Blogje

6 arsyet kryesore pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm

Nga: Pikkom

Data 14-06-2017

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por shumë njerëz e neglizhojnë. Në fakt, studimet kanë treguar që më pak se 40% e amerikanëve e konsumojnë rregullisht çdo mëngjes. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë plane të ngjeshura, por kjo nuk lë mjaftueshëm kohë për të konsumuar mëngjesin. Megjithatë, duhet të bëni më të mirën tuaj për të konsumuar një vakt ushqyes përpara se të filloni ditën. Ka një sërë dobish nga të konsumuarit të mëngjesit.

Në vijim do të gjeni disa nga këto dobi:

Shtim të niveleve të energjisë.

Nëse ndiheni të ngathët në mëngjes, një mëngjes i plotë dhe i pasur me vlera mund t’ju sigurojë energjitë e nevojshme për t’ia dalë me gjithçka gjatë ditës. Fibra, vitamina C dhe D, janë vetëm disa nga ushqyesit që ju ndihmojne të shtoni nivelet e energjisë. Një tost i mirë me vezë dhe një portokall në mëngjes do të ishin mëse të mjaftueshme.

Ndihmon në përmirësimin e përqendrimit.

Do të jetë më e lehtë për ju të përqendroheni në punë apo në mësime nëse stomakun e keni plot. Nga ana tjetër do ta keni më të vështirë të bëni gjërat tuaja nëse e keni barkun bosh. Kur jeni të uritur është e vështirë të mendoni për diçka tjetër që nuk është ushqim.

Ndihmon kundër shtimit në peshë.

Kërkuesit kanë zbuluar që njerëzit të cilët e shmangin mëngjesin janë më të prirur të shtojnë në peshë. Është kryer një studim i cili analizon zakonet e të ushqyerit të 2,200 adoleshentëve. Rezultatet e studimit treguan që adoleshentët të cilët e konsumonin rregullisht mëngjesin ishin më pak të prirur të zhvillonin mbipeshë. 

Kur e kapërceni mëngjesin, gjasat janë që të konsumoni më shumë ushqim nga sa është e nevojshme në drekë apo darkë.

Nxit metabolizmin.

Metabolizmi ka një tendencë të lodhet kur shtriheni për të fjetur. Konsumimi i mëngjesit ndihmon në përmirësimin e metabolizmit. Një metabolizëm më i shpejtë ju lejon të digjni më shumë kalori gjatë ditës. Kjo është një tjetër arsye pse patriotët e mëngjesit nuk janë ndonjëherë mbipeshë.

Ndihmon në rënien e niveleve të kolesterolit LDL.

Kolesteroli LDL që njihet si tipi i dëmshëm i kolesterolit bllokon arteriet dhe shton mundësitë për zhvillim të sëmundjeve të zemrës. Studimet kanë treguar që të konsumuarit të mëngjesit rregullisht ndihmon në rënien e nivelit të kolesterolit LDL.

Parandalon atakun në zemër.

Një studim më i fundit i Shkollës Harvard të Shëndetit Publik ka treguar që njerëzit që e shmangin mëngjesin kanë rrisqe më të larta për zhvillim të sëmundjeve të zemrës. Studimi përfshinte rreth 27,000 meshkuj të moshave nga 45-82 vjeç. Studimi zgjati 16 vite dhe 1,600 prej tyre vuanin nga një sëmundje e zemrës. Kërkuesit zbuluan që burrat të cilët e shmangnin mëngjesin ishin rreth 27% më shumë të prirur të zhvillonin sëmundje të zemrës. Shmangja e mëngjesit shton rrisqet për zhvillim të niveleve të larta të kolesterolit, obezitetit, tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit të cilët janë faktorë rrisku të sëmundjeve të zemrës. Për këtë arsye mund të jeni në gjendje të reduktoni rrisqet për atak në zemër nëse konsumoni mëngjesin rregullisht.

Është shumë e rëndësishme për ju që të bëni vend për vaktin e mëngjesit. Një mëngjes i shëndetshëm nxit metabolizmin, shton nivelet e energjive, ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe ul nivelet e kolesterolit të dëmshëm. Gjithashtu mund të parandalojë shtimin e tepruar në peshë duke reduktuar edhe rrisqet për zhvillim të sëmundjeve të zemrës.

Burimi: www.naturalnews.com