Stil dhe Imazh

5 gjëra që duhet t’i dini përpara se të prisni flokët

Nga: Pikkom

Data 11-05-2017

Nëse keni flokë të gjatë, vera mund t’ju shtyjë t’i prisni. Nuk mjafton që tashmë i kanë prerë të njohura si Jennifer Lawrence apo Scarlett Johansson. Duhet të dimë se si mund ta bëjmë tonin këtë stil. Për këtë kemi përmbledhur këshillat e këtyre prodhuesve të produkteve të kujdesit për flokët: Davines, Neil George dhe Fekkai. Këshillat e tyre janë shumë të dobishme dhe do t’ju shërbejnë nëse keni planifikuar t’i prisni flokët të shkurtra.

Përshtateni modelin e shkurtër të flokëve me formën e fytyrës

“Një model i shkurtër flokësh si BOB tregon pjesën më të madhe të formave të fytyrës më mirë,” thotë Jordi Martinez, stilist në sallonin Fekkai Soho. Si rregull i përgjithshëm, fytyrat e gjata duhet t’i evitojnë modelet që i bëjnë të duken edhe më të gjata. Për fytyrat më të vogla dhe të rrumbullakëta shkojnë për shtat modele të gjata në nivelin e veshëve. Përveç modelit të flokëve, shpjegon Joseph DiMaggio, Ambasador i Davines, balluket janë shumë të rëndësishme. “Një balluke e drejtë në një fytyrë të rrumbullakët e bën fytyrën të duket më e vogël por një e shkallëzuar është perfekte për një fytyrë rrumbullake.” Sa për modelet shumë të guximshme si prerjet shumë të shkurtra është çështje qendrimi. DiMaggio thotë, “Nëse mund ta mbani kokën e rruar me vetëbesim atëherë bëjeni.”

Mendoni për llojin e flokëve

Nëse keni flokë të drejtë dhe të rregullt, çdo prerje flokësh ju shkon. “Modeli duhet përshtatur me llojin e flokëve,” thotë DiMaggio. “Është çështje balance, si çdo gjë tjetër.” Pavarësisht nëse keni flokë të drejtë apo kaçurrela prerjet e shkurtra synojnë volum. “Sa më të gjata të jenë aq më shumë i nënshtrohen forcës së rëndesës,” shpjegon DiMaggio. “Dhe nëse keni flokë shumë kaçurrela bëni kujdes me efektin tkurrës.” Kaçurrelat kanë nevojë për hidratim.

Mos harroni ngjyrën

“Ajo që funsionon në flokë të gjatë nuk funksionon detyrimisht edhe në flokë të shkurtër,” thotë Amanda George bashkëthemeluese e sallonit Jonathan & George. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni maja më të hapura. Mendoni për ngjyrën që do të plotësonte modelin tuaj të ri të flokëve. Për shembull George thotë, “Jennifer Lawrence i bëri më bjonde përpara për të theksuar dhe për të vënë në dukje modelin.” Kujtohuni që duhet të zgjidhni produktet e duhura të kujdesit për to.

Njihni veten

Bëni mirë të merrni me vete një foto të modelit që kërkoni të realizoni. Por DiMaggio ju sugjeron të tregoheni sa më realiste. Më parë analizojeni modelin me veten për të kuptuar nëse keni formën e duhur të fytyrës për të. Mendoni sa të lehtë apo të vështirë do ta keni të përkujdeseni për atë model flokësh.

Flokët tuaj do të marrin kot

Do të dilni nga salloni duke ndjerë një peshë shumë më të lehtë në shpatulla. Pasi i prisni flokët do të duhet t’i lani flokët të paktën 3-4 herë që ato të fillojnë të rriten në një formë më natyrale. Duhet të ndryshoni edhe rutinën e përkujdesjes për flokët. Flokët më të shkurtër bëhen më të yndyrshëm kështu që duhet t’i lani më shpesh. Për flokët kaçurrela mirë do të ishte të përdoreshin produkte për volumin dhe shkëlqimin. Do t’ju sugjeronim ujin me kripë që tani e gjeni kudo në shitje.

Burimi: www.birchbox.com

www.instyle.com