Teknologji

11 nga produktet e dizenjuara më mirë të vitit 2016

Nga: Pikkom

Data 14-12-2016

Të dizenjuara për të shkëlqyer, këto produkte nuk janë thjesht të bukura, por gjithashtu i shërbejnë qëllimit për të cilin janë krijuar më së miri. Në vijim gjeni 11 produkte, të cilat karakterizohen nga pamjet dhe funksionalitetet më të dobishme.

  1. Hammerhead One
hammer

E krijuar për t’u montuar në timonin e biçikletës, pajisja Hammerhead One e furnizuar me Bluetooth kushton rreth 99$ dhe ju udhëheq në rrugëtim pa patur nevojën e një harte. Ekrani LED tregon përafërsisht këndet e kthesave dhe ngjyrat e ndryshme identifikojnë rrugët e shtruara dhe trajektoret e dëmtuara.

  1. Wake-up Light
wake-up-ligth

Fikini pajisjet e zhurmshme të zgjimit sepse Philips Wake-up Light, që kushton rreth 70$, imiton dritën e diellit duke e mbushur dhomën me ndriçim për 30 minuta dhe më pas, nëse është e nevojshme, ju zgjon me tinguj të butë.

  1. Seyvr Charging Wallet
seyvr-wallet

Mos lejoni më që bateria e telefonit tuaj të shkarkohet. Kuleta Seyvr, prej 85$ ka, vend për paratë tuaja dhe një portë USB, e cila mund të karikojë pajisjet tuaja elektronike. Kuleta prej lëkure, e trashë rreth 1 cm, mundëson një fishë për të gjithë ata që duan të kenë rehati në të lëvizur.

  1. Google Pixel
google-pixel-and-pixel-xl

Një kamera e mrekullueshme me kujtesë të pafundme, ndërfaqe të lëmuar dhe një asistent të nevojshëm. Pixel, i cili kushton rreth 199$ me kontratë dhe 649$ pa kontratë, mund të jetë telefoni, i cili konkurron iPhone për nga çmimi.

  1. Ember Mug
ember

Duket dhe ndihet si një filxhan i zakonshëm, por Ember mund ta mbajë kafenë në një temperaturë preçize për dy orë. Dizajni i tërhoqi vëmendjen Starbucks, i cili tani e shet filxhanin prej 150$ në disa prej pikave të tij.

  1. Tesla Solar Roof
solar-shingles-e1470789579882a

Shpikja më e fundit nga Elon Musk: Çatitë diellore që furnizojnë shtëpitë me energji. Nga sipër duken transparente. Nga rruga nuk kanë dallim nga çatitë e zakonshme. Tesla pretendon që kostot e instalimit do të jenë të njejta, në mos më të vogla, se të një paneli të zakonshëm.

  1. Starry Station
starrystation-home-05-0

Ky është një router interneti shumë elegant, i cili kushton rreth 350$ dhe që ju lehtëson përdorimin, në ndryshim nga Wi-Fi. Ekrani LED tregon cilat pajisje janë të lidhura dhe fuqinë e secilës prej tyre, në mënyrë që të mos keni nevojë të hamendësoni problemet me internetin.

  1. EcoHelmet
eco-helmet

Pak njerëz e mbajnë kaskën kur i japin biçikletave. Por, do të jetë e vështirë t’i rezistoni kësaj kaske prej 5$, e cila është e përbërë nga letra të riciklueshme. Kaska është po aq e fortë sa plastikja e zakonshme. Shpikësja shpreson ta shesë pranë stacioneve të biçikletave ose në dyqanet e tyre.

  1. Stasher Bag
stasher

Këto çanta të vogla silikoni me zinxhir kushtojnë rreth 12$ dhe mund të ripërdoren me qindra herë. Çantat nuk përmbajnë lateks, BPA ose PVC dhe për këtë arsye janë të shëndetshme për përdorim në ngrirës, pjatalarës dhe mikrovalë. Një blerje e zgjuar për kuletën tuaj dhe mjedisin.

  1. Dyson Supersonic Hair Dryer
dyson-supersonic-hair-dryer-models

Rezultati i 600 prototipeve të realizuara brenda 4 viteve, është kjo tharëse e cila mban premtimin e eleminimit të kohës së nevojshme për të tharë flokët. Tharësja 800 gramëshe nuk bën zhurmë. Për 399$ do të ishte një zgjedhje e zgjuar për njerëzit që duan të kursejnë kohë.  

  1. Amazon Echo
echo

Miku juaj më i mirë qendron pranë jush dhe ju thotë receta, ju jep direktiva dhe ju shpjegon planin tuaj ditor në një bisedë të zakonshme. Echo, prej 180$, është një sistem Alexa, i cili i ka dhënë tjetër domension asistencës në shtëpi dhe inteligjencës artificiale.

Burimi: www.inc.com