Shëndet

10 ushqimet më të shëndetshme për drekë

Nga: Pikkom

Data 11-05-2017

Kur përpiqeni të humbni peshë, vakti i drekës mund t’ju duket si luftë veçanërisht nëse mundësitë më të aksesueshme për ju janë ushqimet e shpejta apo kafenetë. Vërejini proporcionet tuaja që të mund të kontrolloni sasitë e kalorive. Kjo do të thotë që duhet të synoni drejt ushqimit me vete, ose të mësoni të zgjidhni opsione sa më miqësore ndaj peshës në menunë që keni përballë.

Strategjitë më të mira për të humbur peshë

Një strategji e shëndetshme për të humbur peshë është t’i vini vetes qëllim të hiqni 1-2 kile në javë. Për ta arritur këtë ju duhet të arrini një defiçit kalorish prej 500-1,000 kalorish çdo ditë. Mënyra më efektive për ta bërë këtë është nëpërmjet kombinimit të reduktimit të ushqimit dhe kryerjes së ushtrimeve.

Një strategji tjetër është që t’i ndani kaloritë në mënyrë të drejtë përgjatë ditës. Nëse qëllimi juaj është të merrni 1,500 kalori në ditë, synoni të merrni 400 në mëngjes, drekë dhe darkë dhe mes tyre nga 150. Do të përfitoni më shumë vlera ushqyese nëse kaloritë i merrni nga perimet, frutat, bulmeti me pak yndyrë, drithërat dhe farat. Sigurohuni që dreka juaj dhe të gjitha vaktet të përfshijnë proteinat dhe fibrat. Kini kujdes me proporcionet që të jeni brenda 400 kalorive gjatë vaktit të drekës.

Supat dhe sallatat

Supa – si pjatë kryesore apo jo, është një ushqim i mirë për të humbur peshë në drekë. Një pjatë supë do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur duke ju ndihmuar të mos konsumoni shumë ushqime të tjera sipas një studimi të publikuar në Appetite në vitin 2007. Një supë me perime dhe mish viçi përmban rreth 40 kalori. Përgatitni ose porosisni supa të bëra me perime të grira dhe qendroni larg atyre me djathë brenda. Nëse supa është pjata juaj kryesore konsumoni dy pjata në vend të një.

Kombinojeni supën tuaj me sallatë ose konsumojeni këtë të fundit si pjatë kryesore. 3 tufa me gjethe jeshile përmbajnë rreth 15 kalori. Mund ta kombinoni me mish pule pse me një gjysmë filxhani qiqra. Do të ishte mirë të shtonit edhe disa perime të prera si kastravec, domate, speca dhe brokoli. Shtoni pak fara kungulli ose copa bajamesh. Ndryshojini perimet çdo ditë që të mos mërziteni me to.

Të mbeturat për drekë

Ushqimet që mbeten nga darka e kaluar mund të jenë shumë të dobishme në drekë. Nëse përgatitni pulë të pjekur për darkë, kombinojeni të nesërmen me një sallatë lakre apo me një pite.

Ushqimet e shpejta

Ka ditë kur ju nevojitet një drekë e shpejtë. Një masë humusi me selino të prerë në shirita dhe pite është e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur. Gjithashtu në ditë të tilla një alternativë mund të ishte një smoothie me fruta të freskëta dhe kos natyral. Për çdo rast mbani me vete fruta të thata ose të freskëta.

Restorantet

Kafenetë apo restorantet mund të jenë të pashmangshme në raste të caktuara. Mësoni si të identifikoni ushqimet më të mira për shëndetin të menuve. Zgjidhni ton të shoqëruar me perime në avull siç mund të jenë borokoli apo shpargu. Një sallatë është gjithnjë zgjedhje e mirë. Por nëse restoranti është i specializuar në përgatitjen e makaronave mund të guxoni pak. Megjithatë mos harroni supën më parë që të mos e teproni me sasitë e konsumuara.

Burimi: www.livestrong.com