BUZZ

16 Fenomenet më të jashtëzakonshme të natyrës

Nga: Pikkom

Data 31-05-2016

Ndonjëherë përfshihemi shumë në rutinën e përditshme duke harruar kështu sa e mrekullueshme dhe misterioze është bota që na rrethon. Është e lehtë ta marrësh natyrën për të mirëqenë pavarësisht se sa e pazbuluar është ende. Më poshtë do të gjeni iluzionet optike dhe fenomenet atmosferike më të jashtëzakonshme që natyra mund të ofrojë si dhe vendet ideale për të përjetuar këto emocione.

fata morgana

Fata Morgana

Fata Morgana

Të panumërta kanë qenë rastet e raportimeve të një fenomeni optik përgjatë bregut të Siçilisë dhe ky fenomen daton që në vitin 1643 kur prifti Domenico Giardina dëshmonte të kishte parë një qytet të tërë të pluskonte mbi oqean.

Kur dielli ngroh atmosferën në një temperaturë më të lartë se oqeani, diferencat e temperaturave shkaktojnë që drita të thyhet në formën e një kryqëzimi. Mendja e njeriut nuk e kupton këtë, dhe kur përthyerja e tokës e bën peizazhin më të ndërlikuar, mendja jonë mbush hapësirat boshe me atë që quhet Fata Morgana, një mirazh i mrekullueshëm.

catatumbo lighting

Katatumbo, Venezuelë

Vetëtimat e Katatumbos, Venezuelë

Për gjithë të apasionuarit pas bubullimave dhe vetëtimave, vendi ideal për të përjetuar emocione të forta është Venezuela e 260 netëve të stuhishme për çdo vit. Sezoni kulminant i stuhive është muaji Tetor. Ky fenomen atmosferik ndriçon qiejt e lumenjve Marakaibo dhe Katatumbo dhe pse ende nuk dihet çfarë fshihet pas.

Një teori mendohet të jetë ndikimi që ka mënyra se si era qarkullon në topografinë e veçantë të rajonit, duke krijuar kështu epiqendra me luhatje të temperaturave dhe si pasojë vetëtima. Gjithashtu mendohet që ekzistojnë disa depozita mineralesh në ajër të cilat e bëjnë ajrin shumë përcjellës të rrymave e megjithatë ende nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton këtë spektakël ngjyrash në qiell.

watermelon snow

Sekreti: Chlamydodomas

Dëborë si shalqi

Mund të kemi dëgjuar që në dëborë gjenden shumë lloje algash siç janë ato jeshile por që këto të fundit të mund të shndërrojnë dëborën në ngjyrë rozë me rritjen e tyre nuk besoj. Emri shkencor i kësaj alge është Chlamydodomas.

Disa kushte të caktuara janë perfekte për rritjen e këtyre organizmave të vegjël. Kur dëbora shtresëzohet, alga gjen kushtet për të lulëzuar duke e kthyer dëborën në ngjyrë rozë dhe duke i dhënë një shile të lehtë shalqini.

Por e veçanta e kësaj dukurie është qe daton që nga shkrimet e Aristotelit por me një mendim ndryshe për të shpjeguar këtë dukuri. Mendohej se mineralet përshkonin shtresat e akullit duke krijuar këtë efekt derisa në vitin 1818 botanisti skocez Robert Brown kuptoi që ngjyra rozë kishte lidhje me rrënjët e  algave.

dirty thunderstorm

Sakurajima, Japoni

Stuhitë e përziera

Ky fenomen ndodh në të gjithë botën por e mira do të ishte që ky spektakël të ndiqej në vullkanin Sakurajima në Japoni. Që një dukuri e tillë të ndodhë duhet që një vullkan aktiv të bashkëveprojë me vetëtimat e një stuhie në grykën e vullkanit.

Kur bashkohen pjesë shkëmbinjsh, pluhur dhe hi në rrugën e tyre deri në fund të vullkanit prodhojnë ngarkesë statike. Është po kjo ngarkesë që krijon vetëtimat vetëm se këto të fundit ndodhin me pjesë guri dhe jo akulli.

moonbows

Kosta Rika

Përkuljet e hënës në Kosta Rika

Ndyshe përkuljet e hënës njihen me emrin ylber hënor ose ylber i bardhë. Ky fenomen ndodh si pasojë e përthyerjes së dritës së hënës në lagështirën e ajrit. Për shkak se janë shumë të zbehta, është e vështirë t’i perceptojmë. Duke qenë se mendjet tona punojnë në bazë të zakoneve dhe meqennëse nuk mund të shquajmë ngjyrat në errësirë, tentojmë të thithim vetëm ndriçimin prej tyre.

Ky fenomen ndodh gjatë hënës së plotë kur kjo e fundit ndodhet në pikën më të ulët të saj dhe kur shiu bie në drejtim të kundërt me satelitin e tokës.

ufo clouds

Retë UFO

Retë UFO

Teknikisht ato quhen retë lente. Me shikim te parë duken si forma të çuditshme këto re kaq pranë kokave tona dhe prandaj jane kaq të jashtëzakonshme.

Kushtet atmosferike të nevojshme për formimin e këtyre reve janë specifike dhe kërkojnë qarkullimin e erërave të forta me lagështirë në terrene jo të rregullta. Temperatura duhet të jetë optimale duke lejuar kështu që erërat të ftohen mbi male dhe lëndina. Me ftohjen e lagështirës ndodh kondensimi në re të çuditshme.

lluvia de peces

Honduras

Shiu i peshqve në Honduras

Çdo vit në Maj ose Qershor, qyteti i vogël Yoro në Hondura përfshihet i tëri nga një fenomen tërësisht i pazakontë. Një ditë gjatë kësaj periudhe ndodh një stuhi. Me patrimin e qiellit nga stuhia njerëzit përballen me atë që ka mbetur pas. Shume peshq.

Nuk dihet ende pse ndodh ky fenomen por është interesante se si përsëritet çdo vit që nga viti 1800.

naga fireball

Lumi Mekong

Topat e zjarrtë të Nagës

Për shekuj, lumi Mekong mes Ban Muang dhe Bung Kan ka parë mrekullinë e një fenomeni atmosferik: Topat e zjarrtë të Nagës. Pothuajse çdo periudhë të vitit, por veçanërisht gjatë fundit të Tetorit apo fillimit të Nëntorit , këta topa të zjarrtë ngrihen nga sipërfaqja e ujit dhe shuhen në qiell. Sipas legjendës mendohet se këta topa të zjarrtë janë flakët që nxjerr mbreti gjarpër Phaya Naga.

Kjo dukuri daton që nga viti 1990 dhe frekuenca e topave që dalin nga uji ndryshon çdo vit. Në vitin 2004 u numëruan rreth 3,000 topa të zjarrtë që u ngritën drejt hapësirës.

Si shpjegohet kjo dukuri? Shkencëtarët mendojnë që ndodh nga çlirimi i gazit si pasojë e një reaksioni kimik me gazet e tjerë nga materialet e kalbura në fund të lumit. Është vënë re që topat e zjarrtë të Nagës sot janë më impresionues.

Brochen spectre

Malet Harz, Gjermani

Spektri i Brocken-it

Iluzioni i spektrit të Brocken-it e merr emrin nga maja më e lartë e maleve Harz në Gjermani. Edhe pse spektri mund të shfaqet kudo sipas kushteve përkatëse, i pari i dokumentuar ka qenë në Brocken në vitin 1780.

Spektri është një fenomen i jashtëzakonshëm i cili ndodh ku dielli pozicionohet pas një personi që po shikon poshtë në mjegull. Hija zgjatet, zakonisht e rrethuar nga ylberi dhe ndonjëherë duke krijuar imazhin e njeriut nga një botë tjetër. Literatura e njeh spektrin e Brocken-it si Faustin e Gëtes.

halo-solar

Halo

Halo

Halo është homologu i akullt i ylberit me të vetmin ndryshim që drita përthyhet në kristalet e akullit dhe jo në pikëzat e ujit.

Fenomeni atmosferik Halo dikur shërbente si tregues i motit në parashikimet empirike të kushteve atmosferike përpara se të krijoheshin mënyra më të sofistikuara. Halo nënkupton që brenda 24 orëve të ardhshme do të bjerë shi.

sun dog

Parhelion

Parhelion

Një Parhelion klasik është efekti i  tre diejve që  paraqiten sëbashku në të njejtën kohë. Në të njejtën kohë ndodh edhe Halo dhe e veçanta është që duket sikur dielli ka dy kopje të saj të vendosura në një distancë prej 22 gradësh dhe pothuajse në të të njejtën lartësi.

Tipikisht Parhelion ndodh kur dielli pozicionohet në këndin më të ulët, përgjatë agimit ose perëndimit dhe atmosfera mbushet me kristale akulli duke formuar kështu re, por edhe pluhuri i diamantit dhe mjegulla e akullt mund ta shkaktojë atë. Në pjesën më të madhe të rasteve duket si njollë e bardhë që mund të ngatërrohet me diellin apo një kometë.

light pillar

Shtylla e dritës

Shtylla e dritës

Ky fenomen ndodh kur drita e diellit reflektohet nga pjesëzat më të vogla të akullit në ajër që mund të duken si forma gjashtëkëndore.

Northern-Lights-Norway

Norvegji

Dritat e Veriut, Norvegji

Dritat e ndezura janë në fakt përplasjet mes pjesëzave të ngarkuara elektrikisht nga dielli dhe që vendosen në atmosferën e tokës. Dritat shihen mbi polet magnetike të hemisferave veriore dhe jugore. Emri shkencor i këtij fenomeni është “Aurora Borealis” në veri dhe “Aurora Australis” në jug.

green-sunset

Ndriçimi i gjelbër

Ndriçimi i gjelbër

Ndriçimi i gjelbër shfaqet me rrezet e para të agimit të diellit ose me dritën e fundit të perëndimit. Jo vetëm është vështirë të dëshmohet por gjithashtu është shumë i dëmshëm për sytë. Për ta parë do të duhej që horizonti të jetë i hapur, ajri i pastër dhe mot pa re.

fiery rainbow

Ylber i zjarrtë

Ylberi i zjarrtë

Është një dukuri diellore shumë e rrallë. Ndodh kur rrezet horizontale të diellit në lindje ose perëndim reflektohen në copëzat horizontale të akullit nëpër re.

solar eclipse

Eklips diellor

Eklipsi Diellor

Një eklips diellor ndodh kur hëna vendoset mes tokës dhe diellit duke vendosur kështu një hije mbi tokë. Ky fenomen mund të ndodhë gjatë hënës së plotë, kur hëna vendoset në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tokës dhe diellit. Megjithatë për të ndodhur ky fenomen ka edhe kushte të tjera që duhet të jenë të pranishme. Do të duhej që hëna të ndodhej në linjën e kryqëzimit të orbitës së hënës dhe planit të orbitës së tokës.

 

Burimi:   www.inyminy.com

www.buzzfeed.com