Udhëtime

7 vende që asnjë introvert nuk duhet t’i humbasë

Nga: Pikkom

Data 02-06-2017

Pa turma? Pa problem.

Udhëtarët introvertë nuk duan të ketë truma të mëdha të pranishme, hostele plot apo festa deri në agim në udhëtimet e tyre. Ideja e tyre për një udhëtim të balancuar mund të duhet më shumë si kohë e kaluar vetëm në një rrugicë malore apo si eksplorim kulture me duar në xhepa.  

Bëni këto 7 udhëtime që do t’ju ndryshojnë jetën:

1. Glastonbury, Angli

Festivali me të njejtin emër i Rajonit të Glastonbury mund të tingëllojë si makth për të gjithë introvertët kështu që mos e planifikoni udhëtimin në periudhën e Qershorit. Ky vend historik në çdo periudhë tjetër të vitit është një parajsë për çdo introvert, të cilët mund të dalin me miq apo të bëjnë shëtitje të gjata në shoqërinë e një pamje të qetë fshati.  

2. Camino de Santiago, Spanjë

Kjo rrugicë e mirëmbajtur shtrihet rreth 800 km në veri të Spanjës. Për pak ditë mund t’ia dilni ta shëtisni të gjithën. Ose mund të qendroni ndonjë muaj për të mos humbur asnjë peizash të fshatrave përreth. Do të mund të takoni një sërë pelegrinësh me të cilët mund të bëni biseda të këndshme por është në rregull edhe nëse zgjidhni t’i kaloni pushimet vetëm.  

3. Finlandë

Finlandezët mbahen për introvertë me nam prandaj do të mund të bëni një tur në parqet, muzeumet dhe monumentet e Helsinkit pa patur frikë se mos shqetësoheni nga turmat e njerëzve.

4. Slloveni

Sllovenët mburren me qytetin pranë liqenit por nëse ajo pamje është shumë e populluar për shijet tuaja, atëherë bëni mirë të konsideroni turet nëpër kantinat e verës, zonat e kampingut dhe parqet e mrekullueshme me lule.

5. Islandë

Peizazhi i thyer i Islandës është perfekt për udhëtarët e vetmuar, ashtu siç është edhe i lehtë për t’u ndjerë të sigurtë. Aventurat që mund të bëni në Islandë duke filluar me vëzhgimin e Dritave të Veriut e duke përfunduar me ujëvarat mahnitëse, e bëjnë të parezistueshme për të njohur njerëz të rinj apo për të shijuar kohë vetëm.  

6. Chiang Mai, Tailandë

Kjo provincë e qetë është e mbushur me të huaj që punojnë aty por rrallë ndeshesh me turma të tëra që të marrin me vete. Është një opsion i mirë për të bërë biseda të qeta apo për të kaluar kohë me veten. Tailanda ju ofron mundësinë të sodisni e sodisni pafund pa qenë nevoja të përqendroheni.

7. Paris, Francë

Nuk është nevoja që ta shëtisni Parisin me shoqërues. Mjafton mrekullia e këtij vendi për t’ju shoqëruar kudo që të keni dëshirë të shkoni. E thënë ndryshe, edhe pse ka shumë njerëz, Qyteti i Dritave mund të jetë ndër vdendet më të bukura në tokë për një introvert. Bon voyage!

Burimi: www.huffingtonpost.com