Shëndet

4 shenja të mpiksjes së gjakut që duhet të dini kur jeni duke udhëtuar

Nga: Pikkom

Data 19-05-2017

Keni prenotuar një fluturim apo do të ndërmerrni një rrugë më të gjatë se tre orë? Atëherë, le të flasim për mpiksjen e gjakut. Pse do të pyesnit? Për disa udhëtarë, mpiksja e gjakut mund të jetë rrisk serioz gjatë udhëtimeve të gjata, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Dhe së fundmi, në një fluturim ndodhi që pasagjerët u zunë për t’i liruar radhën dikujt që kishte shumë nevojë të dilte menjëherë pasi u ul avioni, raporton TMZ.

1 në 1,000 njerëz zhvillon mpiksje të gjakut sipas CDC. Palëvizshmëria që përjetoni gjatë udhëtimeve të gjata, është një faktor i rëndësishëm rrisku thotë Thomas Maldonado, kirurg kardiovaskular dhe profesor i Qendrës Mjekësore të NYU.

Ja çfarë duhet të dini për të mbrojtur veten tuaj.

Mpiksja e gjakut ndodh në thellësinë e venave.

Mpiksjet e gjakut njihen ndryshe si trompoza të thellësive të venave të gjakut, duke qenë se nuk duken kurrë në sipërfaqe. Në pjesën më të madhe të rasteve, formohen në këmbë edhe pse mund të prekin çdo venë të trupit. Çfarë e bën të rrezikshme mpiksjen e gjakut është potenciali i tij për të lëvizur nëpër sistemin qarkullues të gjakut.

“Situata është e tillë: Kemi arteriet që çojnë gjak në ekstremitete dhe arterie që kthejnë gjakun në zemër,” thotë Dr. Maldonado. “Kur formohen mpiksje në vena, vetë ajo mund të lëvizë dhe të drejtohet për në zemër ose mushkëri për t’u sistemuar në zemër.”

Kjo ndodhi mund të jetë shumë e rrezikshme, madje fatale.

Udhëtimet në distanca shumë të largëta mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut duke qenë se kanë të bëjnë me të qendruarin ulur për një kohë të gjatë.

Ndërkohë që shumë e lidhin mpiksjen e gjakut me fluturimin, efekti mund të jetë i njejtë për çdo lloj udhëtimi. “Nuk ka asnjë lidhje magjike mes të fluturuarit në lartësi të mëdha dhe të formuarit të mpiksjeve të gjakut,” thotë Dr. Maldonado. “Kur qendroni palëvizur për më shumë se tre ose katër orë, mund të zhvilloni tendencën që gjaku të mblidhet në këmbë dhe të formohen mpiksjet.

Kur ulemi për periudha të gjata kohe dhe nuk shtriqemi, mekanizmi që e bën gjakun të qarkullojë nuk punon si zakonisht. “Muskuli i pjesës pas gjurit e kthen gjakun pas në zemër dhe mushkëri,” thotë Dr. Maldonado. “Por kur udhëtoni gjatë, të qendruarit pa lëvizur shoqërohet me rrisqe të mëdha.”

Ai shton që njerëzit zakonisht dehidratohen gjatë udhëtimeve të gjata, që është gjithashtu një rrisk tjetër për formimin e mpiksjes së gjakut. Kur trupi nuk furnizohet mjaftueshëm me lëngje, venat e gjakut mund të tkurren ndërkohë që gjaku bymehet, duke shtuar mundësitë për mpiksje të gjakut.

Shenjat e mpiksjes së gjakut janë unike dhe nëse ndjeni ndonjërën ka diçka që nuk shkon. 

“Nëse keni dhembje të këmbëve, në pjesën e pasmë të gjurit sidomos dhe fillojnë të enjten, ka gjasa të jenë duke u formuar mpiksje të gjakut,” thotë Dr. Maldonado. Lëkura që ndihet e nxehtë dhe është skuqur janë simptoma të trompozës së venave, sipas CDC.

Nëse po përjetoni një ose më shumë simptoma gjatë një rrugëtimi të gjatë, Dr. Maldonado thotë që duhet të alarmoheni dhe të dilni sa më parë të jetë e mundur nga avioni. Njerëzit që përjetojnë mpiksje të gjakut duhet të marrin hollues gjaku për 3-6 muaj për të parandaluar formimin e tyre.

Ndërkohë që dhembjet dhe enjtjet në këmbë janë sigurisht simptoma jo të këndshme, Dr. Maldonado thotë që udhëtimi i mpiksjeve është edhe më shqetësues. “Këtë do të donit ta evitonit,” thotë ai. “Dhe nuk ekzsiston një mënyrë e mirë për të parashikuar cila mpiksje do të udhëtojë, por kur ju formohen në këmbë, mund të përjetoni bllokim të enëve të gjakut në zonën pulmonare, gjë që në ¼ e rasteve ka çuar në vdekje.”

Një bllokim i enëve të gjakut në zonën pulmonare ndodh kur një venë e mushkërive bllokohet nga një mpiksje. “Simptomat janë shumë traumatike,” thotë Dr. Maldonado dhe kanë të bëjnë me dhembje të kraharorit, vështirësi në frymëmarrje kështu që duhet kërkuar ndihmë menjëherë.

Fatmirësisht ka mënyra për të parandaluar formimin e mpiksjeve të gjakut.

“Çelësi për mpiksjet e gjakut është të kuptuarit të rrisqeve,” Dr. Maldonado. Faktorët e rriskut përfshijnë një histori familjare të formimit të mpiksjeve të gjakut, shtatëzani, duhanpirja, të qenurit mbipeshë dhe të kaluarit të 60-ave, sipas klinikës Mayo .

Nëse keni një seri të faktorëve të rriskut, është e rëndësishme të ndërmerrni nismën e parandalimit të tyre.

Parandalimi është i thjeshtë: Në një rrugëtim të gjatë, përpiquni të shtriqeni dhe të ecni mes orëve. Nëse gjendeni në një fluturim të gjatë, përfitoni nga fikjet e rripave të sigurimit për të lëvizur pak. Nëse nuk mund të çoheni të paktën lëvizni gjymtyrët. Klinika Mayo sugjeron që të ngrini thembrat ndërkohë që majat e gishtave i mbani në dysheme.  

Dr. Maldonado shton që nëse keni një seri faktorësh rrisku të mpiksjeve të gjakut, duhet të shmangni pijet dehidratuese si alkoli dhe kafeina ndërkohë që udhëtoni dhe sigurohuni të konsumoni ujë.  

Burimi: www.self.com