BUZZ

23 fjalë të huaja që duhet të fillojmë t’i përdorim

Nga: Pikkom

Data 08-08-2016

Nëse ka një gjë që shqiptarët të lenë me gojë hapur është gjuha. Ose më saktë gjuhët. Nuk renditemi si populli më llafazan në Evropë, por si populli që flet më shumë gjuhë të huaja. Nëpër rrugët e Tiranës, Shkodrës, Tropojës, Korçës, Gjirokastrës apo Vlorës e ke të vështirë të gjesh të rinj që të mos flasin të paktën një gjuhë të huaj. Disa flasin një anglishte me një theks të përkryer Britanik, disa përdorin një slang më Amerikan “Whazzup bro”, dhe të tjerë të shastisin me një italishte, njësoj sikur të kenë jetuar në Bari prej vitesh. Nuk mungojnë dhe më klasikët me një frëngjishte që do ta kishte zili dhe vetë Voltaire apo të rinj që arrijnë të lexojnë Gëte në gjermanisht. Po, ne jemi një populll poliglot dhe me shumë gjasa do të vazhdojmë të jemi për sa kohë gjuhët janë një pasion i yni, që na ndihmon për të komunikuar kur udhëtojmë jashtë, për t’u punësuar dhe pse jo edhe për të qenë cool. Sepse sot të flasësh shumë gjuhë je padyshim në trend.

Por disa shprehje të huaja nuk gjejnë një kuptim të mirëfilltë në shqip për shkak të hendeqeve kulturore. Më poshtë do të gjeni 23 fjalë veçanërisht të vështira për t’u përkthyer:

  1. Kummerspeck

Fjalë Gjermane që nënkupton shtimin në peshë si pasojë e mbingrënies për arsye emocionale.

  1. Luftmensch

Në Jidish kjo fjalë nënkupton një person ëndërrimtar apo që nuk përshtatet me shoqërinë.

  1. Tsundoku

Kjo fjalë Japoneze nënkupton blerjen dhe stivosjen e librave që nuk do të lexohen kurrë.

  1. Chi Ku (吃苦)

Në gjuhën Kineze kjo fjalë i referohet aftësisë së dikujt të përballojë momentet e vështira pa u hidhëruar.

  1. Toska

Kjo fjalë Ruse i referohet plogështisë shpirtërore të paarsyeshme.

  1. Kreng-jai

Në gjuhën Taljlandeze nënkupton në një farë mënyre “konsideratën” por shpesh përdoret për t’ju referuar të kuptuarit të interesave të dikujt, ndonjëherë edhe të atyre që i adresohen personit që përjeton Kreng-jai.

  1. Pochemuchka

Kjo fjalë në Rusisht i referohet personave që bëjnë shumë pyetje.

  1. Goya

Në gjuhën Urdu kjo fjalë i referohet skepticizmit të dikujt ndaj një historie të treguar shumë mirë.

  1. Esculhambação

Kjo fjalë në gjuhën Portugeze i referohet rremujës së shkaktuar si pasojë e një papërgjegjshmërie organizacionale.

  1. Koi no yokan

Ndjesia që ke kur takon dikë për herë të parë dhe mendon se do të biesh në dashuri me të.

  1. Backpfeifengesicht

Në Gjermanisht kjo fjalë i referohet faqeve që meritojnë një goditje.

  1. Hanyauku

Kjo fjalë në gjuhën RuKwangali i referohet ecejakeve në majë të gishtave për shkak të rërës së nxehtë.

  1. Verschlimmbesserung

Në gjuhën Gjermane kjo fjalë i referohet përpjekjeve për përmirësime të caktuara që në fakt i përkeqësojnë situatat. 

  1. Pålegg

Në gjuhën Norvegjeze nënkupton “të gjitha gjërat që mund të vendosësh në panine”.

  1. Cwtch

Kjo fjalë shumë e përdorur në Uells mund të përkthehet në “vend i sigurt” por në të vërtetë i referohet një tipi të caktuar përqafimi të ngrohtë. Duke i dhënë dikujt një cwtch ju po i dhuroni dikujt një vend të sigurt.

  1. Sisu

Në gjuhën Finlandeze ky term nënkupton të mirën e të qenurit i fortë. Gjithashtu kjo fjalë lidhet me karakteristikat kombëtare të finlandezëve.

  1. Inat

Një fjalë që i referohet aktit të debatit me dikë vetëm sepse ke dëshirë të diskutosh me të.

Edhe pse jo në të njejtin kontekst, kjo fjalë ka kuptim edhe në gjuhën Shqipe por më tepër për të karakterizuar ndjesinë që provon kur ke hatërmbetje me dikë.

  1. Mokita

Kjo fjalë në gjuhën Kivila  nënkupton “të vërtetën që e njohim të gjithë por nuk e pranojmë apo për të cilën nuk flasim”.

  1. Won

Në gjuhën Koreane kjo fjalë i referohet ndjesisë së ngurrimit që një person përjeton kur i duhet të heqë dorë nga një iluzion.

  1. Yakamoz

Kjo fjalë në Turqisht përdoret për të treguar refklektimin e hënës në ujë.

  1. Waldeinsamkeit

Kjo fjalë e mrekullueshme në gjuhën Gjermane i referohet ndjesisë që përjeton kur gjendesh i vetëm në pyje.

  1. Lítost

Kjo fjalë në gjuhën Çeke nënkupton vuajtjen e krijuar nga vështrimi i papritur i mjerimit të dikujt.

  1. Culaccino

Me këtë fjalë në gjuhën Italiane nënkuptojmë rrethin e kondensuar që mbetet në tavolinë pasi kemi marrë në duar një gotë që ka pikuar aty.