Shëndet

9 dhembje që lidhen me gjendjet emocionale

Nga: Pikkom

Data 10-01-2017

Një nga gjërat, që praktikat mjekësore perëndimore kanë injoruar, është lidhja mes trupit dhe mendjes, shpirtit, apo emocioneve. Qeniet njerëzore përjetojnë ndërthurje të gjendjeve fizike me ato emocionale, por shumë prej nesh nuk ju kushtojnë vëmendje. Filloni rrugëtimin tuaj drejt shëndetit holistik, duke kërkuar për këto shenja.

  1. Dhembjet e kokës

Dhembjet e kokës mund të shkaktohen nga stresi i ditës. Merrni pak kohë pushimi për të çliruar stresin e akumuluar.

  1. Dhembjet e qafës

Nëse ndjeni dhembje në zonën e qafës, mund të jeni duke patur vështirësi të falni veten apo të tjerët. Në të tilla raste filloni të mendoni për gjërat që ju pëlqejnë te njerëzit.

  1. Dhembjet e shpatullave

Dhembjet në shpatulla janë tregues të mbajtjes së një barre të rëndë emocionale. Përqëndrohuni në zgjidhjen proaktive të problemeve dhe në ndarjen e problemeve me të tjerët.

  1. Dhembje në pjesën e pjesën e sipërme të kurrizit

Është tregues i mungesës së mbështetjes emocionale në jetën tuaj. Mund të jeni duke u ndjerë i padëshiruar. Nëse jeni beqarë ndoshta ka ardhur koha të organizoni më shumë takime.

  1. Dhembje në pjesën e poshtme të kurrizit

Këto dhembje nënkuptojnë që mund të jeni të shqetësuar në lidhje me financat. Ka ardhur momenti të kërkoni një rritje rroge, ose të bëni një planifikim financiar.

  1. Dhembje në bërryla

Kjo dhembje i bën thirrje rezistencës tuaj kundrejt ndryshimeve në jetë. Nëse keni krahë të ngurtë edhe jeta juaj mund të jetë e tillë. Bëni kompromise dhe shkundini paksa gjërat.

  1. Dhembjet e duarve

Mund të jenë tregues të faktit që nuk po krijoni marrëdhëniet e dëshiruara me njerëzit. Përpiquni të bëni miq të rinj, drekoni me kolegët dhe krijoni lidhje të reja.

  1. Dhembjet në ije

Dhembjet në ije shpjegojnë frikën tuaj për vazhdimësinë. Ijet e pezmatuara tregojnë që nuk po ecni përpara dhe nuk po ndryshoni. E keni të vështirë të merrni vendime. 

  1. Dhembjet e gjunjve

Këto dhembje lidhen me egon dhe me faktin që po e shihni veten ndoshta më lart se realiteti në të cilin gjendeni. Jini modestë. Kaloni pak kohë duke u marrë me punë vullnetare. Kujtoni që jeni si gjithë të tjerët.

Burimi: www.theheartysoul.com