BUZZ

15 mite që keni besuar se janë të vërtetë

Nga: Pikkom

Data 27-06-2016

  1. Nuk është e dëmshme të marrësh një zog të vogël në duar dhe ta vendosësh në fole. Nuk do të shkaktonte që nëna të mos i pranonte.

Zogjtë nuk e kanë të zhvilluar shqisën e nuhatjes dhe nuk mund të kuptojnë nëse një njeri i ka prekur zogjtë e vegjël.

  1. Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën që të mimetizohen me ambjentin.
kameleon

Ata e ndryshojnë ngjyrën që të komunikojnë. Ngjyrat e kameleonëve përkojnë me humorin, agresivitetin, shenjimin e territorit dhe çiftimin.

  1. Pinguinët kanë vetëm një partner gjatë gjithë jetës së tyre. Ja që s’është e vërtetë.
penguins

Shumë pinguinë qendrojnë monogamë përgjatë një periudhe çiftimi, por jo shumë prej tyre për gjithë jetën.

  1. Asnjëherë nuk është cituar, që fruti i ndaluar në Bibël, të jetë një mollë. Shumë mendojnë që fruti ngjan me një fik ose shegë.
molla e ndaluar

Molla, mendohej të ishte fruti i ndaluar, si pasojë e një keqkuptimi mes fjalëve “mollë” dhe “e keqe” në latinisht.

  1. Njerëzit kanë më shumë se pesë shqisa. Në fakt, numri i shqisave varion nga 9 deri në 20 të ndryshme.
shqisat

Pesë shqisat që njohim të gjithë janë: të parët, të nuhaturit, të ndjerët, të shijuarit dhe të dëgjuarit, por njerëzit mund të shquajnë edhe ekuilibrin, nxitimin, dhembjen dhe temperaturën(mes shumë të tjerave).

  1. Napoleon Bonaparte nuk ishte i shkurtër.
napoleon

Me një gjatësi prej 170 cm, konsiderohej si më i gjati ndër bashkëkohësit e tij. Pseudonimin “Trupvogël” ia kishin vënë në shenjë respekti dhe afeksioni.

  1. Toka nuk rrotullohet rreth diellit. Në të vërtetë sillet rreth qendrës së rëndesës së sistemit diellor.
qendra e rendeses

Zakonisht, qendra e rëndesës llogaritet sëbashku me masën e diellit, por jo gjithnjë. Kur qendra e rëndesës është jashtë masës së diellit, Toka sillet rreth një hapësire boshe.

  1. Nuk është e vërtetë që njerëzit përdorin rreth 10% të trurit.
truri2

Vetëm një numër i caktuar neuronesh aktivizohet në një moment të caktuar, por kjo nuk do të thotë që ajo është e vetmja gjë që ndodh në trurin tonë.

  1. Të notuarit, pa u bërë një orë që nga momenti që keni ngrënë, nuk ju jep dhimbje barku dhe nuk ju mbyt.

Por nuk funksionon në të njejtën mënyrë nëse pini alkol. Dhe për një arsye shumë të thjeshtë…

  1. Nuk nevojiten 7 vite për të tretur çamçakëzin. Në fakt nuk tretet kurrë.
tretja

Thjesht udhëton nëpër aparatin tretës.

  1. Njerëzit nuk u evoluan nga majmunët. Si njerëzit dhe majmunët ndajnë të njejtin paraardhës.
paraardhesit
  1. Lakuriqët e natës nuk janë të verbër.
lakuriqat e nates

Jo vetëm që lakuriqët kanë sy, por edhe mund të shohin, nëse kishit ndonjë dyshim. Madje, një lloj i veçantë i lakuriqëve e ka shumë të zhvilluar shqisën e të parit natën.

  1. Arsyeja pse duart rrudhosen në ujë, nuk është sepse lëkura thith shumë ujë.
duar te rrudhosura

Në të vërtetë, kjo ndodh si pasojë e sistemit nervor autonom dhe mendohet të jetë zhvilluar në mënyrë që t’u lejonte paraardhësve tanë të kapeshin në sipërfaqe të lagështa me lehtësi.

  1. Muri i madh kinez nuk është i vetmi objekt, i ndërtuar nga njerëzit, që mund të vëzhgohet nga hapësira.
muri i madh kinez
  1. Luledielli nuk e ndjek diellin me lëvizjet e saj.
luledielli1

E vërteta është që ato shohin gjithnjë drejt lindjes.

Burimi: www.buzzfeed.com