Biznes dhe Industri

12 fushatat publicitare më të suksesshme të të gjithë kohërave

Publiciteti ka pushtuar çdo pjesë të jetës sonë së përditshme, nga radio dhe televizioni deri te media e printuar, momentet kinematografike, stolat në park dhe autobuzët urbanë.

Nga: Pikkom

Data 27-07-2016

Publiciteti ka pushtuar çdo pjesë të jetës sonë së përditshme, nga radio dhe televizioni deri te media e printuar, momentet kinematografike, stolat në park dhe autobuzët urbanë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve mallkojnë imazhet joshëse që i tërheqin drejt shpenzimit të parave, duke filluar me blerjet më të vogla si çamçakëzat apo një ëmbëlsirë, deri te automjeti dhe shtëpia, është e vështirë të përcaktohet ndikimi i marketingut krijues dhe promovimit.

Pavarësisht ndikimit në suksesin e një kompanie apo thjesht një produkti të caktuar, nuk ka formula të gatshme për të zhvilluar një fushatë të suksesshme marketingu. Reklamat më të suksesshme të të gjithë kohërave kanë patur rrjedha nga më të ndryshmet, duke filluar me humor, satirë therëse deri në patos të realizuar aq mirë, sa njerëzit nuk mund t’i mbajnë dot lotët.

Produktet ose shërbimet e tregëtuara duket sikur kanë pak ndikim në joshje krahasuar me ndikimin që kanë reklamat te konsumatorët apo në kujtesën e këtyre të fundit. Ndër fituesit radhiten kompanitë e makinave me qera, ngjyruesit e flokëve, pijet dhe ushqimet e shpejta e të tjera.

E vetmja pjesë e përbashkët e gjithë këtyre fushatave shumë të suksesshme, është krijimtaria në kufinjtë e të paimagjinueshmes. Gjatë vitete 60’ lidhja korrekte mes politikës dhe shoqërisë u tensionua në skajet e saj, duke bërë që humori dhe lehtësia në komunikim të përfshinin fushën e reklamimit. Por ndërkohë që shtresa shoqërore e blerësve rrjedhimisht u sfumua, duke krijuar profile të reja konsumatorësh dhe duke gjetur këndin e përkryer për të përfituar sa më shumë, pjesët e tregut u bënë të vështira për t’u llogaritur.

Avis

Avis 2 Avis 1

Kjo kompani, gjithnjë e në rritje e makinave me qera, i dha tjetër kuptim reklamimit nëpërmjet mjeteve të printuara, me fushatën “Ne jemi numri 2, ne përpiqemi më shumë.” Nënvlerësimi i vetes ka qenë gjithnjë taktikë e famshme e oratorëve për të zbutur turmat dhe funksionoi edhe për Avis. Theksi në faktin që duhej të bëheshin më të mirë se numri 1 shoqërohej me mbylljen e famshme, “Radha te shërbimi ynë është më e vogël.”

Miss Clairol

Me gjuhën sugjestionuese dhe standardet e dyfishta, që kanë pushtuar reklamimin e sotëm, është e vështirë të besohet se një pyetje e thjeshtë në lidhje me ngjyrimin e flokëve, “Do ta bëjë ajo apo jo?” shkaktoi bujë të madhe, kur u shkrua nga një pionere e reklamimit, Shirley Polykoff në vitin 1956. Revista “Life” refuzoi ta publikonte reklamën derisa Polykoff këmbënguli që ta hidhnin në votim mes punonjëseve femra për të kuptuar sa prej tyre e mendonin reklamën ofenduese. Brenda gjashtë vitete rreth 70% e femrave të rritura i lyenin flokët e tyre dhe fitimet nga Clairol u katërfishuan. Polykoff është vendosur në Murin e Famës së Publicitetit në vitin 1967.

clairol 2 clairol 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Miller Lite

miller lite2 miller lite1

 

 

 

Kompania e prodhimi të birrës Miller mendoi se prezantimi i birrës së tyre me pak kalori do të revolucionarizonte tregun e birrës në vitet 1970, por shpejt mësoi se meshkujt nuk ishin të interesuar në kujdesin ndaj shëndetit. Për të ndryshuar perceptimet e gabuara që morën jetë, agjencia e reklamimit të Miller bleu imazhet e figurave më të famshme, më mashkullore, me fizikun më me muskulaturë të botës së të famshmëve dhe u kërkoi të citojnë frazën: “E njejta shije, më pak mbushje.” Pati shumë shitje të produktit dhe konkuruesit përfituan nga rasti për të prodhuar produkte të ngjashme.

Absolut Vodka

absolute2 absolute3

Absolut vodka pati një luhatje të theksuar të shitjeve me ardhjen e viteve 80’. Edhe pse amerikanët konsumonin miliona litra vodka në vit, vetëm 1% importohej dhe Absolut zinte një 2.5% të pallogaritshëm të 1% të importuar. Ata vendosën të sfidonin veten dhe lançuan një fushatë printimesh të pafund të shisheve të vodkës në situata nga më të ndryshmet, duke filluar me përfaqësimin e kulturës pop, eventeve mbarëbotërore, periudhat festive, eksplorimin e hapësirës dhe shumë të tjera. Çdo reklamë ishtë e rëndë me pamjet që ofronte të shoqëruara me pak tekst ose me një diçiturë të thjeshtë, “Absolut______” dhe me një fjalë kyçe që vazhdonte diçiturën. Ky promovim krijues ishte aq i suksesshëm, sa sot Absolut tregton rreth 50% të sasisë totale të vodkës së importuar në Shtetet e Bashkuara.

Volkswagen

VW-Think-Small

 

Tranzicioni i Volkswagen Beetle nga tregu europian drejt Shteteve të Bashkuara, përkoi me rritjen e numrit të familjeve, duke e bërë të vështirë funksionin e kësaj makine kundrejt nevojave të konsumatorëve. Për këtë arsye, VW zhvilloi një përqasje humoristike, e cila butësisht ironizoi dëshirën e madhe të këtij populli për t’u rritur pafundësisht në çdo aspekt të jetës.VW Beetle u vendos  në qendër të një fotografie me një sfond të thjeshtë dhe u shoqërua me dy fjalë në krah: “Think Small”(Mendo në mënyrë të vogël). Shitjet u shtuan shumë dhe reklama u shndërrua në një nga më të famshmet dhe të suksesshmet në historinë e publicitetit.

Coca Cola

coca cola 1

Joe Green për Coca Cola, 1979

 

Coca Cola tashmë është e kudogjendur, por kësaj kompanie i është dashur të rikrijojë gjithçka, apo të fitojë avantazhe konkuruese për të arritur ku është sot. Një nga reklamat më të suksesshme të Coca Cola fitoi çmimin CLIO të vitit 1979. Në vend të ushqyerjes së imazhit të unitetit të botës dhe të paqes, për të cilat shquhej kjo kompani, në këtë reklamë shfaqen vetëm dy personazhe: Joe Green, lojtari famëkeq i NFL për ashpërsinë që e karakterizonte dhe një djalosh. Ky i fundit i afrohet lojtarit me ndrojtje pas një humbje të dhimbshme dhe i ofron Coca Cola-n e tij. Green fillimisht e refuzon, por më pas e merr në dorë dhe e pi me një frymë. Ndërkohë që djali largohet, Green e thërret dhe i buzëqesh duke i hedhur bluzën e tij. Buzëqeshjet mirëkuptuese mes të dyve provojnë dhe një herë që çështjet prekëse të zemrës gjithnjë ia dalin mbanë.

Apple

E bazuar në librin e famshëm të George Orwell 1984, reklama më e famshme e Apple e gjithë kohërave u shfaq vetëm një herë në Superbowl-in e vitit 1984, duke lançuar kështu Macintosh-in. E përcaktuar si antidoti i konformitet, një grua duke vrapuar me një çekiç në duar ndërpret një grupim njerëzish që marshojnë. Ajo deklaron se “Unifikimi i mendimeve tona është armë më e fuqishme se çdo organizim në botë… Le të mbizotërojmë!” e ndjekur nga diçitura: “Më 24 Janar, Apple do të prezantojë Macintosh. Atëherë do të kuptoni pse viti 1984 nuk do të duket më si i tillë.” Reklama është përfolur për muaj të tërë dhe kompania vazhdon të bëjë historinë teknologjike.

macintosh apple1

 

 

 

 

 

McDonald

portland-press-herald_3514869

Larry Bird dhe Michael Jordan për McDonald, 1993

 

Pikërisht në momentin kur njerëzit mendonin që McDonald nuk mund të marketohej ndryshe, McDonald krijoi çmimin e hamburgerit me shtresë të dyfishtë në një lojë basketbolli në vitin 1993, në një garë pikësh mes Larry Bird dhe Michael Jordan. Gara u shndërrua nga tre pikëshat e thjeshtë, në hedhje nga majat e ndërtesave të larta. Bird dhe Jordan nuk humbën kurrë asnjë provë, duke theksuar vlerën e çdo atleti në çmimin e ushqimeve të shpejta.

Budweiser

Facebook-Budweiser-01

 

Edhe pse shumë do të mohonin, që fushatat publicitare zhvillohen nga njerëz shumë krijues, bretkosat që flasin do të ndryshojnë çdo mendim. Pavarësisht faktit që bretkosat dhe birra nuk kanë asnjë lidhje të njohur, prania e tre bretkosave që flasin bëri që kjo të ishte reklama më e famshme, e cila fitoi edhe një çmim për performancën.

Monster

monster1 monster2

Ndërkohë që humori është një tipar i sigurt në ofrimin e suksesit për shumë fushata publicitare, sarkazma dhe ironia mund të funksionojnë gjithashtu. Monster.com, një faqe interneti, që jep informacion në lidhje me punësimin, në vitin 1999 lançoi një fushatë publicitare që shtangu shumë konsumatorë. Në reklamë shfaqen fëmijë, të cilët pyeten në lidhje me atë që duan të bëhen kur të rriten, por në vend të përgjigjeve të thjeshta e të zakonshme, ata tregohen brutalisht realiste. Humor i errët, por efektiv.

Reebok

terry tate reebok

Terry Tate për Reebok, 2002-2004

 

Rëniet fatale janë padyshim argëtuese, qofshin të realizuara me të vërtetë, apo të inskenuara. Reebok i vuri pikat mbi i me çmimin që fitoi në vitin 2003 për reklamën e realizuar me një lojtar profesional futbolli, roli i të cilit ishte të pikaste punonjësit e shpërqëndruar dhe t’i kërcënonte fizikisht ata për t’i kthyer në krye të detyrës. “I tmerrshmi,” Terry Tate u shfaq në nëntë reklama të ndryshme të Reebok mes viteve 2002 dhe 2004.

FedEx

 

Një nga reklamat më argëtuese dhe të paharrueshme, ishte ajo e realizuar nga Federal Express në vitin 1982. Rekordmeni i shpejtësisë në të folur, John Moschitta luante rolin e një drejtori ekzekutiv të quajtur Spleen, i cili në mënyrë të vazhdueshme hante drekën, punësonte, realizonte mbledhjet me bordin dhe mbledhje biznesi nëpërmjet telefonit, duke shqiptuar rreth 450 fjalë në minutë. Zëri në sfond ankohet në lidhje me presionin e përjetuar në bizneset në rritje të vazhdueshme dhe fundi shoqërohet me diçiturën ikonë të vitit 1979 të FedEx: “Kur porosia duhet të jetë patjetër në destinacion brenda natës.”

Burimi: www.therichest.com