Teknologji

11 materiale që dizenjuesit duhet t’i shohin

Nga: Pikkom

Data 30-01-2017

Andrew Dent, zëvendës president i librarisë dhe materialeve kërkimore në Material ConneXion, është fiks si një somelier. Duke qenë në krye të librarisë më të madhe të materialeve në botë, është i detyruar të dëgjojë kërkesat e klientëve të tij, të cilët qëllojnë të jenë Armani, Chrysler, Calvin Klein, Hermann Miller, Disney, Nike, Toyota dhe shumë e shumë të tjera, duke ju ardhur në ndihmë me materiale inovative që u përshtaten nevojave të tyre.

Ai sugjeron 11 materiale inovative, që çdo dizenjues duhet t’i njohë:

Veshja e grafenit

graphene
100 herë më e fortë se çeliku, me shumë dritë, gati-gati transparente dhe efiçente përsa i përket nxehtësisë dhe elektricitetit, grafena përdoret në aplikimet e energjisë diellore, elektronike, biomjekësisë dhe të tjera. Është një material relativisht i vështirë për t’u punuar. Grafena lejon materialet e tjera që të vishen me të, duke u dhënë karakteristikat më të mira të saj me pak shpenzime dhe me shumë efiçencë. Një përdorim i mundshëm i nano-grafenave mund të jetë në smartphone-t për t’i bërë më të hollë, më të ndriçueshëm, më të fortë dhe me bateri më jetëgjatë.

Karta-Pack: Fibra pambuku

karta pack
Ky është një material që të jep ndjesinë e pambukut por fortësinë e plastikës. Përbëhet nga fibra të ricikluara pambuku, të marra nga xhinset apo bluzat e vjetra. Me qëllim për të mos shpërdorur miliona produkte që hidhen çdo vit, Karta-Pack ka menduar të përdorë këtë lëndë të parë për të realizuar materiale paketimi të një cilësie të lartë. Shumë dizenjues po mendojnë të përdorin produktet e Karta-Pack për dizenjimin e mobiljeve.

Përcjellës të ngjyrosur energjie

percjelles
Megjithëse prej vitesh përdoren përcjellësit për të shpërndarë energji, këto kanë qenë vetëm në dy ngjyra: argjend dhe karbon. Ky tipar u ka dhënë përcjellësve një pamje aspak estetike, dhe për ata që nuk janë inxhinierë, një pamje të lodhshme. Risitë e fundit kanë bërë të mundur që këto përcjellës të vijnë në ngjyra të ndryshme. Një përdorim potencial mund të jetë në veshjet e reja dhe aksesorët. Imagjinoni një xhaketë me dizajnin tërheqës të përçuesit shumëngjyrësh.

Pllakat e tavanit

ceiling
Pllakat e tavanit, të quajtura “ReWall Ceiling Tiles” janë bërë nga paketimet e riciklueshme të pijeve: një miksim mes kartonit, shisheve plastike dhe aluminit. Ai është material i fortë, i ngjashëm me drurin që mund të pritet dhe modelohet sipas nevojave. Kjo është arsyeja që përdoren shumë për të dizenjuar tavanët.

ZrOC

zroc
Proçesi i veshjes së shumë objekteve metalike, si për qëllime estetike ashtu edhe për t’i mbrojtur nga gërvishtjet, quhet “depozitim fizik me avull”. Ju mund të vishni me këtë teknikë lavamanin apo pjesë të motorrit tuaj. ZrOC është një teknikë e re veshjeje, për të cilën është përdorur zirkoni, oksigjeni dhe karboni, të cilat mund të depozitohen në materiale metalike, plastike, druri, xhami apo tekstile. Në varësi të mënyrës si janë miksuar këta elementë, mund t’i jepni produktit ngjyrën që dëshironi në varësi të reflektimit që shkakton. ZrOC është shpikur fillimisht për të veshur pjesë të kuzhinës, por sot mund të gjesh edhe iPhone të mbuluar me ZrOC.

Tethonite

tethonite
Objektet e printuara në versionin 3-dimensional gjithmonë janë më inferiore karshi sendeve të prodhuara me mënyrat tradicionale. Por Tethonite është ndryshe: Është një qeramikë e prodhuar në 3D, por pasi përfundon proçesi i prodhimit duket identik me punimet artizanale. Kjo teknikë e re ka shtyrë shumë kompani teknologjike që duan të promovojnë artikujt e tyre, t’i drejtohen qeramikës. “Kompani si Apple duan të përdorin mënyra të reja për të punuar me qeramikën, sepse është një material i jashtëzakonshëm. Është i fortë, ndriçues dhe i hollë. “Ndryshe nga metalet, qeramika është edhe e brishtë”, thotë Denton. Apple mund ta përdorë këtë teknikë për të krijuar materiale mes përzjerjes së qeramikës dhe metalit, për të prodhuar pajisje më elastike.

ThermalTech

gthermal tech
Një pëlhurë ndriçuese e përbërë nga një material 100% hekur që është e mbuluar me një shtresë e cila përzgjedh rrezet e diellit. ThermalTech mund të jetë një ndihmë e madhe për prodhuesit e veshjeve sportive.  Ky material përthith rrezet e diellit dhe i shpërndan në gjithë trupin, duke ju mbajtur aq ngrohtë sa një veshje prej leshi. Kompani si Nike janë shumë të interesuara në këtë produkt, sepse rregullimi i temperaturës është një ndër sfidat e ardhshme për prodhuesit e veshjeve sportive.

Paptic

paptic
Diçka e ndërmjetme mes plastikës dhe letrës, paptic është materiali më i ri i cili është i thjeshtë për t’u printuar, për t’u ricikluar dhe sigurisht për të paketuar. Ndoshta nuk është ndër shpikjet që do të ndryshojë botën, por shumë shpejt do ta shohim kudo sepse ofron pamjen e letrës dhe fortësinë e plastikës.

RE>CRETE

re crete
Betoni është një kompozim i përbërë prej përzjerjes së rërës dhe zhavorrit me çimento. RE>CRETE nuk është shumë e ndryshme, vetëm se në vend të rërës dhe zhavorrit, përdoren gazeta dhe materiale të tjera si kartat e kreditit, telat, disqet, hiri, dhe sigurisht çimentoja. Me RE>CRETE, objektet e së ardhmes do të ndërtohen me mbeturinat e së tashmes.

Bateria fleksibël

fle batt
Imagjinoni të vishni një kostum që është i përbërë thjesht dhe vetëm nga një bateri litiumi. Jenax Inc. Flexible Battery tashmë e bën të mundur këtë. “Ndryshimi qëndron që nëse bateritë normale janë solide, kjo lloj baterie përbëhet nga fibra që e bëjnë tërësisht fleksibël”, shpjegon Dent. Këto bateri fleksibël mund të përthyhen në dhjetëra herë pa dëmtuar aspak performacën. Së shpejti do të kemi jo vetëm telefona inteligjentë, por edhe veshje inteligjente. Për këto lloj veshjesh bateria fleksibël do të jetë zgjedhja perfekte.

Metali me kthetra

grip meta;
Mendoni për metalin Velcdo dhe ju do të krijoni një ide se çfarë është metali me kthetra. Është një metal me gjemba që bën të mundur bashkimin e dy ose më shumë pjesëve pa ngjitje apo vulosje. Kur këto pjesë bëhen bashkë, janë tre herë më të forta se sa kur ishin veç e veç. Në këtë mënyrë, ato shndërrohen në një material perfekt për dizenjim, projektim dhe ndërtim.

Burimi: www.fastcodesign.com