Stil dhe Imazh

12 trende të flokëve për pranverë

Nga: Pikkom

Data 21-10-2016

Duke filluar me të shkurtrat Pixie e duke përfunduar me shkallëzimet e gjata të viteve 60’, në vijim do të gjeni modelet e flokëve të çdo gjatësie, më të kërkuarat e këtij sezoni.

1.Pixie e gjatë

Diku mes një Pixie të gjatë dhe një Bobi të shkurtër qendron gjatësia deri në mollëz. Rrumbullakosja dhe reduktimi i sasisë së flokëve në anën e pasme jep një pamje më të pastër dhe të rregullt.

michelle-williams-long-pixie-cut

2. Shkallëzim i shkurtër

Kjo prerje e shkurtër me maja të çrregullta krijon një kontrast shumë interesant me balluke të vendosura në anë, por gjithnjë në varësi të formës së fytyrës.

Arrivals to the 'Glee: 3D Concert Movie' Premiere at the Regency Village Theatre in Westwood, California. Pictured: Dianna Agron Ref: SPL304127 060811 Picture by: Russ Einhorn / Splash News Splash News and Pictures Los Angeles:310-821-2666 New York: 212-619-2666 London: 870-934-2666 photodesk@splashnews.com

3. Bob i shkurtër

Ky model mund të realizohet duke prerë drejt flokët në pjesën e pasme dhe duke shkurtuar pak pjesën e përparme për të rrumbullakosur fytyrën. Balluket janë një opsion.

alexa-chung

4. Bob i njëtrajtshëm

Modeli Bob i rradhës është i njëtrajtshëm përpara, mbrapa dhe anash. Ngjyrat janë thjesht detaje, mund të zgjidhni kombinimin që preferoni, por duhet të dini që ky model është një trend i momentit.

the-bob-haircutcut-obsession-8

5. Bob më i gjatë

Një kombinim interesant do të ishte një Bob më i gjatë me balluke, të cilat mund të jenë të prera drejt, ose më të shkurtra në qendër dhe duke u zgjatur në anë. Anët e ballukes duhet të jenë në gjatësinë e mollëzave.

cool-bob-with-bangs

6. Bob në anë

Ky është modeli me famë i  Victoria Beckham, por mesa duket edhe Jennifer Lawrence ndihet mirë me ondet e thjeshta.

a-line-bob

7. Gjatësi e njëtrajtshme

Ky model është tregues i bukurisë së thjeshtësisë. Sekreti qendron te gjatësia e njëtrajtshme me maja të prera në mënyrë të çrregullt për më shumë volum.

cara

8. Shkallëzim i gjatë

Emri më i mirë për t’i vënë këtij modeli është shkallëzim i gjatë. Majat vijnë gjithnjë e më të shkurtra, duke u ngjitur në majë të kokës dhe shtresat e ndryshme janë të rregullta dhe të shkallëzuara butësisht përgjatë kokës.

long-shag

9. Prerje e drejtë

Majat e rrubullakosura në të njejtën gjatësi nuk mund të duken keq nëse u jepni pak nuanca. Edhe nëse jo, ky model është ndër më të preferuarit e momentit.

blunt-ends

10. Modelet e gjata

Nuk ka asgjë të keqe me prerjet e drejta. Sidomos nëse keni flokë të fortë dhe të shëndetshëm. Ngrënia e majave herë pas here ndihmon në kurimin e gjallërisë së tyre.

jessica

11. Gjatësi perfekte

Flokët e gjatë, jo detyrimisht të kuruar në detaj, me balluke te bollshme gjithë volum, mund të jetë zgjidhja më e mirë për disa. Shkallëzimi i jep gjallëri flokëve.

dacota

12. Modeli më interesant i këtij sezoni

Jetë të gjatëe Bobit më të gjatë! Ky model është fjala e fundit e kësaj vjeshte, sepse po ju pëlqen të gjithëve, është i lehtë për t’u stiluar dhe falë versioneve më të fundit të Kim Kardashian, Jemima Kirke, Fergie dhe shumë të tjerave, po i shtohet vlera. Gjithçka për pak maja më të shkurtra në pjesën e pasme të kokës, të cilat vijnë duke u zgjatur pranë fytyrës. Gjatësia e zbut efektin theksues të kontrastit. Dikur ky trend mbante emrin e Victoria Beckham, por përhapja po tregon që nuk do të dalë kurrë nga qarkullimi.

trendy-hair

Burimi:               www.instyle.com

www.harpersbazaar.com