Biznes dhe Industri

5 mënyra të çuditshme për t’u pasuruar

Nga: Pikkom

Data 10-01-2017

Nëse filloni të punoni mbi një nga alternativat e mëposhtme, me siguri shumë shpejt do të hiqni dorë nga puna juaj aktuale.

Të gjithë e dinë tashmë se ekziston një botë e tërë me mundësi për të fituar para nëpërmjet internetit. Por megjithatë, ju vazhdoni të hani Nutella në kolltukun tuaj të rehatshëm ndërkohë që të tjerët po pasurohen.

Më e keqja do të vijë kur ju të zbuloni se si të tjerët po fitojnë kaq para. Sigurisht nuk është aq e thjeshtë sa duket, por gjithsesi mbetet e thjeshtë. Dhe doni të dini diçka tjetër? Ju mund të bëni të njëjtën gjë. Është e sigurt se do të preferoni të hiqni dorë nga puna juaj pasi të lexoni këto pesë mënyra se si të krijoni të ardhura:

  1. Realizoni video për fëmijët në Youtube

A e dini se 10 nga 15 kanalet më të ndjekura në Youtube krijojnë video për fëmijët nga 1 në 5 vjeç? Me siguri që jo. Por si ka mundësi të ndodhë diçka e tillë?

Pasi vijnë nga puna, prindërit ua lënë tabletat apo smartphone-t e tyre fëmijëve ndërkohë që vetë pushojnë. Gjithmonë e më shumë njerëz po i largohen televizorit për t’u fokusuar te ekrani inteligjent. Fakti që shumë nga këto video kanë të njëjtën kohëzgjatje si episodet e filmave në televizion, është një arsye tjetër bindëse. Me anë të këtyre videove, kanalet në Youtube po fitojnë një numër shumë të madh ndjekësish dhe gjenerojnë nga 10,000$ në 100,000$ çdo ditë vetëm nga reklamat.

  1. Mësimdhënie online

Çdokush ka disa aftësi dhe njohuri që dikush tjetër do të ishte i gatshëm të paguante për t’i pasur. Ka shumë persona që fitojnë miliona duke krijuar klasat virtualeUdemy ose website të ngjashme. 10 kontribuesit më të mëdhenj kanë fituar të paktën 17 milionë dollarë.

Fillimisht krijoni kursin dhe më pas caktoni shumën për të cilën personat mund ta aksesojnë. Gjithashtu mund t’u mësoni njerëzve si të jeni asistentët tuaj virtualë. Njerëzit kanë nevojë për këshilla apo për njohuri shtesë për t’u rritur në karrierën e tyre profesionale. Gjithçka që duhet të bëni është të krijoni një faqe interneti dhe t’i tërhiqni njerëzit aty.

  1. Të shisni libra elektronikë

Ju duket e mërzitshme? Jo. Duket shumë fitimprurëse. Shitësit e librave elektronikë si Nook apo Amazon zakonisht ju lënë të mbani 70% të fitimit të çdo gjëje që botoni. Të shisni këto libra është një proces i thjeshtë: e shkruani, e hidhni në rrjet dhe merni pagesat nga njerëzit.

Përgjithësisht çmimet variojnë nga 0.99$ në 5.99$ për libër. Kjo do të thotë se mund të fitoni 0.70$ deri në 4.19$ për çdo shitje. Që të bëheni milioner duhet të shisni nga 240,000 deri në 1,4 milionë kopje. Ju duket numër i madh? Nuk është edhe aq. Shkrimtarët në mbarë botën gjenerojnë çdo ditë rreth 2,000,000$ vetëm nga Amazon dhe Nook.

Këtu mund të gjeni një guidë si mund ta realizoni diçka të tillë.

  1. Këshilloni njerëzit se çfarë të blejnë

Affiliate marketing konsiston në pagesën që ju bëjnë brande të caktuara për t’u rekomanduar personave të tjerë produktet e tyre. Ju përdorni blogun apo Instagramin personal për të ndarë me audiencën që ju ndjek produktet. Më pas shpërbleheni në bazë të një komisioni për çdo mall apo shërbim që është shitur nëpërmjet adresës suaj.

Kjo mënyrë shitjeje është bazuar në parimin “fitore-fitore”, pasi ju nuk humbi asgjë duke postuar si zakonisht, ndërsa fitoni edhe para nëpërmjet blerjeve që bëhen si pasojë e postimeve tuaja. Shumica e këtyre programeve gjenden në Amazon dhe Sharper Image, por mund të gjeni mijëra programe të tjera.

  1. Të shisni gjëra

Nuk jam i sigurt nëse e dini, por gjithkush mund të krijojë një dyqan online. Ndoshta ju duket sikur një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm “peshqit” e mëdhenj të shitjes, por nuk është kështu.

Mund të kërkojë pak “mashtrime”, por janë të shumtë ata që i kanë kthyer dyqanet e vogla online në brande disa milionë dollarëshe.

Të gjitha këto këshilla mund të duken si gjëra të thjeshta, por kanë mos harroni se bëhet fjalë për një audiencë marramendëse. Ju cilën alternative do të zgjidhni?

Burimi: www.elitedaily.com