Shëndet

17 mëngjese unike nga e gjithë bota

17 mëngjese unike nga e gjithë bota

Nga: Pikkom

Data 09-08-2016

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, pavarësisht se mund të duket dhe të shijojë ndryshe në varësi të vendit ku ndodheni. E ndërsa në Shqipëri nuk është e çuditshme të hani për mëngjes gjithçka që keni dëshirë, në Tailandë preferojnë të konsumojnë edhe mishin e peshkut, gicit apo gatime me oriz.

Të gjitha gatimet që do të shfaqen në vijim shijojnë ndryshe, por është interesante të shohësh se si kultura të ndryshme e perceptojnë vaktin e tyre më të preferuar. Do të ishte mirë të keni parasysh që këto gatime nuk janë të vetmet që konsumohen gjatë vaktit të mëngjesit në çdo vend. Ndonjëherë nuk mjafton koha për të përgatitur një mëngjes anglez të plotë dhe ka raste kur thjesht dëshironi një kruasant të thjeshtë.

english breakfast

Mëngjesi anglez: Fasule, salçiçe, proshutë, vezë, kërpudha, patate, bukë të thekur dhe një filxhan çaj.

iranian breakfast

Mëngjesi iranian: Bukë Naan e shoqëruar me gjalp dhe reçel. Kur mëngjesi i lehtë nuk bën punë, iranianët e zgjidhin problemin me halim. Halim është një kombinim i grurit, kanellës, gjalpit dhe sheqerit të përziera me mish të copëtuar. Mund të konsumohet i ngrohtë ose i ftohtë. Iranianët kanë stilin e tyre të përgatitjes së një omlete.

Philipo breakfast

Mëngjesi filipinas: Frutat vendase si mango të kombinuara me oriz dhe salçiçe të vogla, që ndryshe quhen longganisa. Kur skuqen me kripë dhe hudhra, ky gatim njihet si sinangag. Sinangag më pas kombinohet me vezë, mish dhe fasule.

scottish breakfast

Mëngjesi skocez: Puding i zi, i servirur me vezë të skuqur dhe me salçiçe në formë katrore të njohura ndryshe me emrin Lorne.

german breakfast

Mëngjesi gjerman: Wurst, djathrat vendase dhe buka e sapo nxjerrë nga furra, të gjitha të shoqëruara me një kafe të fortë.

french breakfast

Mëngjesi francez: Kruasantë të thjeshtë ose me copëza bajamesh, gjalp, çokollatë ose krem kuzhine.

swedish breakfast

Mëngjesi suedez: Palaçinka suedeze të njohura me emrin Pannkakor, të cilat janë shumë të ngjashme me krepat, të shoqëruara me mbushje frutash.

poland breakfast products

Mëngjesi polak: Jajecznica- Një pirg vezësh të skuqura, të mbuluara me copëza të kielbasa Amadeus dhe të shoqëruara me palaçinka patatesh.

turkish breakfast

Mëngjesi turk: Varietete djathrash, gjalp, ullinj, vezë, domate, kastraveca, reçel, mjaltë dhe mish pikant.

australian breakfast

Mëngjesi australian: Vegemite të përhapur në bukën e thekur.

japanese breakfast

Mëngjesi japonez: Tofu me peshk dhe oriz të lyera me salcë soje.

egyptian breakfast

Mëngjesi egjiptian: Një gatim i quajtur Foul Madamas, që përgatitet me fasule fava, qiqra, hudhra dhe limon. Në raste të caktuara i shtohet vaj ulliri, salcë tahini, vezë të ziera mirë ose perime të prera hollë.

colombian breakfast

Mëngjesi kolumbian: Në Cundinamarca, ky gatim changua është shumë i preferuar. Përgatitet me qumësht, qepë të njoma dhe djathë.

indian breakfast

Mëngjesi indian: Tofu indiane të rrahur, thjerrëza, salçiçe me perime, banane të pjekura me piper, rozmarinë dhe patate të pjekura.

mexican breakfast

Mëngjesi meksikan: Mish viçi, chilequiles dhe asortimente të tjera vendase të Manzanillos. Naços, djathë dhe fasule të gatuara në mënyrë të rëndë.

ghana breakfast

Mëngjesi ganez: Një gatim i quajtur waakye. Me pak fjalë përbëhet nga oriz të shoqëruar me fasule.

US breakfast

Mëngjesi amerikan: Palaçinka të trasha, të cilat mund të shoqërohen me fruta të freskëta, shurup ose me proshutë të tymosur.

Burimi: www.mymodernmet.com