në mendje kur bëhet fjalë për drekën. Megjithatë, shumë nga këto ushqime nuk janë të shëndetshme për ne. Për më tepër shumë nga këto ushqime nuk e kryejnë funksionin që duhet si për vakt dreke që konsumohen, që është të sigurojnë energjitë e nevojshme për të përballuar ditën. Në vijim gjeni dhjetë ushqimet më të pashëndetshme të drekës të cilat do t’ju befasojnë duke shpresuar që ky artikull të mjaftojë për ju që të ndryshoni menunë.

1. Paninet e mbushura dhe patatet e skuqura

Një panine modeste në përmasa nuk është ushqimi më i keq që ekziston. Megjithatë, nëse i shtoni më shumë shtresa, proshutë, salca të ndryshme, shumë djathë, dhe e kombinoni me patate të skuqura, po ia bëni gropën zemrës suaj. Edhe pse patatet vijnë si shoqëruese të vaktit tuaj nuk është nevoja t’ia shtoni vetes të gjitha këto kalori që në fakt nuk janë të nevojshme për pjesën tjetër të ditës.

2. Sandwich të gatshëm

Çdo dyqan ka një version të sandwich-ëve të gatshëm dhe janë padyshim të përballueshëm! Vetëm ngroh dhe konsumo. Por, pjesa më e madhe e këtyre sandwich-ëve përmbajnë lëndë prezervuese që ato të mos prishen. Ndër të tjera përmbajnë yndyrna jo të shëndetshme, ëmbëlsues dhe shtues të tjerë. Nëse kërkoni një sandwich, ndaloni në një dyqan që bën sandwich në moment ose që i ka të freskëta nga mëngjesi. Ju nevojiten vetëm dy minuta më shumë nga koha juaj.

3. Kifle

Kifletë janë menduar të jenë pjesë e një vakti të shëndetshëm mëngjesi por shumë njerëz konsumojnë një kifle dhe kafe në vaktin e drekës. Megjithatë, pjesa më e madhe e kifleve përgatiten, sheqer, dhe gjalpë të cilat nuk janë të shëndetshme pasi mielli dhe sheqeri kanë indeks të lartë të glicemisë.

4. Patatet e pjekura

Kur konusmoni të pjekura mendoni se po ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe në fakt patatet e pjekura janë më të shëndetshme se kushërinjtë e skuqur. Megjithatë, patatet kanë një indeks të lartë glicemie dhe bëjnë që të ndiheni të lodhur kur i konsumoni sepse shkaktojnë një rritje të shpejtë të nivelit të sheqerit në gjakut, i cili bie shpejt duke ulur për pasojë rendimentin mendor dhe fizik.

5. Djathi dhe biskotat e thata

Ndërsa djathi dihet të jetë i shëndetshëm, biskotat e thata nuk janë edhe aq. Pjesa më e madhe e biskotave përmbajnë sheqer, shtues, yndyrna dhe miell të përpunuar. Kur konsumoni miell të përpunuar, po konsumoni grurin e hequr nga përbërja e tij natyrale që më pas kombinohet me përbërje të tjera. Sipas Qendrës së Shërimit Global, disa prej këtyre përbërjeve mund të jenë toksike. Për shembull, hekuri i shtuar nuk është me të vërtetë një lëndë ushqyese, por më tepër një përbërje metalike që nuk proçesohet njësoj nga organizmi i njeriut dhe nuk ka për qëllim të konsumohet.

6. Djathi i paketuar dhe mishi

Paketimet me ushqime të gatshme janë shumë të përballueshme dhe aspak të shëndetshme. Së pari, përmbajnë shumë lëndë prezervuese për ta bërë produktin të rezistojë gjatë. Së dyti, kanë përmbajtje të lartë kripe për ta bërë produktin më të shijshëm. Së fundmi, ato janë të paketuara me materiale plastike. Dihet se paketimet plastike të ushqimit prodhohen me klorur polyvinyl (PVC ose vinil) dhe kimikatet rrjedhin e plastikës ndikojnë në ushqimin që paketojnë. Për rrjedhojë rrezikohet të dëmtohet ADN, funksioni i mushkërive dhe të shtohet në peshë.

7. Picat

Kujt nuk i pëlqen një fetë picë apo dy në drekë? Por nëse i konsumoni gjasat janë që bashkë me to të merrni 500 kalori dhe 20 gramë yndyrë. Nëse shtoni edhe një pije freskuese, atëherë po shtoni numrin e kalorive të konsumuara në mënyrë të konsiderueshme. Përveç kësaj, pica përgatitet me miell të përpunuar, që mund të shkaktojë humbje të energjive dhe produktivitetit gjatë gjithë ditës. Nëse dëshironi me të vërtetë pica, atëherë përgatitini në shtëpi.

8. Gjevreku

Edhe gjevrekët mund të shtojnë shpejt nivelin e sheqerit në gjak i cili do të pësojë rënie shpejt dhe deri pasdite nuk do t’ju ketë mbetur një fije energjie. Gjithashtu, shumica e gjevrekëve që blini janë tepër të mëdhenj. Nëse vërtet dëshironi gjevrekë për drekë, atëherë përgatitni versione të vogla të gjevrekëve në shtëpi me miell gruri.

9. Çokollata energjetike

Pjesa më e madhe e njerëzve i konsiderojnë çokollatat energjetike si të shëndetshme. Supozohet të na japin energji dhe të na furnizojnë me ushqyes. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre janë masa ëmbëlsuese të maskuara. Ato përgatiten me miell të përpunuar dhe shurup nga fruktoza e misrit dhe sheqerit. Gjithashtu kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të ngopura. Për më tepër, pavarësisht pretendimeve te tyre për të përbëre një vakt të mjaftueshëm, uria do t’ju pushtojë sërish për pak.

10. Smoothie

Një smoothie në drekë, nuk do t’ju furnizojë me fibrat e nevojshme për t’ju mbajtur të ngopur gjatë gjithë ditës edhe pse ju siguron një sasi të mirë të kalorive. Kjo bën që të ndiheni të uritur përsëri dhe të hani më shumë gjatë pasdites, gjë që kontribuon në shtimin në peshë.

Këto 10 ushqime të zakonshme të drekës janë zgjedhje vërtet të dëmshme. Përpiquni të konsumoni perime dhe fruta për drekë. Kështu do të jeni shumë më energjikë dhe do të ndiheni shumë më mirë gjatë gjithë pasdites tuaj.

Burimi: www.epyk.com