Stil dhe Imazh

5 ngjyrat më të bukura për të lyer muret e dhomës së gjumit

Nga: Pikkom

Data 09-01-2017

Kur zgjedhim ngjyrat për të lyer shtëpinë, pse të mos frymëzohemi nga arti? Në fund të fundit është hapësira më personale, kështu që lejoni ngjyrat tuaja të preferuara t’ju udhëheqin drejt zgjedhjes së duhur. Megjithatë, është një ide e mirë të keni parasysh këshillat e dobishme.

Mundësitë janë të shumta, madje mund të kombinoni dhe shtresëzoni ngjyra të ndryshme për të krijuar një pamje unike. Nuk është e thënë që ngjyra e dhomës suaj të gjumit të shkojë me ambjentet e tjera të shtëpisë, por duhet të plotësojnë njëra tjetrën. Përzgjedhja e ngjyrave të theksuara dhe përshtatja e këtyre të fundit me ambjentet e tjera të shtëpisë do të krijojë një dizajn të unifikuar, i cili do t’ju ofrojë rehatinë që dëshironi dhe meritoni.

1.Calamine

roze-e-lehte

Calamine është një fije larg nga roza e vërtetë. Kështu që personat më pak guxues me ngjyrat mund të përfitojnë nga zbehtësia e saj.

2. Cabbage White 

bojeqielli

Kjo ngjyrë është e butë, shprehëse dhe në ndryshim nga ngjyrat e tjera i plotëson shumë mirë të gjitha nuancat.

3. Hague Blue

gri

Ngjyra Hague Blue kombinohet shumë bukur me ngjyrën portokalli ose të verdhë të ëmbël, por mund të shkojë dhe me të errëtat deri në të zezë.

4. Farrow’s Cream

e-verdhe

Elegante, e zbehtë dhe relaksuese, kjo ngjyrë është perfekte për dhomën e gjumit.

5. Pink Ground 

roze

Kjo nuancë e rozës është e ëmbël dhe e qetë. Është një sfond shumë i mirë për grinë e zbehtë, kafen e ëmbël, ose të verdhën.

Burimi: www.nymag.com