BUZZ

18 mënyra për të përdorur lëvozhgat e vezëve, mbetjen e kafesë, bustinat e çajit dhe të tjera

Nga: Pikkom

Data 13-01-2017

Përpjekjet për të përgatitur mëngjesin përfundojnë në një rrëmujë të madhe. Mes mbetjeve të kafesë, lëvozhgave të vezëve dhe lëkurave të portokalleve, vakti më i rëndësishëm i ditës ju hap punë me pastrimin më pas. Megjithatë, nuk ka pse të përfundojë gjithçka në koshin e mbeturinave. Lejoni që këto këshilla praktike t’ju përmirësojnë mëngjesin, shtëpinë dhe veten tuaj.

Përdorini lëvozhgat e vezëve…

shutterstock_213980050

… në kafenë e mëngjesit. E di që të fusni hundët në cilësinë e kafesë së mëngjesit është punë që duhet menduar mirë, por shkenca thotë që nëse zieni kafenë me copëza lëvozhgash ndihmon në heqjen e shijes së hidhur.

… si një ushqyes. Krijoni një tretësirë me lëvozhga të shtypura mirë deri sa të bëhen pluhur. Ky pluhur është i pasur me kalçium dhe shton dozat e energjisë së lëngut të frutave në mëngjes.

… në kopshtin tuaj. Nëse vëreni që bimët tuaja të domateve janë në vuajtje, mund të jetë për shkak të mungesës së kalçiumit. Parandaloni dëmet duke vënë lëvozhga vezësh në dhe, pranë bimës së domateve.

Përdorini lëkurat e portokalleve…

Picture22-7

si një pastrues natyral. Vendosini lëkurat në një vazo dhe mbulojini me uthull të bardhë për një pastrues të fortë natyral. Vendoseni përbërjen në një enë me sprucim dhe me të mund të pastroni sobën, pjesën tjetër të kuzhinës, madje edhe dyshemenë.

për të mos kokrrizuar sheqerin në ngjyrë kafe. Nëse ju pëlqen të gatuani, vendosini lëkurat e portokalleve brenda enës me sheqer që të mos mblidhet në kokrra më të mëdha në ëmbëlsirat tuaja.

për të aromatizuar këpucët. Nëse këpucët tuaja mbajnë erë të keqe, vendosini lëkurat e portokalleve brenda tyre dhe lërini brenda përgjatë natës për ajrosje.

për t’u dhënë shije pijeve tuaja. Kthejeni recetën e mimozave në një mrekulli të vërtetë. Shpëlajini lëkurat e portokalleve me vodka, rum ose whiskey dhe thajini për disa ditë që t’i përdorni në pijet tuaja.

Përdorini mbetjet e kafesë

closeup detail of coffee ground in wooden bowl

për të pastruar në thellësi flokët në ngjyrë të errët. Brunet mund t’i përdorin mbetjet e kafesë bashkë me shampon. Mbetjet eleminojnë shtesat në shampo.

…si luftues të insekteve. Mbetjet e kafesë mund të shërbejnë si zgjidhje kundër parazitëve të kafshëve shtëpiake.

…si aromatizues për duart. Shtoni një lugë mbetjesh në sapunin e lëngshëm të duarve për të larguar aromat e rënda si ajo e hudhrës apo qepës.

… për të neutralizuar aromat e padëshiruara të frigoriferit. Hidheni enën me sodë dhe zëvendësojeni me një enë të mbushur me mbetje kafeje.

Ripërdorini filtrat e kafesë…

landscape-1440173991-coffee-filter-index

si pastrues të fytyrës. Lërini filtrat e përdorur të kafesë të thahen dhe më pas prijini në forma uniformë për të pastruar yndyrën nga fytyra.

si pastrues të ekraneve. Të gjitha shenjat e gishtave në ekranin e telefonit tuaj mund të pastrohen duke përdorur filtra kafeje të përdorur. Këta pastrues të bërë vetë nuk lënë shenjat që lënë shumë pastrues të tjerë.

Ripërdorini bustinat e çajit…

8-Tea-Bag-Beauty-Hacks-Reasons-Why-You-Should-Not-Throw-Away-Used-Tea-Bags-1

si ajrosës për këmbët tuaja. Bëjini vetes një shërbim spa pasdite duke shtuar bustina të përdorura çaji në ujë të ngrohtë. Çaji do të ndihmojë që të zbusni këmbët dhe të hiqni aromat e padëshiruara.

për të qetësuar sytë e lodhur. Harrojeni kastravecin. Përdorni bustinat e çajit për të qetësuar lodhjen pas një dite të gjatë në punë.

për të qetësuar djegjet. Ftohini bustinat e përdorura të çajit dhe përdorini për të qetësuar çdo djegje. E njejta gjë mund të bëhet edhe kur ju pickojnë insektet. 

për të zbutur mishin. Kur doni të përgatisni byftek, në mendje ju shkon vera e kuqe, por bustinat e përdorura të çajit funksionojnë më mirë.

si theksues i ngjyrës për flokët bjondë. Bjondet mund të përdorin bustinat e çajit gjatë banjës për një shpëlarje pas shampos. Me kalimin e kohës, do të vëreni shkëlqimin.

Burimi: www.extracrispy.com