Stil dhe Imazh

11 elementë modernë që duhet t’i keni në garderobë këtë sezon

Nga: Pikkom

Data 18-04-2017

Kapele BaseBall-i

Mund ta kombinoni me veshje elegante gjatë ditës apo me një bluzë të rehatshme me kapuç, ndërsa pasditen kushtojani fustanit ekstravagant dhe kombinimit të pazakontë me kapele.

  Ora+s+furry+departure+2aroFHpw5v7l copy

T-shirt me logo

Dikur, veshjet me stampime të ekzagjeruara ishin shenjë e mungesës së shijeve në të veshur. Por, jo më! Çdo stampim funksionon: qofshin këto edhe Coca-Cola apo Adidas. Sa më e madhe të jetë logoja aq më mirë.

  sfgsdfgdhd

Crop top

Kujtoni edhe një herë vitet e adoleshencës dhe vishni një crop top. Por mos neglizhoni menyrën si duket barku juaj. Edhe nëse vishni pantallona me bel të gjatë, theksi do të vazhdojë të jetë te barku juaj.

  fsgrsghhsd

Geta rrjetë

Trendi më kontraversial i këtij sezoni është tërësia e veshjeve rrjetë. Vishini nën pantallonat tuaja xhins të grisura ose me xhinse me bel të shkurtër. Sigurohuni që të duken. Dhe nëse nuk guxoni mjaftueshëm për të bërë tuajin stilin rrjetë, zgjidhni një alternativë më të sigurtë, si përshembull çorape rrjetë që mund të duken jashtë këpucëve.

  fdhdhdghgdh

Këpucë me pjesën e pasme të hapur.

Nallanet dhe shapkat e mbyllura përpara janë ndër alternativat më të çuditshme të sezonit. Mund t’i vishni me çfarë të doni.

  fghfshgrjfjer

Pantallona kostumi me vija

Vishini pantallonat me vija të kostumit me taka ose atlete. Një ndër elementët më interesantë të këtij sezoni janë këto pantallona. Çdo ngjyrë apo printim është në rregull.

  
rhhjtjktuktu

Çizmet Cowboy

Çizmet Cowboy po kthehen në modë. Ndërkohë që në Festivalin Coachella po vëmë re një sërë trendesh, është koha t’i japim një mundësi tjetër stilit perëndimor.

  ertwryetruyiuou

Bluza apo fustane me shpatulla të nxjerra.

Tregojini shpatullat tuaja! Prerjet asimetrike apo të hapura nuk duhet të mungojnë.  

Evening-Off-Shoulder-Tops

Fustanet me pala.

Pala, pala kudo, është koha të visheni si zonjusha romantike të vërteta.

  truiuyou9og

Fustanet në ngjyrë rozë ose çiklamin.

Roza prej neoni apo çiklamina janë ndër ngjyrat më të preferuara për fustanet nga blogeret më në zë në botë.

  sftyruitoy8trytytueirty

Xhinset e qendisura

Për të vazhduar ritmin romantik të të veshurit, pas fustaneve me pala dhe këmishave me shpatulla të nxjerra, trendi i qendisjes vazhdon të qendrojë i fortë në treg. Xhinset e qendisura janë të preferuarat e blogereve kudo në botë

embroidered_double

Burimi: www.elle.ru