Blogje

10 filmat më të mirë të vitit 2015

Nga: Pikkom

Data 09-08-2016

  • THE REVENANT

Gjinia: Dramë,  Aksion, Aventurë

Regjia: Alejandro González Iñárritu

Skenari: Alejandro González Iñárritu, Mark L. Smith

the revenant
Di Caprio ofron atë që shumë mirë mund të quhet si roli me sfidues në aspektin fizik, pothuajse aspak aktiv në apsektin komunikues.Frymëzuar nga një histori e vërtetë, THE REVENANT është një eksperiencë kinematografike shumë intensive dhe e gjallë duke vënë në jetë aventurën epike të një njeriu në luftë për mbijetesë dhe fuqisë së shpirtit human. I udhëhequr nga një vullnet i pamposhtshëm dhe dashuria për familjen e tij, Glass(Leonardo Di Caprio) po çan dimrin e egër në kërkim të vazhdueshëm të jetës dhe pastrimit shpirtëror.

Oscar

Çmimet

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio

Kinematografia më e mirë: Emmanuel Lubezki

Foto më e mirë

Nominuar

Aktori më i mirë në rol suportues: Tom Hardy

Regjizori më i mirë: G. Iñárritu

  • THE HATEFUL EIGHT

Renditja: R (për dhunë të ashpër, gjuhë dhe grafika me përmbajtje nudo)

Gjinia: Western

Regjia: Quentin Tarantino

Skenari: Quentin Tarantino

hateful eight

The Hateful Eight është një film që demaskon aspektet më të fshehura të natyrës njerëzore, gjë që nuk e bën shumë humoristik të paktën në aspektin tradicional. Por Tarantino nuk po e vesh të shëmtuarën me triumf; në fakt po e dënon atë.Fillon rreth gjashtë apo tetë apo dymbëdhjetë vite pas luftës civile me një karrocë të padëmshme që çan rrugën nëpër dimrin e acartë të Wyoming. Në këtë atmosferë pothuajse vrastare një gjahtar shpërblimesh dhe e burgosura e tij gjejnë strehim në një tavernë të populluar nga karaktere misterioze.

Oscar

Çmimet

Arritja më e mirë në bazën muzikore të Nocioneve në Lëvizje: Ennio Morricone

Nominuar

Arritja më e mirë kinematografike: Robert Richardson

  • STAR WARS: THE FORCE AWAKENS

Renditja: PG-13 (Për dhunë në kategorinë fantastiko-shkencore)

Gjinia: Aksion,  Aventurë,  Fantazi, Shkencë

Regjia: J.J. Abrams

Skenari: J.J. Abrams, Lawrence Kasdan, Michael Arndt

staR WARS
J.J Abrams ka realizuar të pamundurën; ka krijuar dhe rikrijuar një film Star Wars dhe bëri të mundur të vinte i njejti emocion si më parë dhe siç duhej. Humoristik, prekës, emocionues dhe gjallërues, padyshim diçka për të mos u humbur.Tre dekada pas Mposhtjes së Perandorisë Galaktike, merr jetë një kërcënim i ri. Porosia e parë tenton të sundojë galaktikën dhe vetëm një grup heronjsh të paaftë mund të marrin në dorë situatën sëbashku me ndihmën e Rezistencës.

Oscar

Nominuar

Arritja më e mirë në rikrijim filmi

Arritja më e mirë në bazën muzikore të Nocioneve në Lëvizje

Arritja më e mirë në miksimin e audios

Arritja më e mirë në editimin e audios

Arritja më e mirë në efektet pamore

  • SICARIO

Renditja: R(për dhunë të ashpër, gjuhë dhe imazhe të rënda)

Gjinia: Dramë, Aksion, Aventurë, Mister dhe Suspansë

Regjia: Denis Villeneuve

Skenari: Taylor Sheridan

sicario

Në kufirin jo të ligjshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, një agjente idealiste e FBI-së (Emily Blunt) është radhitur nga një task forcë qeveritare të ndihmojë në përshkallëzimin e luftës kundër lëndëve narkotike.

E udhëhequr nga një këshilltar misterioz me një të shkuar të dyshimtë (Benicio Del Toro), skuadra merr një rrugë klandestine duke e detyruar Kate të verë në dyshim gjithçka që kishte besuar deri në atë moment në mënyrë që të mbijetojë.

Veçanërisht i heshtur dhe shqetësues, Sicario, që nënkupton vrasës, është një vepër arti dhe një film aksion thriller intrigues që shkund njerëzimin, moralin dhe etikën në momente kur rrezikohet jeta.

Oscar

Nominuar

Arritja më e mirë kinematografike: Roger Deakins

Arritja më e mirë në bazën muzikore të Nocioneve në Lëvizje: Jóhann Jóhannsson

Arritja më e mirë në editimin e audios: Alan Robert Murray

  • THE LOBSTER

Gjinia: Dramë, Shkencë, Fantazi, Komedi, Film kult

Renditja: R(për përmbajtje të rëndë të imazheve rozë duke përfshirë dialog dhe pak dhunë)

Regjia: Yorgos Lanthimos

Skenari: Yorgos Lanthimos, Efthimis Filippou

lobster

Në një realitet pranë së ardhmes, personat e pa lidhur sipas ligjeve të Qytetit çohen në Hotel ku janë të detyruar të gjejnë një partner romantik brenda dyzetepesë ditëve ose në të kundërt transformohen në qenie të egra dhe dërgohen në pyje.

Colin Farrell luan rolin e David, një burri i cili është braktisur nga e shoqja. David mbahet mbyllur në një hotel misterioz ndërkohë që kërkon një partnere të re dhe pas disa aventurave të vazhdueshme romantike vendos të bëjë një përpjekje për t’u arratisur nga kjo botë.

Në të njejtën kohë një realitet të vështirë dhe surreal por edhe një reflektim i zgjuar mbi shoqërinë sot. The Lobster është një vizion rrënqethës i sjellë në jetë nga Lanthimos dhe ekipi i tj i mrekullueshëm. Regjizori ka krijuar balancën perfekte mes satirës therëse dhe trillimit romantik duke argëtuar publikun e tij dhe duke e lënë këtë të fundit në reflektim.

Cannes Film Festival 
Çmimi i jurisë: Yorgos Lanthimos
Palm Dog – Çmimi i jurisë: Bob the Dog
Queer Palm: Yorgos Lanthimos

(Nuk është e nevojshme të përfshijë narrativa homoseksuale, por nëmungesë të filmave me narrativa homoseksuale në festival, ky film u vlerësua si një alegori duke satirizuar rregullat absurde shoqërore në lidhje me dashurinë.)

Nominuar
Palme d’Or: Yorgos Lanthimos

  • EX MACHINA

Gjinia: Dramë, Mister,  Suspansë, Shkencë, Fantazi

Renditja: R(for graphic nudity, language, sexual references and some violence)

Regjia: Alex Garland

Skenari: Alex Garland

ex machina

Një programues i ri (Caleb) është përzgjedhur të marrë pjesë në një eksperiment të inteligjencës sintetike duke vlerësuar cilësitë njerëzore të një humanoidi të mrekullueshëm.

Shpejt Caleb mëson se Nathan(shkencëtari) ka planifikuar që të jetë ai komponenti njerëzor në realizimin e testit që dallon praninë njerëzore nga ajo kompjuterike dhe së fundmi ndërgjegjen nga eksperienca më e fundit e Nathan në inteligjencën artificiale.

Një thriller psikologjik me humor të errët që koklavitet me puzzle-in më të madh fantastiko-shkencor: Çfarë do të thotë të jesh njeri?

Oscar

Çmimet

Arritja më e mirë në efektet pamore:
Andrew Whitehurst
Paul Norris
Mark Williams Ardington
Sara Bennett

Nominuar

Skenari më i mirë origjinal: Alex Garland

  • SON OF SAUL

Gjinia: Dramë

Renditja: R (për përmbajtje të dhunshme dhe grafika nudo)

Regjia: László Nemes

Skenar: László Nemes, Clara Royer

son of saul

Në këtë dramë shokuese, një i burgosur në një kamp përqëndrimi i angazhuar me djegjen e kufomave zbulon trupin djalit të tij të ri dhe ndërkohë duhet të vendosë nëse do të bëhet pjesë e planit për t’u arratisur nga kampi apo të organizojë një varrim dinjitoz për djalin e tij.

Ky film ofron një aspekt të tmerrshëm të njerëzimit në momentet më të dëshpëruara, dhe n pamje të një personi të ethshëm për të gjetur më në fund paqe dhe dinjitet në atë gjendje të frikshme.

Oscar

Çmimet

Filmi më i mirë i huaj

Golden Globes

Nocioni në lëvizje më i mirë i huaj

Festivali i Kanës 2016

Nominuar
Palme d’Or: László Nemes

  • MAD MAX: FURY ROAD

Renditja: R (për skena të vazhdueshme dhune dhe imazhe shqetësuese)

Gjinia: Aksion, Aventurë, Shkencë, Fantazi

Regjia: George Miller

Skenari: Brendan Mçarthy, Nick Lathouris, George Miller

mad max
Një grua rebelohet kundër tiranisë së një lideri postapokaliptik në Australi, në kërkim të shtëpisë së saj dhe me ndihmën e një grupi të burgosurash, një  adhurues psikotik, dhe një endacaku të quajtur Max.George Miller tenton një tjetër aksion post-apokaliptik me Fury Road, realizimi i katërt i Mad Max.

Tridhjetë vite pas realizimit për herë të parë të Mad Max Miller prezantoi Mad Max: Beyond Thunderdome, ai i rikthehet botës së tij post-apokaliptike dhe krijon një vepër të jashtëzakonshme dhe poetike që synon të bëhet një klasik modern.

Oscar

Çmimet

Arritja më e mirë në editim të xhirimeve: Margaret Sixel

Arritja më e mirë në dizenjim kostumesh: Jenny Beavan

Arritja më e mirë në makeup dhe modele flokësh:
Lesley Vanderwalt
Elka Wardega
Damian Martin

Arritja më e mirë në miksim audio:
Chris Jenkins
Gregg Rudloff
Ben Osmo

Arritja më e mirë në editim audio:
Mark A. Mangini
David White

Arritja më e mirë në dizajn produksioni:
Colin Gibson (dizajn produksioni)
Lisa Thompson (dekorimi i sheshxhirimit)

Nominuar

Nocioni më i mirë i lëvizjes:
Doug Mitchell
George Miller

Regjia më e mirë: George Miller

Kinematografia më e mirë: John Seale

Arritja më e mirë e efekteve pamore:
Andrew Jackson
Tom Wood
Dan Oliver
Andy Williams

  • ANOMALISA

Gjinia: Dramë, Animacion, Komedi

Renditja: R(për pëmbajtje të imazheve rozë, nudo dhe grafika të rënda)

Regjia: Charlie Kaufman, Duke Johnson

Skenari: Charlie Kaufman

anomaslisa

Një burrë lufton me paaftësinë e tij për t’u lidhur me njerëzit, i damkosur me shenjat e jetës së tij mondane.

Anomalisa provon që filmat e animuar nuk janë vetëm hapësira e fëmijëve. Në të vërtetë ky film nuk është projektuar për çdo të rritur.

Ky është një film që sjell bashkë sublimen, tragjiken dhe lodhjen e çdo dite. Do të gjeni veten duke menduar për këtë film edhe shumë kohë pasi ta keni parë.

Oscar

Nominuar

Filmi më i mirë i animuar:
Charlie Kaufman
Duke Johnson
Rosa Tran 

Festivali i filmit në Venecia 2015

Çmimet
Çmimi i internetit i Future Film Festival:

Charlie Kaufman
Duke Johnson


Çmimi i madh special i jurisë:

Charlie Kaufman
Duke Johnson

Nominuar
Golden Lion:

Charlie Kaufman
Duke Johnson

Nominuar
Çmimi Green Drop:

Charlie Kaufman
Duke Johnson

  • CAROL

Renditja: R (për skena me përmbajtje rozë, nudo dhe gjuhë e rëndë)

Gjinia: Dramë, Romancë

Regjia: Todd Haynes

Skenari: Phyllis Nagy

carol

 

Sipas adaptimit të novelës “The Price of Salt” të Patricia Highsmith, Therese (Rooney Mara), një nëpunëse e re e një dyqani në Manhattan në vitin 1950Carol (Cate Blanchett), një grua të bukur më të vjetër të sunduar nga depresioni i një martese të padëshiruar.

Carol është një histori e ndërlikuar njerëzore e dëshirës së pa folur, pritshmërive shoqërore dhe jetës autentike.

A do të sundojë dashuria mbi gjithçka? Mbase jo. Pyetja më e vështirë është nëse do të mbijetojë. “Carol” i përgjigjet kësaj pyetje bukur, shëndetshëm dhe me një buzëqeshje të ëmbël.

Oscar

Nominuar

Aktorja më  e mirë femër në rol kryesor: Cate Blanchett

Aktorja me e mirë femër në rol suportues: Rooney Mara

Skenari më i mirë i adaptuar: Phyllis Nagy

Kinematografia më e mirë: Edward Lachman

Kostumatografia më e mirë: Sandy Powell

Arritja më e mirë në bazën muzikore të Nocioneve në Lëvizje: Carter Burwell

Festivali i filmit të Kanës

Çmimet
Aktorja më e mirë: Rooney Mara
Queer Palm: Todd Haynes

Nominuar
Palme d’Or: Todd Haynes

Burimi: www.tasteofcinema.com