BUZZ

11 Sëmundje që mund t’i merrni nga kafshët shtëpiake

Nga: Pikkom

Data 23-06-2017

Ekziston një farë dyshimi që duhet ta ndjeni kur adoptoni një kafshë. E dini tashmë që çdo gjë e mirë dhe e dashur shoqërohet me ndonjë aspekt negativ.

A mund t’ju sëmurin mikrobet e vogla që as nuk arrini t’i shihni? Ju themi: Që ç’ke me të.

Siç mund të merrni një virus nga partneri/ja juaj nëpërmjet një puthje apo një tështime të pakujdesshme edhe kafshët shtëpiake kanë ndikimin e tyre po aq të rëndësishëm. Mos u shqetësoni, nuk bëhet fjalë për sëmundje vdekjeprurëse. Pothuajse çdo sëmundje që mund të merrni nga kafshët shtëpiake është e parandalueshme dhe e shërueshme. “Nëse i lani duart dhe i trajtoni kafshët me kujdes duke i mbajtur të vaksinuar dhe të shëndetshëm, nuk duhet të keni asnjë problem,” thotë veterineri Emilio DeBess, veteriner i shëndetit publik për shtetin e Oregonit.

Në vijim gjeni një sërë sëmundjesh që mund t’i merrni nga kafshët tuaja shtëpiake dhe si mund t’i trajtoni.

Krimba unazë

Kur është fjala për sëmundjet që transmetohen nëpërmjet përkëdheljeve nga kafsha te pronari, krimbat unazë janë ndër më ngjitësit. Sporet e tyre mund të mbijetojnë për muaj të tërë të pa fabrikuar.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Acarime të lëkurës dhe rënie të qimeve duke lënë pas shenja të kuqe.

Simptomat te njerëzit: Skuqje të lëkurës dhe ekzema të çuditshme.

Trajtimi: Ilaçe që merren nga goja për pronarët dhe kafshët e tyre.

Parandalimi: Pastroni mbulesat e shtratit me ujë të nxehtë një apo dy herë në muaj dhe shmangni larjen e përbashkët të tyre me mbulesat e personave më të afërt me kafshët.

Krimbat e rrumbullakët

Paraziti më i zakonshëm i maceve, krimbi i rrumbullakët ngjan me një fije makarone prej 10 cm. Kotelet mund t’i marrin nga ushqyerja me gji nga një nënë e infektuar ndërsa macet apo maçokët e rritur mund t’i marrin nga ndonjë brejtës i infektuar. Rreth 10.000 fëmijë infektohen me krimba të rrumbullakët çdo vit. Rasti më i keq i infektimit me këta krimba është të rrezikohet shikimi te njerëzit.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Diarre, krimba të dukshëm, të vjella, vështirësi për të kryer nevojat, kollitje dhe hemoragji.

Simptomat te njerëzit: Kollë, gulçim, dhembje barku, hemoragji.

Trajtimi: Ilaçe antiparazitare me recetë për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

Parandalimi: Macet në natyrë janë më të rrezikuara për t’u infektuar me krimba. Lajini gjithnjë duart pasi t’i përkëdhelni macet. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Marylandit, duhet të konsumohen ushqime të hidhura dhe me erëza, si shafrani, speci djegës, fiq, xhenxhefil, ullinj dhe hudhra, të cilët mund të parandalojnë në mënyrë të natyrshme infeksionet e rrugëve urinare.

Krimba çengel

Krimbat çengel sistemohen në aparatin tretës të qenve, duke shkaktuar hemoragji të rrezikshme për jetën veçanërisht për këlyshët e vegjël. Vezët e gjetura në feçe mund të kalojnë te pronarët që i përkëdhelin ose nëse rastësisht kanë rënë në kontakt qoftë duke e pastruar.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Diarre, humbje peshe.

Simptomat te njerëzit: Shpesh asnjë, por mund të përfshijë skuqje të lëkurës, kollë, dhembje stomaku, anemi, ose humbje të oreksit.

Trajtimi: Ilaçe antiparazitare me recetë për kafshët shtëpiake dhe njerëzit.

Parandalimi: Parandalimi i përgjithshëm për të gjitha llojet e krimbave përfshin pastrimin e feçes së qenit, që vezët të mos shumëfishohen apo çelin.

Lambje

Më të gjendura te qentë sesa te macet, ky organizëm jeton në përrenj, lumenj dhe liqene.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Diarre.

Simptomat te njerëzit: Diarre.

Trajtimi: Ilaçe antiparazitare për njerëzit. Konsultohuni me veterinerin tuaj për të përcaktuar trajtimin e duhur për kafshët shtëpiake

Parandalimi: Merrni ujë të pijshëm të pastër për qenin tuaj kur dilni dhe vizitoni parqet e qenve ku pronarët janë përgjegjës për pastrimin e feçeve, rekomandon Dr. DeBess. Dhe gjithmonë lani duart pasi përkëdhelni kafshët tuaja për të mos u rrezikuar nga sëmundja.

Campylobacter

Nuk ka asgjë më të këndshme se kafshët e vogla, por edhe njeriu me imunitetin më të fortë mund ta marrë këtë bakter nga një kotele, këlysh, mëz, lepur dhe zog. Campylobacter është një nga sëmundjet më të zakonshme që shkakton diarre në Shtetet e Bashkuara.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Diarre.

Simptomat te njerëzit: Diarre.

Trajtimi: Për njerëzit sugjerohet të qendrojnë të hidratuar. Ndonjëherë sugjerohet të merren medikamente. Për kafshët shtëpiake, drejtohuni te veterineri për të parë nëse miku juaj i mbuluar me qime ka nevojë për medikamente.

Parandalimi: Nëse një kotele ose qenush është i sëmurë me diarre, shmangni përkëdheljet e tepruara ose puthjet. Edhe pasi të jenë shëruar, lani duart pasi t’i prekni. Një kafshë e infektuar me campylobacter do të vazhdojë të ketë mikrobe deri në shtatë javë pas trajtimit.

Salmonela

Të dashuruar pas breshkave? 77 – 90% e zvarranikëve kanë salmonelë. Zvarranikët mund ta mbartin këtë sëmundje që nga embrioni.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Zvarranikët dhe shpendët shpesh nuk tregojnë simptoma.

Simptomat te njerëzit: Dhembje barku, ethe, diarre, dhembje koke, të përziera.

Trajtimi: Pjesa më e madhe e njerëzve shërohen pa u trajtuar, por disa duhet të shtrohen në spital.

Parandalimi: Nëse keni zvarranikë ose pula si kafshë shtëpiake, sigurohuni që gjithkush të lajë duart pasi i prek. Mos i lani kurrë në lavamanin e kuzhinës. Nëse i lani në vaskë, sigurohuni që të dezinfekoni vaskën para se njerëzit ta përdorin atë përsëri.

Shiriti

Fëmijët kanë më shumë gjasa se të rriturit që të infektohen me shirit, sepse ata harrojnë të lajnë duart para se të prekin gojët e tyre. Shiriti është lehtësisht i trajtueshëm.

Simptomat te kafshët: Krimba të dukshëm në jashtëqitje apo të vjella.

Simptomat te njerëzit: Të njejtat simptoma.

Trajtimi: Ilaçe antiparazitare për kafshët shtëpiake dhe njerëzit.

Parandalimi: Kurojini kafshët nga pleshtat. Nëse një plesht është i infektuar mund t’ia kalojë këta krimba edhe kafshëve.

Sëmundja e kruarjeve të maceve

Mikrobi i bartonelës mund të jetojë në thonjtë e gjatë të maceve dhe të kalohet te njerëzit nëpërmjet një gërvishjeje ose pickimi. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 40% e maceve e kalojnë sëmundjen në një moment të jetës së tyre.

Simptomat te kafshët: Lodhje, raste të mbushjes me parazitë apo të infeksioneve, nyjet limfatike të fryrë.

Simptomat te njerëzit: Skuqje apo enjtje të lëkurës pranë pickimit ose vendit të gërvishtjevem, dhembje limfatike, dhembje pranë kafshimit, ethe, dhembje koke, lodhje, çrregullime të lëkurës dhe humbje në peshë.

Trajtimi: Zakonisht pastrohen vetë. Ndonjëherë nevojiten antibiotikë, sidomos tek njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Parandalimi: Shkurtoni thonjtë e maceve, shmangni lojën e tepruar me kotele dhe mos lejoni që macet të lëpijnë plagët tuaja të hapura.

Murtaja bubonike

Jo, nuk ekzistonte vetëm në Mesjetë. Edhe nëse nuk e merrni direkt nga kafsha juaj shtëpiake, mund ta merrni nga ndonjë plesht aksidental. Për fat të mirë, është shumë e rrallë.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Ethe, inflamacion, nyje limfatike të fryra.

Simptomat te njerëzit: Ethe të papritura, dhembje koke, të dridhura, dobësi, nyje limfatike të fryrë.

Trajtimi: Trajtim i shpejtë me antibiotikë për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

Parandalimi: Pastrojini kafshët nga pleshtat.

Toksoplasmozë

Një sëmundje e zakonshme e transferuar nga macet tek njerëzit. Macet infektohen nga gjahu i tyre. Sëmundja është më e rrezikshme nëse një grua infektohet përpara ose gjatë shtatzënisë. Ajo mund të shkaktojë probleme serioze në zhvillimin e fëmijëve.

Simptomat te kafshët: Pjesa më e madhe e maceve zhvillojnë imunitet, por kotelet janë më të prekshme dhe mund të përjetojnë diarre ose probleme më serioze, në mushkëri, mëlçi ose dëmtime të sistemit nervor.

Simptomat te njerëzit: Shpesh njerëzit nuk tregojnë simptoma, por ndonjëherë toksoplasmoza shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe nyjet limfatike të fryrë. Nëse simptomat zhduken, sëmundja ende qendron në sistem.

Trajtimi: Testet e gjakut mund ta identifikojnë sëmundjen. Për njerëzit, mund të përdoren barna të tilla si pirimetamina dhe sulfadiazina të kombinuar me acid folinik. Nëse jeni në rrezik të lartë për mund t’i kërkoni mjekut tuaj një konsultë.

Parandalimi: Mos lejoni që macja tuaj të gjuajë jashtë.

Tërbimi

Edhe pse e rrallë në Shtetet e Bashkuara, tërbimi është fatal, që do të thotë se parandalimi duhet të jetë një përparësi absolute.

Simptomat te kafshët shtëpiake: Simptomat ndryshojnë, por mund të përfshijnë ndryshime në sjellje, ethe, mbindjeshmëri ndaj prekjes, dritës dhe zërit, fshehje në vende të errëta, shkumëzim të gojës, tronditje, humbje të oreksit dhe vdekje të papritur.

Simptomat te njerëzit: Simptoma të ngjashme me gripin, dobësi të përgjithshme, dhembje koke, siklet, kruajtje në vendin e kafshimit, ankth, konfuzion, shqetësim, haluçinacione.

Trajtimi: Nëse besoni se mund të keni qenë i ekspozuar ndaj një kafshe të tërbuar, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor. Mjekët mund të fillojnë kurën e menjëhershme. Tërbimi është pothuajse gjithmonë fatale. Telefononi veterinerin menjëherë në qoftë se ju besoni që kafsha është ekspozuar ndaj kësaj sëmundje. Nëse nuk është i vaksinuar, eutanazia është një zgjidhje, por mund edhe ta vini kafshën në karantinë për të parë nëse simptomat ishin thjesht një shqetësim i kotë.

Parandalimi: Mbajini kafshët larg kafshëve të egra. Tregojini mjekut tuaj nëse jeni kafshuar ose gërvishtur nga një qen, mace apo kafshë tjetër e panjohur.

Burimi: www.prevention.com