Teknologji

20 telefonat celularë më të mirë në qarkullim për blerjet e këtij fundviti

Nga: Pikkom

Data 02-12-2016

Së fundmi Google ka renditur telefonat më të mirë në bazë të funksionaliteteve që ofrojnë dhe më në fund mund t’i themi mirupafshim Nexus-it.

LG renditet me një hyrje të re dhe One Plus ka bërë një lajmërim të pazakontë në fillim të këtij muaji.

Në vijim do të gjeni renditjen e telefonave më të mirë që mund të blini.

  1. BlackBerry Passport
passport-bb

BlackBerry Passport mund të duket i çuditshëm, por shumë fansa të BlackBerry-t duket sikur e adhurojnë. Ky version ka një tastierë fizike shumë të këndshme, por tipari kryesor që e karakterizon është forma katrore.

283$

  1. BlackBerry Classic
bb-classic

Nëse do të kishit qenë një fans i BlackBerry-t, në ditët e lulëzimit të tij, do të ishit dashuruar pas këtij versioni. Duket shumë i ngjashëm me modelet më të vjetra BlackBerry, por karakterizohet nga një ekran me prekje i hollë dhe tastierë fizike shumë e mirë.

280$

  1. BlackBerry Priv
blackberry-priv

BlackBerry Priv është një arritje e madhe për BlackBerry-n. Në vend të sistemit të shfrytëzimit të BlackBerry-t, Priv funksionon me Android. Ndonëse mund të duket si një telefon standard me sistem shfrytëzimi Android, Priv ka një tastierë fizike të përdorshme me rrëshqitje. Mund të shërbejë si një pajisje shumë e mirë për ata, të cilët duan një tastierë fizike dhe ndërkohë të kenë akses në aplikacione të Google.

400$

  1. Moto G4
moto-g4

Moto G4 ofrohet në tre modele të ndryshme, duke përfshirë të zakonshmin për 200 dollarë, G4 Plus për 250 dollarë dhe G4 Play ende nën konsideratë. Modeli G4 Plus, me kamera 16 megapiksel, është telefoni celular i mirë më i lirë që mund të blini. G4 Plus është i pajisur me sensor gishtërinjsh.

200-250$

  1. Samsung Galaxy Note 5
note-5

Samsung Galaxy Note 5 është një telefon shumëfunksional me ekran të madh. Ashtu si dhe versionet e mëparshme, ka një ekran të madh dhe të shndritshëm dhe një laps për të mbajtur shënime. Dizajni i ri, me metal dhe xham, është shumë interesant.

543$

  1. ZTE Axon 7
axon-7

Axon 7 është një prodhim i ZTE, kompani kineze relativisht e njohur me qendër në Shtetet e Bashkuara. Por, pse e meriton një vend në këtë listë?

Duke qenë se ofron të njejtën, në mos lenten më të mirë, në krahasim me Androidëd e tjerë dhe kushton shumë herë më pak se Samsung, LG apo HTC. Kjo do të thotë, që nëse nuk i pëlqeni pajisjet Nexus dhe nuk preferoni të paguani shtrenjtë për versionet më të fundit të telefonave komerçalë, Axon 7 mund të jetë zgjedhja e duhur për ju.

400$

  1. LG G5
lg_g5_screen_beauty-100650556-orig

Telefoni LG G5 ka një dizajn të mrekullueshëm prej metali. Fundi i tij është i lëvizshëm dhe të lejon të ndërrosh një bateri të shkarkuar me një rezervë. Gjithashtu, fundi mund të zëvendësohet me funksione të tjera, si mbajtëse ekrani me një lente zmadhuese dhe një buton shkrepës për kontroll më të mirë. Nëse këto nuk mjaftojnë, ky telefon ka edhe kamera të dyfishtë, e cila të mundëson lehtësi në shkrepjen e fotografive të bukura.

560$

  1. LG V20
lg-v20

Ekrani i dytë i LG V20, në pjesën e sipërme të pajisjes, është i përdorshëm, duke qenë se të mundëson të kesh për mbarë aplikacionet më të preferuara edhe kur ekrani është i kyçur.

Kamera është shumë e mirë dhe pesha e lehtë, duke patur parasysh përmasat e tij. Për të gjithë fansat e sistemit Android, LG V20 i ka qendruar besnik shumë tipareve, si bateri e lëvizshme dhe kujtesë të jashtme microSD. Fatkeqësisht, këto tipare do të thonë që LG duhet bëjë kompromis me cilësinë e përgjithme të V20, e cila nuk përputhet me standarded e emrit që mban.

617$

  1. HTC 10
htc-10

HTC 10 është një telefon i bukur dhe i mirë menduar. Funksionon me Android dhe mund të blihet i pabllokuar, që do të thotë se nuk do të keni asnjë pengesë në lidhje me këtë version.

549$

  1. Moto Z
moto-z-01

Modeli Z është një nga telefonat më të hollë dhe më të mirë. Na bën shumë për vete fakti që ka të implementuar sistemin Android. Telefonat Moto Z përballojnë module të ndryshme që mund të bashkëngjiten në pjesën e pasme të telefonit për t’u dhënë më shumë funksione. Për shembull, mund t’i bashkëngjisni një modul zanor për cilësi më të lartë të zërit, ose një modul projektues për të parë çdo video në një mur ose platformë. Modeli Moto Z Force është një ekskluzivitet Verizon, i cili momentalisht gjendet në vlerën 720$. Në krahasim me versionin Z të zakonshëm ka një kamera shtesë, të cilën Motorola pretendon ta ketë shumë rezistente si dhe bateri më të madhe.

625-720$

  1. One Plus 3
one-plus-3

One Plus 3 është një ndër telefonat Android më të mirë që mund të blini dhe në ndryshim nga të mëparshmit nuk është nevoja për një ftesë për ta blerë. Pjesa e pasme metalike duket dhe ndihet shumë mirë.

Sistemi i shfrytëzimit Android është një avantazh shumë i madh. Lentja siguron performancë të mirë dhe të shpejtë, RAM-i 6GB. Disa mund të mos e pëlqejnë faktin që nuk ka memorie të jashtme, por OnePlus 3 vjen me 64GB memorie, e cila duhet të jetë mëse mjaftueshëm.

Cilësia e kameras sfidon Galaxy S7, i cili është konsideruar të ketë kameran më të mirë deri tani. Nëse nuk jeni veçanërisht të interesuar për ta patur rezistent ndaj ujit, siç është Galaxy S7 dhe do të donit të kursenit minimalisht 250$ nga çmimi i zakonshëm i telefonave më komerçalë, One Plus 3 është padyshim telefoni i duhur për ju dhe ia vlen çdo qindarkë.

400$

  1. iPhone SE
iphone-se

iPhone SE, me ekranin prej pothuajse 11 centimetrash, është telefoni më i mirë me përmasat më minimalite që mund të gjeni në këtë moment. Ju ofron aplikacionet më të mira, ekosistem, suport dhe të njejtën performancë si iPhone 6S për një çmim rreth 400$ më të ulët.

Gjithashtu mundëson tipare si sensor gjurmësh dhe jetëgjatësi baterie të jashtëzakonshme.

399$

  1. iPhone 6S
iphone-6s-95

iPhone 6S është gjithashtu një blerje me mend, duke qenë se ende keni mundësinë të përjetoni eksperiencën Apple për rreth 100$ më pak se iPhone 7.

Përveç hardware të bukur, të pajisurit me iPhone garantohen të kenë aplikacionet më të mira nga zhvillues të tretë dhe përmirësime softwar-ike të besueshme me tiparet më të reja dhe më të mira të Apple.

549$

  1. iPhone 6S Plus
6s-plus

Tani që iPhone 7 është lançuar, iPhone 6S Plus mund të blihet për 100 $ më pak se më parë dhe do të ishte një blerje e zgjuar.

Është e vërtetë që nuk do të keni tiparet më të fundit që karakterizojnë iPhone 7, siç janë rezistenca ndaj ujit apo kamera me lente të dyfishtë, por edhe iPhone 6S Plus nuk është keq.

Ka një çip A9 dhe ka tipare të tilla si prekje 3D, i cili mund të reagojë ndaj prekjes, duke kontrolluar kështu aplikacioen të ndryshme. Gjithashtu, ka një sensor të shpejtë gjurmësh dhe Live Photos, i cili mund të xhirojë video tre sekondëshe me butonin e shkrepjes.

649$

  1. Pixel XL
pixel-xl

Pixelat e rinj janë telefonat e parë të Google, mbi të cilët ushtruan më shumë kontroll hardwar-ik në krahasim  me telefonat Nexus.

Rezultati është një telefon i argjendtë me panel xhami në pjesën e pasme dhe një kamera që sfidon iPhone 7 Plus dhe Samsung Galaxy S7.

Pixel XL i Google, është një model i madh prej pothuajse 13 centimetrash dhe ka të njejtën lente si Pixeli i mëparshëm. Mos të harrojmë pa përmendur Snapdragon-in e fuqishëm dhe efiçent 821, RAM 4GB dhe një kamera shumë të mirë prej 12.3 megapiksel.

XL renditet më poshtë se Pixel tradicional, duke qenë se nuk mund të ofrojë më shumë se sa thjesht një ekran më të madh dhe çmim më të paarsyeshëm. Të paktën, iPhone 7 Plus ofron kamera me lente të dyfishtë dhe S7 Edge ofron anët e lakuara, të cilat duken shumë më mirë se ekrani i sheshtë.

769$

  1. Google Pixel
google-pixel-9103-005

Telefoni i Google ofron atributin softwar-ik Pixel launcher, i cili i jep Android-id një pamje më të pastër. Për momentin Pixel launcher është një ekskluzivitet i telefonave Pixel.

649$

  1. Samsung Galaxy S7
s7

Samsung Galaxy S7 disponon kameran më të mirë në qarkullim, duke mundur padyshim atë të iPhone 7 Plus. Është shumë i fuqishëm, ofron rezistencë ndaj ujit dhe kartë MicroSD.

527$

  1. Samsung Galaxy S7 Edge
edhe

Galaxy S7 Edge ka një ekran më të madh, rreth 13 centimetra dhe bateri më të madhe se Galaxy S7, por ofron të njejtat tipare.

615$

  1. iPhone 7
iphone-7

Padyshim, iPhone 7 ofron aplikacionet më të mira dhe ekosistem për përdoruesit. Me ekosistem nënkuptojmë mbështjetjen që merr nga ana e Apple në rast se diçka nuk shkon siç duhet. Hardware ka pësuar shumë përmirësime, si rezistencë ndaj ujit, kamera që performon shumë mirë në ambjente me pak ndriçim dhe proçesor më të fuqishëm se paraardhësit.

650$

  1. iPhone 7 Plus
7s-plus

iPhone 7 Plus është telefoni më i mirë që mund të blini, për sa i përket aplikacioneve që ofron, ekosistemit, rezistencës ndaj ujit dhe kameras me lente të dyfishtë.

Kamera me lente të dyfishtë është tipari kyç që e vendos iPhone 7 Plus në krye të listës. Të lejon të bësh fotografi profesionale me një efekt të quajtur “bokeh,” i cili e sfumon pjesën e pasme dhe thekson subjektin në fotografi.

769$

Burimi: www.thisisinsider.com