Stil dhe Imazh

7 Këshilla për ta bërë të ushtruarit interesant

Nga: Pikkom

Data 28-04-2017

Pavarësisht dobive për sa i përket peshës, të ushtruarit rregullisht është një nga ato zakone të mira që të gjithë duhet ta synojmë. Dobitë e të ushtruarit janë të pafundme. Na ndihmon të bëjmë gjumë më të rehatshëm, të manaxhojmë stresin dhe ankthin, të reduktojmë rrisqet për sëmundje të zemrës, reduktojmë rrisqet për kancer madje dhe artrit. Nuk mund të mohoni ndjesinë e mirë të qarkullimit të endorfinës në sistem.

Megjithatë, ne e dimë që të ushtruarit nuk është gjithmonë gjëja më interesante për t’u bërë në kohën e lirë, veçanërisht nëse do e zëvendësonit me ndonjë gotë të mirë alkoli me miqtë. Është një zakon për të cilin duhet të gjeni kohë sepse nuk është e lehtë kur ndërhyjnë të gjitha shqetësimet e jetës.

Me të gjetur një mënyrë për t’ju përshtatur rutinës, mund të bëni disa gjëra për të gjallëruar momentet e të ushtruarit, që do t’ju joshin për të vazhduar. Pavarësisht se çfarë mund të keni përjetuar në rutinat tuaja të të ushtruarit më parë, nuk ka pse të jetë thjesht një detyrë. Ne do t’ju ndihmojmë të gjeni veten në rutinat tuaja stërvitore.

1. Kuptoni që të ushtruarit nuk kërkon që të shkoni detyrimisht në palestër.

Për sa kohë e ndihmoni zemrën me ritmin dhe vini trupin në lëvizje, do të thotë që po ushtroheni. Mund të përfshijë një sërë aktivitetesh fizike që nuk kanë të bëjnë me palestrën.

Mos e limitoni veten për të provuar gjëra të ndryshme. Në mënyrë të ngjashme mos e ndëshkoni veten nëse palestra nuk bën për ju. Ka shumë gjëra që mund t’i bëni me miqtë tuaj pa ndërhyrë në kohën tuaj me veten.

2. Gjeni një rutinë stërvitore që ju shijon.

Disa njerëz pëlqejnë ngritjen e peshave dhe të tjerë preferojnë Yoga. Disa e urrejnë Yoga ndërsa të tjerë pëlqejnë ngjitjen në mal. Gjeni një rutinë stërvitore që ju shijon, pavarësisht asaj që bëjnë miqtë tuaj. Mos u kufizoni nga trendet më të fundit. Vetëm sepse po u bëhet shumë publicitet nuk do të thotë që është rutina e duhur për ju. Provoni gjëra të ndryshme deri sa të kuptoni cila është e duhura për ju. Çfarë rëndësie ka nëse miqtë tuaj mendojnë që Zumba është kot. Për sa kohë funksionon për ju vazhdoni të lirë.

3. Kombinojini!

Nëse mërziteni duke bërë vazhdimisht të njejtën gjë, thjesht mos e bëni më. Edhe nëse ju pëlqen ajo që bëni, mund t’i jepni pak variacion rutinës dhe ndërtoni një plan të ushtruari. Jo vetëm që do t’ju mbajë të interesuar në aktivitetin fizik, por gjithashtu do t’ju bëjë të kuptoni shumë në lidhje me trupin tuaj.

Mbase do bënit mirë të kryenit ushtrime force një apo dy herë në javë, të kombinuar me Yoga dhe vrap. Zgjidhni të preferuarat tuaja dhe krijoni një plan stërvitor javor që ju lumturon ta zbatoni.

4. Gjeni partnerë shoqërues në rutinë.

Vrisni dy zogj me një gur: Diskutoni me mikun/miken më të ngushtë të gjitha problemet e javës ndërkohë që djersisni pak në ecje. Besoj e keni kuptuar sa shpejt kalon koha kur jeni në shoqëri të mirë? Epo, e njejta gjë ndodh ushtroheni bashkë. Madje nuk do ta kuptoni sa shpejt po vraponi apo sa ushtrime të vështira po kryeni. Ndër të tjera do ta keni të lehtë të motivoheni me ndihmën  e njeriut të duhur.

5. Mos e stresoni veten me numra dhe statistika.

Nuk ka rëndësi sa peshoni, se çfarë mase i merrni pantallonat ose fakti që nuk keni bel të hollë mjaftueshëm. Rëndësi ka si ndiheni dhe si po e përmirësoni rutinën tuaj stërvitore. Nëse fiksoheni pas numrave dhe stastikave do të humbni qejfin e të gjithë aktivitetit.

6. Investoni në atlete të rehatshme.

Nëse dukesh mirë, ndihesh mirë. Nuk ka asgjë të keqe të investoni në rroba sporti të rehatshme dhe të bukura. Të paktën do t’jua shtojnë dëshirën për të shkuar në palestër. Gjeni atletete me të cilat mund të vraponi dhe ushtroheni pa ndjerë dhimbje.

7. Krijoni një listë me këngë që ju pëlqejnë.

Krijoni një listë me këngët tuaja të preferuara dhe koha e të ushtruarit do jetë një kënaqësi për të shfryrë të gjithë lodhjen në punë. Të ushtruarit pa muzikë nuk është aq motivues ndaj ndihuni diva të vërteta gjatë vrapit dhe çlirojini energjitë.

Burimi: www.hellogiggles.com