BUZZ

12 fakte interesante në lidhje me spermën

Nga: Pikkom

Data 27-01-2017

Gjithçka që nuk dinit në lidhje me notuesit e vegjël të meshkujve.

Ndonjëherë temat që nuk konsumohen në shoqëri janë më interesantet. Rasti në fjalë: sperma. Është një ndër elementët që lidhen me seksin, por që nuk njihet mirë. E panjohura është gjithnjë intriguese. Por, ka fakte të qarta: është elementi që bën të mundur shtatzaninë dhe për të cilën bëhen shumë shaka nëpër filma. A e kujtoni filmin There’s something about Mary? Përpos kësaj, sperma do t’ju bindë për mrekullinë e të qenurit njeri. Mësoni mbi 12 faktet më të rëndësishme në lidhje me spermën.

1. Sperma dhe spermatozoidët janë dy gjëra të ndryshme.

Njerëzit zakonisht i përdorin termat si zëvendësues të njëri tjetrit, por nuk janë e njejta gjë. “Sperma prodhohet nga penisi gjatë një ejakulacioni,” thotë për SELF endokrinologu i riprodhimit F. Nicholas.

Spermatozoidët, jenë qeliza mikroskopike që kanë aftësinë të fertilizojnë vezët. Ato përmbajnë gjysmën e kromozomeve të nevojshme ndërsa vezët përmbajnë pjesën tjetër që zigota të pajiset me çiftin e duhur të kromozomeve. Nëse një spermatozoid me kromozom X fertilizon një vezë, zigota do të jetë femër, dhe e kundërta nëse përmban kromozomin Y.

2. Sperma përmban 5-10 kalori për ejakulacion.

Kjo për arsye se përmbajtja është më shumë ujore, shpjegon urologu Paul R. Shin. Gjithashtu përbëhet nga sheqer si fruktoza, proteina të prodhuara nga prostata(prostaglandis) dhe enzima. Mbi të gjitha spermatozoidët janë një pjesë shumë e vogël e volumit të spermës.

3. Sasia e spermatozoidëve për çdo ejakulim është një çmenduri.

Mesatarja e spermës së prodhuar për çdo ejakulim shkon nga 1.5-5 mililitra dhe çdo masë përmban rreth 15 milion spermatozoidë, thotë Shin. Pavarësisht sasisë së madhe të spermatozoidëve, mjafton vetëm një për të kryer fertilizimin. “Ka një rrugë plot pengesa për të arritur vezën,” thotë Shin.

Para së gjithash, një pjesë shumë e madhe e spermës shpërdoret. Masa nuk i nënshtrohet forcës së rëndesës duke mbetur për rrjedhojë në vaginë. “Vagina vetë është ndër mjediset më jomikpritës për jetëgjatësinë e spermatozoidëve,” shpjegon urologu Mark Hong. Kjo për arsye se pehashi i spermatozoidëve është bazik ndërsa i vaginës acid. Pa spermën e cila ndihmon në neutralizimin e pehashit të vaginës, spermatozoidët nuk do t’ia dilnin kurrë.  

Cilido spermatozoid që ia del mbanë duhet të zgjedhë gypin e duhur fallopian për t’u takuar me vezën dhe të jetë në formën e duhur për ta fertilizuar. Për këtë arsye çifteve që duan të presin një fëmijë u duhen mesatarisht 5-6 muaj kohë provash, thotë Hong.

4. Zakonisht nuk gjenden spermatozoidë në materialin që paraprin ejakulimin.

Në të vërtetë, lëngu i ngjitshëm që paraprin ejakulimin e meshkujve përbëhet nga sekrecione të prostatës, thotë Shin. Duke patur parasysh këtë, mos u rehatoni duke menduar që nuk ka mundësi të fertilizoni. Teorikisht mund të ndodhë që të kenë ngelur spermatozoidë në ureterin e mashkullit që nga ejakulimi i mëparshëm. Fakti që ky material mund të mos përmbajë spermatozoidë nuk do të thotë që nuk shpërndahen infeksione të transmetueshme në rrugë seksuale.

5. Spermatozoidët mund të jetojnë për disa kohë brenda trupit të femrës.

Ata mund të rezistojnë deri në pesë ditë! “Spermatozoidët pëlqejnë të jetojnë në ambjente të ngrohta dhe me lagështirë,” thotë Hong. Por jashtë trupit të njerëzve jeta e tyre është çështje minutash.

6. Zakone të përditshmërisë së meshkujve mund të dëmtojnë spermatozoidët.

Disa nga arsyet për dëmtimin e tyre: duhanpirja e rregullt, ekspozimi në temperatura të larta dhe mbipesha. Edhe pse nuk është vërtetuar shkencërisht do të ishte mirë që djemtë t’i largojnë laptopët nga prehëri i tyre. “Është paksa kontroverse, por laptopët gjenerojnë shumë ngrohtësi,” thotë Hong.

7. Spermatozoidët duan tre muaj të kalojnë nga krijimi në ejakulim.

Mendoni se mund të jeni duke parë një yll por ndërkohë po shihni dritën e mijërave vite të kaluara. Duhen 64 ditë per trupin që të prodhojë spermën dhe rreth 24-28 ditë të tjera që të transportohet në pikën e ejakulimit, thotë Shamma.

8. Nuk ka asnjë mënyrë të provuar shkencërisht për të ndryshuar aromën apo shijen e spermës.

Por, nëse mashkulli është i shëndetshëm, nuk ka pse të jetë shqetësuese. Ndoshta jo si gjëja më e mirë që ekziston por jo e bezdisshme. “Një gjë e vazhdueshme që mund të përkeqësojë cilësinë e spermës është duhanpirja për shkak të toksinave,”  thotë Shin. “Por nuk ka prova që po të konsumosh kivi, sperma shijon më shumë apo mban erë të mirë.” Kështu që mos u besoni këtyre anekdotave.

9. Konsistenca mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Hidratimi është një nga faktorët pse materiali spermatozoik mund të jetë i hollë dhe i ujshëm disa herë dhe i trashë herë të tjera. Megjithatë nuk është faktori i vetëm.  

10. Sperma nuk mund të ngrijë siç ndodh rëndom nëpër filma.

Komploti i ngrirjes së spermës në akull, nëpër filma nuk ndodh në të vërtetë. “Ne nuk i rekomandojmë njerëzve ta bëjnë këtë gjë sepse në kushte laboratori ngrirja ndodh me nitrogjen të lëngshëm me temperaturë -190 gradë,” thotë Shamma. Në kushte të tjera spermatozoidët nuk mund të mbijetojnë.

11. Është pothuajse e pamundur të jesh alergjik ndaj spermës por nuk eleminohen rastet kur ndodh.

Besoj e kuptoni kur jeni alergjik ndaj diçkaje. “Disa simptoma janë kruarje, enjtje dhe skuqje, si me lloje të tjera të alergjive,” thotë Hong, i cili pohon se më pak se 1% e femrave përjetojnë këtë alergji. Në të tilla raste nevojitet ndihma e mjekut.

12. Meshkujt prodhojnë një sasi marramendëse spermatozoidësh gjatë jetës së tyre.

95% e meshkujve që prodhojnë nivele normale të spermatozoidëve arrijnë një numër prej 2 trilion notuesish përgjatë jetës, thotë Shamma. “Nga këto 2 trilion, ata ejakulojnë rreth 700 miliard spermatozoidë,” shton ai. Kjo sasi përkthehet në 7.5 litra spermë të prodhuara në jetën e një mashkulli. Me moshën sasia bie por është ende impresionuese që funksioni mbetet pothuajse i njejtë.

Burimi: www.self.com