Blogje

21 klasikë të filmave sipas Cinema Palettes

Nga: Pikkom

Data 09-08-2016

Një llogari në Twitter, Cinema Palettes, trajton skena nga filma të ndryshëm klasikë dhe i përkthen ato në paleta prej dhjetë ngjyrash. Edhe pse të bazuara në sekuenca të caktuara, çdo spektër hijesh duket sikur përfaqëson gjendjen e përgjithshme të filmit: zymtësinë, blunë shpirtërore të Harry Potter në The Deathly Hallows(pjesa e dytë), ngjyrat ëndërruese rozë dhe lejla në The Grand Budapest Hotel, pastelat e bukura të Edward Scissorhands, ngjyrat e tokës dhe e gjelbërta organike e Atonement përshembull.

Koleksioni varion nga Mary Popins te Star Wars, duke iu përshtatur të gjitha shijeve kinematografike. Gjeni filmin tuaj më të preferuar më poshtë dhe shikoni skemën e ngjyrave në sfond. Tashmë mund të përdorni kombinimet e ngjyrave për të rimodeluar shtëpinë, apo garderobën tuaj.

Shfletoni galerinë.

Burimi: www.mymodernmet.com