Teknologji

11 orë të ditës përballë ekraneve? Nuk do ju besoni syve…

Nga Roy Hessel, president dhe CEO i “Clearly and Coastal”

Nga: Pikkom

Data 20-09-2016

Mos thoni që prindërit nuk ju kanë paralajmëruar në lidhje me qendrimin pranë televizorit. Kanë patur shumë të drejtë.

Tendosja e syve si pasojë e pajisjeve elektronike” është një simptomë ekzistuese tashmë, e njohur ndryshe si shqetësim fizik i syve, e cila ndihet pas dy ose më shumë orësh qendrimi përballë ekraneve elektronike. Me zgjatjen e kohës së qendrimit përballë ekraneve, në shtëpi apo në zyrë, fillojnë të ndihen simptoma të tilla si shikim i turbullt, djegje e syve, dhembje koke, dhe pagjumësi. Në total, rreth dy të tretat e të rriturve përjetojnë simptoma të tilla si pasojë e përdorimit të tepruar të pajisjeve elektronike si kompjuterat, tabletët dhe telefonat.

Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja pse. Për shumë nga ne, shkëlqimi i ekranit të telefonit është gjëja e parë që shohim kur hapim sytë në mëngjes dhe gjëja e fundit që shohim përpara se të biem për të fjetur. Mes këtyre dy momenteve i mbushim orët tona duke u përfshirë nga drita LED, duke kontrolluar dokumentat dhe e-mail-et, duke kontrolluar Facebook dhe rrjetet e tjera sociale që disponojmë. Një nga shkaktarët e djegjes së syve dhe jo më kot është zyra, ku shpesh qendrimi i tepruar përballë ekranit është kërkesë e vetë pozicionit të punës. Trupat dhe sytë tanë nuk janë projektuar për t’u përshtatur me stilin modern të jetës, apo me vendet elektronike të punës.

Gjatë karrierës time në industrinë optike kam ndjekur këto trende. Më është dashur të marr në konsideratë shumë studime dhe raporte dhe të ndjek perpjekjet e doktorëve dhe kërkuesve për të zbuluar atë që mund të quhet një epidemi e fshehur. Dëmi që po i shkaktojmë shikimit është i vërtetë dhe po përkeqësohet dita-ditës. Por mund të parandalohet.

Online, gjatë gjithë kohës

Teknologjia i ka transformuar tërësisht kërkesat tona. Televizioni nuk është më fajtori kryesor. Koha e kaluar përpara ekraneve është shumë herë më e madhe jashtë shtëpisë. Agjensia e vlerësimeve Nielsen raporton, që amerikanët nga 18 vjeç e lart kalojnë rreth 11 orë duke përdorur pajisje elektronike si televizorin, telefonët, dhe kompjuterët, çdo ditë.

mobile-apps-social-media-ss-1920

Ambjentet moderne të punës po helmohen nga ky trend. Ne jemi mësuar tashmë me pajisjet elektronike të cilat na furnizojnë me e-mail-e. Aplikacione si Slack dhe Facebook po krijojnë ambjente të reja komunikimi në punë. Bashkëveprimi ndërpersonal po i lë vendin Apple Facetime dhe grupeve virtuale të komunikimit. Citrix raporton se, deri në vitin 2020, punonjësit do të mund të aksesojnë punët e tyre, duke përdorur mesatarisht gjashtë pajisje të ndryshme kompjuterike gjatë një dite të vetme.

Por nuk është kaq e lehtë për sytë

E gjithë kjo kohë përballë kompjuterave, telefonave dhe tabletëve po ndikon për keq në shëndetin e njerëzve. Pjesa më e madhe e amerikanëve raportojnë simptoma të tilla si tendosje të syve(35%), tharje të syve(24%), dhembje koke(25%) dhe shikim të turbulluar (25%), duke i kombinuar këto simptoma me dhembje të qafës, shpatullave dhe kurrizit(36%). 73% e të rriturve, nën 30 vjeç, përjetojnë të tilla simptoma duke sugjeruar kështu një trend të përgjithshëm.

Një burim i këtyre shqetësimeve është lloji i dritës që emetojnë pajisjet elektronike. Të gjithë jemi në dijeni të rrezeve të padukshme ultravjollcë ose UV, por pak njerëz janë në dijeni të rrisqeve potenciale të dritës me energji shumë të madhe: drita blu. Ndriçimi, në fund të spektrit blu të dritës, përmban më shumë energji se ngjyrat e ngrohta si e kuqja, apo portokallia dhe njihet si drita e një energjie të lartë(HEV).

blue-light

Drita blu gjendet kudo, duke përfshirë edhe ndriçimin diellor. Megjithatë ekranet elektronike, fluoreshente dhe LED kanë një ekspozim drastik. Jo gjithnjë është gjë e keqe, duke qenë se bollëku i dritës blu gjatë ditës rrit vigjilencën. Por, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës HEV, mund të shkaktojë pagjumësi.

Në ndryshim nga drita UV, sytë e njerëzve janë të paaftë në seleksionimin e dritës blu. Edhe më shqetësuese, sipas sugjerimeve të studimeve më të fundit, janë dëmtimi i retinës dhe degjenerimi makular(humbje e pakthyeshme e shikimit). Kërkimet mbi këtë temë janë thjesht në fillimet e tyre, por shenja të hershme lidhin ekspozimin në periudha afatgjata me pasoja serioze.

Drita në fund të tunelit

Fatmirësisht, ka shumë mënyra për të reduktuar dëmtimet nga jeta jonë elektronike. Sfida, gjithsesi, mbetet ndërgjegjësimi i njerëzve në lidhje me ndryshimin e jetëve të tyre qoftë në punë ose jo.

Rregullime të thjeshta të stilit të jetës, pa supozuar mënjanimin nga teknologjia, mund të bëjnë diferencën e njevojshme. Një mënyrë shumë e mirë, është të bëni pak pushim herë pas here. Personalisht preferoj rregullin 20-20-20 në zyrat e Clearly: një pushim prej 20 minutash çdo 20 minuta. Është e nevojshme të pulisni sytë më shpesh, pasi kjo ndihmon në lubrifikimin e tyre. Gjithashtu mund të rregulloni përmasat dhe llojin e ndriçimit të ekranit tuaj, duke u pëpjekur gjithnjë të uleni sa më larg të jetë e mundur nga ekrani.

Për fat ka edhe zgjidhje teknologjike. Pajisjet më të fundit elektronike si ato Apple kanë një opsion të quajtur “Night Shift”, i cili e rregullon rrezatimin e ekranit me  ngjyrat me të ngrohta  të fundit të spektrit. F.lux është një aplikacion që ka të njejtin funksion dhe mund të shkarkohet në shumë platforma.

Syzet optike, me qëllim mbrojtjen nga rrezatimi, për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të ekzistencës së tyre. Lentet anti-refleks ulin reflektimin e dritës dhe rregullojnë kontrastin. Gjenerata më e fundit e lenteve, mund të bllokojë totalisht dritën blu. Së fudmi, kemi një partneritet me Hootsuite (një media sociale në zhvillim), për t’ju siguruar, qindra punonjësve të kësaj platforme, syze optike me lente BlueReflect të KODAK-ut, të cilat përzgjedhin ngjyrën blu dhe e ndalojnë atë të depërtojë në kornea dhe të arrijë pjesën e pasme të syrit. Rezulatet, deri tani, kanë qenë pozitive dhe njerëzit ankohen gjithnjë e më pak nga dhembjet e kokës, sytë e irrituar dhe tendosjet e syve.

Teknologjia e ka ndryshuar pakthyeshmërisht mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë. Por, shëndeti i syve është ai që rrezikohet në prapaskenë. Për forcën e sotme punëtore, ndërgjegjësimi mbi pasojat dhe zgjidhjet është kritik. Teknologjia mund të jetë duke u zhvilluar shumë shpejt, por ne gjithnjë do të kemi vetëm dy sy.

 

Nga Roy Hessel, president dhe CEO i “Clearly and Coastal

 

Burimi: www.weforum.org