Shëndet

5 zakone të përditshmërisë së moshuarve që duken gjithnjë të rinj

Nga: Pikkom

Data 25-05-2017

Duke ndjekur këto pesë zakone të thjeshta, është e thjeshtë të ngadalësohet plakja madje edhe të përmbyset si proçes.

“Të gjithë fëmijët, përveç njërit që e njohim shumë mirë, rriten. E dinë që do të rriten madje dhe Wendy dinte një mënyrë. Një ditë, kur ajo ishte dy vjeç, po luante në kopsht dhe këputi një lule. Shkoi t’ia dhuronte së ëmës. Duhet të ketë qenë shumë e gëzuar Znj. Darling pasi vuri dorën në zemër dhe i tha, ‘Oh, pse nuk mund të qendrosh kështu përgjithmonë!’Vetëm kaq u tha por Wendy e kuptoi që do t’i duhej të rritej. Gjithmonë i kupton gjërat pas numrit dy. Dyshi është fillimi i fundit.” ― J.M. Barrie, Peter Pan

Ashtu si edhe Wendy, mundësia jonë e fundit është të pranojmë të pashmangshmen. Duhet të rritemi, të shkojmë në shkollë dhe të përsërisim rregulla të pakuptimta. Vetëm nëse krejt papritur takojmë dikë që e pranon proçesin e të rriturit dhe kujdeset për shëndetin fizik duke treguar gjithnjë sjellje pozitive përgjatë jetës. Është magji apo thjesht fati që i lejon këta njerëz t’ia hedhin moshës? Fatmirësisht, shkenca na ka treguar që sfida nuk është e pamundur. Shumë studime mahnitëse na kanë treguar sekrete për të luftuar plakjen dhe që janë të pranueshme universalisht. Rezultatet tregojnë që nëpërmjet disa mënyrave shumë të thjeshta mund të përqafojmë Perter Pan-in tonë të brendshëm.

1. Dieta mediterrane.

Për të qendruar të rinj, nuk mjafton të ndiqni një dietë të shëndetshme. Shkenca ka treguar që një dietë mediterrane përmirëson sistemin kardiovaskular, atë nervor dhe shëndetin e kockave. Kjo dietë është e pasur me fruta, perime, drithëra, legume dhe vaj ulliri dhe derivon nga proteina të peshkut apo mishit të pulës në vend të mishit të kuq. Një studim me rreth 1,300 pjesëmarrës nga pesë shtete europiane që u ushqyen me dietën mediterrane për një vit tregoi që në fund njerëzit kishin reduktuar proteinën reaktive C (CRP).  (CRP) është një element inflamator që lidhet me plakjen. Për më tepër, studimi tregoi që pjesëmarrësit kishin reduktuar nivelet e osteoporozës. Një tjetër studim me rreth 562 pjesëmarrës zbuloi që individët në të 70-tat e tyre që u ushqyen me dietën mediterrane reduktuan tkurrjen e trurit, tipike për individët të po së njejtës moshë. Më pak tkurrje nënkupton më pak humbje të kujtesës dhe aftësi të përmirësuara për të menduar qartë.

2. Të ushtruarit.

Nuk ka të bëjë me një rutinë të të ushtruari që ju ndihmon të qendroni të rinj dhe të shëndetshëm. Ka të bëjë me se si ushtroheni. Të ushtruarit me intervale që konsiston në fillesa më të moderuara dhe duke vijuar me ushtrime më rigoroze, mesa duket përmbys proçesin e plakjes. Një studim mbresëlënës vëzhgoi 72 meshkuj me stile jete sedentare dhe femra nga dy grupmosha, nën 30 dhe mbi 72, gjatë tre regjimeve stërvitore të ndryshme. Stërvitje me pesha, me biçikletë për disa ditë dhe stërvitje me biçikletë të alternuar me pesha. Pjesëmarrësit në studim u vlerësuan për gjendje të përmirësuar të fizikut dhe ndërtim të muskujve duke studiuar veçanërisht ndikimin e regjimit të të ushtruarit në qelizat e muskujve. Çdokush në tre grupet u përmirësua në lidhje me gjendjen fizike. Grupmosha më e vjetër tregoi të kishte 400 gjene të qelizave muskulore që silleshin ndryshe pas stërvitjes me intervale, ndërsa grupmosha më e re pësoi ndryshime në 274 gjene. Gjenet që ndryshuan ndikojnë në aftësinë e mitokondrisë për të prodhuar energji për qelizat, gjë që përmirëson shëndetin dhe jetëgjatësinë e qelizave. Ndoshta pjesa më interesante e këtij studimi është që grupmosha më e re kishte gjithnjë më shumë përfitime se grupmosha më e re. Nuk është kurrë vonë!  

3. Marrëdhëniet shoqërore.

Marrëdhëniet kanë një ndikim shumë të madh në shëndetin fizik. Studimet kanë treguar vazhdimisht që ata të cilët krijojnë lidhje personale më të forta jetojnë më gjatë. Sa për ata që krijojnë lidhje të varfëra, vuajnë nga gjendje kronike të shëndetit duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, përgjigjje të dobësuara të sistemit imunitar, depresion, çrregullime të gjumit dhe humbje të kujtesës. Studimi i Harvard mbi plakjen siguron ndoshta të dhënat më interesante në lidhje me efektin e lidhjeve në shëndetin e njerëzve. Lidhjet e ngushta kanë një impakt edhe më të madh në cilësinë e jetës se paratë, niveli i inteligjencës apo shtresa shoqërore. Lidhjet kanë provuar të reduktojnë rrisqet për degradim të shëndetit mendor apo fizik duke qenë kësisoj nxitës të jetëve të gjata dhe të lumtura.  

4. Meditimi.

Një sërë studimesh tregojnë se si meditimi mund të përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor, por ka edhe shumë të tjerë që provojnë ndikimin pozitiv kundër plakjes. Studimet kanë treguar që meditimi ka një ndikim pozitiv në gjatësinë e telomereve. Telomeret janë pjesë mbrojtëse të fundeve të kromozomeve të cilat mbajnë informacionin gjenetik të ADN-së sonë. Në mënyrë që të kujdesen për shëndetin dhe jetëgjatësinë e organeve tona, qelizat tona ndahen dhe shumohen me plakjen. Çdo herë që qelizat tona ndahen, telomeret shkurtohen. Sa më shumë të shkurtohen, aq më të prirura të sëmuren bëhen. Ata që praktikojnë meditimin e rregullt, kanë telomere më të gjata, duke prodhuar qeliza që janë të afta të jetojnë dhe ndahen më gjatë. Kësisoj ruhet shëndeti dhe rinia e organeve tona.

Meditimi ka provuar të mbrojë trurin nga plakja. Pjesëmarrësit në një program meditimi mindfulness prej 8 javësh provuan të kishin bërë ndryshime drastike në zona të caktuara të trurit që lidhen me kujtesën, stresin dhe empatinë. Një studim tjetër tregoi medituesit e rregullt në të 50-tat kishin të njejtën madhësi të korteksit ballor si ata në moshën 20 vjeçare.

5. Optimizmi

Sado e vështirë të jetë në raste të caktuara, të mbajturit të një qendrimi pozitiv ka një efekt shumë pozitiv në luftën kundër plakjes. Një studim tjetër vëzhgoi një grup njerëzish në të 50-tat për 23 vite. Ata që mbanin një qendrim pozitiv në lidhje me të ardhmen zhvillonin një aftësi më të madhe për të funksionuar në mënyrë të pavarur, të mbanin shëndet fizik të mirë, të punonin me kohë të plotë dhe të shijonin jetën shoqërore. Edhe kur t’ju duhet të përballeni me probleme shëndetësore, është e rëndësishme të mos demoralizoheni. Ata që vepruan kështu kishin normë më të ulët vdekjeje. Kur të jetë e mundur, evitoni stereotipet negative të plakjes. Pini nga burimi i rinisë duke zgjedhur të shikoni drejt jetës edhe në momente sfiduese.  

Burimi: www.inc.com