Shëndet

8 Pije të shëndetshme për të nisur ditën

Nga: Pikkom

Data 19-05-2017

Shumë njerëz nuk pëlqejnë të hanë mëngjes. Ka nga ata që zgjohen shumë herët dhe stomakun e kanë ende në “gjumë”, ndërsa për të tjerë mëngjesi nuk është një vakt i rëndësishëm.

Por në fakt e kundërta është e vërtetë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe nëpërmjet tij trupi duhet të sigurojë ushqyesit kryesorë të nevojshëm për të përballuar ngarkesën e ditës.

Ndaj, mos u mjaftoni me një kafe dhe një briosh të shpejtë. Nëse nuk mund të hani një mëngjes të rëndë, provoni të pini një nga lëngjet e mëposhtme. Nëpërmjet tyre do të merrni energji, vitamina, proteina dhe mineralet si magnez apo kalçium aq shumë të nevojshme për trupin e njeriut.

Qumështi i bajameve

Qumështi i bajameve është i njohur për kaloritë e pakta që përmban dhe gjithashtu është një burim i shkëlqyer kalçiumi, magnezi dhe vitamine E. Edhe pse mund të gjeni disa varietete në supermarket, është shumë i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi. Gjithashtu mund t’i shtoni edhe shije të tjera si vanilje, mjaltë apo kanellë.

Fruta dhe çaj

Ky kombinim i shkëlqyer i çajit të mentes me agrume si portokall dhe qitro është pije e domosdoshme për të humbur peshë.

Banane me dardhë

Kjo është një pije me origjinë nga India dhe që e furnizon trupin tuaj me kalium, të cilin e merrni nga bananja dhe energji të cilat i mundëson dardha.

Çaj me fruta pylli

Lëngu i portokallit është zgjedhja e duhur kur kërkojmë të marrim vitaminën C, por edhe ky çaj është një burim fantastik vitaminash. Gjithashtu merrni edhe një dozë të vogël kafeine.

Shalqi, limon dhe presh

Pse të shpenzoni para në supermarket kur lëngu që mund të bëni në shtëpi është kaq i thjeshtë? Ky lëng freskues ju siguron dozën e nevojshme të kaliumit, por nëse përdorni edhe xhenxhefil do të siguroni shumë minerale për të pastruar organizmin. Xhenxhefili njihet për vetitë e tij si antibiotik natyral.

Xhenxhefil me fruta pylli

Ky është kombinimi fitues. Xhenxefili është perfekt për tretje ndërsa frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë. Nëse doni edhe pak proteina, mund të shtoni një lugë proteinë pluhur, mundësisht me shije vanilje. Përdorimi i frutave të pyllit të ngrira do t’ju kursejë paratë, pasi mund t’i merrni gjatë sezonit dhe t’i ruani për një kohë të gjatë.

Limonatë luleshtrydhesh

Ndërsa lëngjet e supermarketit janë të mbushura me sheqerna, ky lëng nuk përmban as konservantë dhe as sheqerna që dëmtojnë organizmit.

Lëng kajsie

Përmban vetëm 130 kalori dhe quhet si një lëng i veçantë për në mëngjes. Është një shurup natyral që ofron shijen e patjetërsueshme të kajsisë.

Burimi: www.thedailymeal.com