BUZZ

9 mënyra psikologjike për të humbur peshë

Nga: Pikkom

Data 12-05-2017

Të humburit të peshës mund të jetë sfidues, veçanërisht nëse nuk e keni ndarë mendjen të bëni një jetë të shëndetshme.

Fatmirësisht, një postim më i fundit i Quora liston një sërë këshillash të dobishme për njerëzit që duan të mësohen me një stil më të shëndetshëm jete, gjë që rrjedhimisht do t’i ndihmonte të humbnin peshë në periudhë afatgjatë në vend që të harxhojnë energji të shpejta në periudha më të shkurtra.

Në vijim gjeni 9 mënyra për të ndryshuar këndvështrimin tuaj mbi të jetuarit shëndetshëm.

Rishikoni njohuritë tuaja mbi të humburit të peshës.

Përdoruesi i Quora, Wilfredo Thomas argumenton që të kuptuarit të humbjes së peshës në formën e balancës së energjive është çelësi i të arriturit të formave ideale të trupit.

“Balanca e energjive është mënyra shkencore për të shpjeguar raportin e kalorive që merren dhe atyre që digjen,” shkruan ai. “Trupi juaj ka nevojë për një sasi të caktuar ditore të kalorive për të mbajtur peshën aktuale.”

Me të kuptuar balancën e energjive, mund të filloni të ndiheni më pak të tunduar për të ngrënë më shumë se keni nevojë.

Enë kuzhine transparente.

Neil O’Nova, autor i librit, “7-Minute Skinny Jeans,” këshillon të mos konsumohet asgjë e pavendosur në enë transparente

“Mendjet tona veprojnë në bazë të imazheve. Ne marrim informacion të mjaftueshëm në lidhje me sasitë që po konsumojmë kur e shohim ushqimin dhe vetëm ashtu e kuptojmë nëse jemi ngopur dhe kur duhet të ndalojmë,” thotë O’Nova. “Por kur nuk e vëreni sa ushqim po konsumoni, nuk e merrni kurrë informacionin që ju duhet dhe përfundoni duke ngrënë më shumë nga sa ju duhet.”

Të maturit të proporcioneve dhe të vendosurit të ushqimit në enë të vogla do t’ju ndalojë të hani shumë.

Hiqni dorë nga dietat.

O’Nova nuk është dakord me dietat tradicionale sepse argumenton që limitojnë qasjen ndaj të jetuarit shëndetshëm.

Sapo t’i riktheheni dietës dhe të keni humbur peshë, ka shumë mundësi që të filloni të hani varfër dhe të ndaloni së ushtruari duke i fituar sërish kilet e humbura.

“Përqëndrohuni në zakonet tuaja afatgjata të të ngrënit,” shkruan ai. “Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë dhe për të qendruar të shëndetshëm.”

Bëjeni stomakun të ndihet i ngopur.

O’Nova këshillon të zgjidhni perime si karrota apo selino në vend të ëmbëlsirave të sheqerosura kur ju kap uria e shpejtë.

Jo vetëm që kanë pak kalori, por përbajnë shumë fibra që ju bëjnë të ndihni të ngopur.

Shikojeni të ushtruarit si diçka që do e bënit me kënaqësi.

Jared Haas, një kordinues i sistemeve të informacionit gjeografik, beson se është shumë e rëndësishme të gjendet një aktivitet fizik i kënaqshëm për ta përfshirë në rutinën tuaj javore.

“Nëse e urreni të vrapuarit, mos vraponi. Nuk ka rëndësi nëse vrapi është provuar të ndihmojë në humbjen në peshë,” shkruan Haas. “Detyrimisht nëse e urreni nuk do ta bëni dot pjesë të rutinës suaj dhe nuk do të japë rezultate pozitive.”

Për më tepër, të ushtruarit me miqtë ose në grupe të organizuara mund të jetë motivuese. Të konsideruarit të ushtrimeve më pak si detyrë dhe më shumë si një aktivitet i kënaqshëm ndihmon psikologjikisht në vazhdimësinë e rutinës.

Kuptoni çfarë e shkakton shtimin në peshë.

Shumë raste të obezitetit mendohet të jenë shkaktuar si pasojë e stilit të jetës dhe jo nga prejardhja gjenetike.

Në postimin e tij në Quora, Thomas i referohet një studimi shkencor të publikuar online nga Biblioteka Kombëtare e Mjeksisë në Shtete të Bashkuara, e cila zbuloi që “të justifikuarit me arsyet gjenetike mund të ulë motivimin për të zbatuar një stil jete të shëndetshëm.”

Thomas përfundon që njerëzit të cilët besojnë që obeziteti shkaktohet nga zakone të pashëndetshme janë më të prirur të veprojnë pozitivisht.

Motivojeni veten duke bërë pyetje sfiduese.

Ndërkohë që pranimi i vetvetes mund t’ju ndihmojë, provojeni të kaloni në aspektin tuaj konkurues duke e kthyer humbjen në peshë në një sfidë.

“Personalisht, e ndjej më motivuese ta sfidoj veten duke thënë: ‘A mund të humb peshë? Ia dal dot me këtë sfidë?’” thotë O’Nova.

Jini të mirë me veten.

Farmacisti dhe entuziasti i shëndetit Noor Ullah Jan thotë, “Për të dalë nga rutinat e vjetra duhet ta shihni veten në një aspekt më pozitiv.”

“Përfytyroni veten tuaj të ardhshme jo më larg se 6 muaj apo 1 vit nga ky moment dhe kuptoni sa mirë do të dukeni dhe ndiheni,” thotë ai.

Flini më shumë.

“Kur nuk flini mjaftueshëm, ushqimet me shumë yndyrë dhe sheqer ju duken më tërheqëse sepse ju japi një sasi të madhe energjie shumë shpejt,” shkruan studiuesi Md Yousuf.

Për të shmangur tundimin, të rriturit duhet të flenë të paktën 7 orë çdo natë.

Burimi: www.independent.co.uk