Udhëtime

11 dhurata perfekte për ata që i duan udhëtimet

Nga: Pikkom

Data 23-01-2017

Shumë nga ne kanë të paktën një person në jetën e tyre që i adhuron udhëtimet. Për këtë udhëtues, librat e rëndë ose kartat e anëtarësimit në restorante të ndryshme nuk janë zgjedhjet e duhura. Por, mos u dekurajoni sepse ju sjellim listën perfekte të dhuratave.

  1. Karikues Portabël; 3600 ALL
zendu

Fluturimet e gjata mund të gjejnë ngushëllim falë karikuesve portabël. Një i tillë mund të jetë Zendure i cili ka një mekanizëm të rezistueshëm ndaj goditjeve, kështu që nuk ju duhet të shqetësoheni për ta mbajtur me shumë kujdes. Ndizet në mënyrë automatike kur vendos pajisjen dhe mund të mbajë rreth 95% të karikimit në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh mes udhëtimeve të ndryshme.

  1. Guida e NEW YORK TIMES: 36 Orë rreth EUROPës; 4800 ALL
36hours

Për aventurierët kjo guidë u vjen në ndihmë për të gjetur qytete që nuk i kanë vizituar kurrë. Versoni më i ri përfshin 130 qytete përgjatë kontinentit me itenerare që theksojnë më së miri destinacionet më të mira. Për ata që duan ta zgjerojnë horizontin me destinacione jashtë Europës, mund të marrin guidat e Shteteve të Bashkuara dhe ato Latine. 

  1. POLAROID CUBE +; 18000 ALL
cube_0

Kjo kamera e vogël HD ka vend në çdo valixhe apo çantë, pavarësisht përmasave. Vëllimi prej pothuajse 17 cm3 realizon video me cilësi të lartë ose foto prej 8 MP. Është i mbrojtur nga uji dhe perfekt për të dokumentuar aventurat. Bashkë me të vjen edhe lentja prej 128° e cila mund të shkrepë më shumë nga pamja e dëshiruar se lentet e zakonshme.

  1. Kufje BOSE QUIETCOMFORT që eleminojnë zhurmat akustike ; 36000 ALL
bose

Çdo udhëtar ka nevojë për diçka që bllokon zhurmat e turmave. Kufjet Bose janë testuar të eleminojnë çdo zhurmë. Pesha e lehtë, modeli i rehatshëm QC25 bllokon shumë zhurma dhe paloset në një përmasë më të vogël për ta bërë më të rehatshëm transportimin.

  1. Blloqe shënimesh në formatin e pashaportës; 1300 ALL
passport_0

Blloqet e shënimeve Rifle përbëjnë një mënyrë interesante për të mbajtur shënim gëzimet e udhëtimeve të ndryshme. Blloqet e vegjël janë të përshtatshëm për t’u mbajtur në xhep apo çantë të vogël me rreth 64 fletë të paplotësuara. Vijnë të paketuar në dy dizajne të ndryshme kështu që nëse ju pëlqejnë mund ta mbani njërin për vete.

  1. Tastierë e pajisur me Bluetooth; 5400 ALL
keyboard

Është më e thjeshtë t’i shkruani e-mailet në shtëpi në një tastierë standarde se të vonohesh me tastierën e vogël të telefonit. Për ata që nuk preferojnë të mbajnë laptopin me vete në udhëtime dhe po mendohen të marrin një tablet apo iPad, sugjerojmë tastierën me Bluetooth e cila gjendet në ngjyrë të zezë, gurëkali ose të kuqe dhe që i ka tastet në përmasa reale. Është shumë e lehtë, e transportueshme në çantë apo xhep të madh, rezistuese ndaj lëngjeve dhe mund të përdoret përreth tre muaj me një karikim të vetëm.  

  1. Makineri Kafeje e vendosur në termus; 4200 ALL
coffeecup_0

Udhëtarët gjithashtu kanë nevojë për dozat e tyre të kafeinës. Me këtë makineri të vogël kafeje franceze të vendosur në termus, është e thjeshtë të përgatitet. Ena e mban kafenë të ngrohtë për katër deri në gjashtë orë. Termusi vjen në shumë ngjyra madje edhe në versionin e çajit. 

  1. Gotë me hartë; 1700 ALL
cityglasses

Zbukurojani kohën jashtë personit të pasionuar pas udhëtimeve me këtë gotë të personalizuar me hartë. Madje në disa versione mund të përmbajnë koordinatat gjeografike të qytetit. Nëse kërkoni të nderoni qytetin e lindjes të dikujt ose planet për udhëtimet e ardhshme, kjo gotë e bën të lehtë dhe të pëlqyeshme ngritjen e dollive për disa nga destinacionet më të mira në Amerikë.

  1. Çantë e rregullt me rrota; 41400 ALL
charge

Çmimi mund të duket pak i lartë për një valixhe të thjeshtë por nuk është thjesht një valixhe. Mund të gjurmosh vendodhjen nëpërmjet një aplikacioni në telefon dhe madje mund të matësh peshën e duhur nëpërmjet përmasave fikse. Ka edhe një portë USB për të karikuar pajisjet.

  1. Paketime të organizuara për femra dhe meshkuj; 5500 ALL
organizers

Mbajtja e rregullit ndërkohë që udhëtoni mund të jetë e vështirë, por këto çanta prej cope e bëjnë të lehtë ndarjen e gjërave të nevojshme. Gjithashtu kanë printimet përkatëse që përcaktojnë përdorimin e tyre. Ka dy sete, për femra dhe për meshkuj me imazhe të ndryshme në varësi të nevojave të përdoruesit.

Burimi: www.mentalfloss.com