Blogje

7 gabime në Facebook që ju kushtojnë karrierën

Nga: Pikkom

Data 23-01-2017

“Gjithmonë e më shumë punëdhënësit kontrollojnë rrjetet sociale – Facebook, Instagram, Twitter – të kandidatëve për punë.”

Gjatë proçesit të rekrutimit, shumë kompani kontrollojnë rrjetet sociale të kandidatit, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe Twitter. Postime të cilat ne nuk mendohemi dy herë për t’i hedhur, si për shembull figura qesharake, foto të shkujdesura në ditëlindjen e një miku apo foto nga plazhi. Shpesh herë postimet krijojnë një mendim negativ te punëdhënësi duke u bërë faktor kyç për humbjen e mundësisë së punësimit.

Këtu mund të gjeni 7 gjëra që jua bëjnë faqen e Facebook jo profesionale, aq shumë, sa që një punëdhënës i fuqishëm mund t’ju heqë nga lista e kandidatëve për punë.

  1. Gjuhë urrejtjeje

Së fundmi, është shtuar ndjeshëm numri i personave që e humbin vendin e punës për shkak të gjuhës plot urrejtje që përdorin në rrjetet sociale. Duhet të dini se gjithçka që publikoni, bëhet e aksesueshme nga të gjithë. Ndaj, kujdesuni që në Facebook të vini fytyrën tuaj më të mirë duke larguar urrejtjen.

  1. Paragjykues ndaj femrave

Toleranca ndaj diskriminimeve gjinore është shumë e ulët. Duke ndjekur sjellje patriarkale, është e sigurt që shumë shpejt do të jeni jashtë listës së kandidatëve për punë, veçanërisht nëse punëdhënësit janë femra.

  1. Foto të çuditshme

Është gjë e mirë të pastroni vazhdimisht. Asnjë nuk do t’ju shohë të dehur në festën e universitetit apo të shohë selfie-t tuaja nga dalja e mbrëmshme me miqtë. Hidhni në Facebook materiale që janë profesionale dhe për të cilat ndiheni krenarë.

  1. Fjalime

Ndërsa Facebook po rritet çdo ditë, ashtu po rriten edhe influencat politike. Është e vështirë të lexosh statuse të gjata rreth çështjeve politike. Sigurohuni t’i mbani këto “fjalime” private.

  1. Postimet personale

Sinqeriteti është diçka e mirë, por në internet ka gjëra që janë interesante për njerëzit dhe ka të tjera që nuk janë. Shprehja e emocioneve, veçanërisht për gjëra personale si shëndeti mendor apo histori dramatike, mund të jetë diçka interesante për miqtë, por absolutisht jo për punëdhënësin tuaj të ardhshëm. 

  1. Foto që tregojnë më shumë seç duhet

Të gjithë e kemi hedhur një foto nga plazhi, apo me një veshje që na tregon lakuriqësinë. Me siguri që kjo shkakton një ndjesi jo të mirë te punëdhënësi. Mos ngurroni t’i fshini këto foto, ose të paktën bëjini private.

  1. Pëlqimet dhe interesat

Pothuajse gjithmonë u tregojmë të gjithëve në Facebook faqet që pëlqejmë apo grupet ku bëjmë pjesë. Sigurohuni që këto pëlqime të mos tregojnë anë të dobëta tuajat, të mos kenë lidhje me stilin e punës dhe të mos tregojnë rendiment të ulët pune.

Burimi: www.inc.com