Shëndet

8 trajtime të dëmshme për lëkurën

Nga: Pikkom

Data 10-08-2016

Vetëm sepse disa trajtime bukurie kanë përbërje natyrale, kjo nuk do të thotë që nuk bartin rrisqe. Përkundrazi shpesh herë mund të shkaktojnë reagime të llojit iiritues apo alergjik që shoqërohen me dëme serioze në lëkurë.

Shumë priren të kërkojnë këshilla bukurie në internet, të bindur që fjalëkalimi i rrjetit është trajtimet natyrale gjithmonë funksionon për mirë në lekurë. E vërteta është që në të shumtën e rasteve ndodh e kundërta. E mira është të mos ngatërrojmë termin “natyrale” me “të padëmshme” sepse nuk është e vërtetë që çdo alternativë që merret nga natyra dhe aplikohet në lëkurë të jetë gjithnjë e sigurtë.

Zgjidhja për pastrimin e lëkurës: Limoni!

limon

Shpesh i predikuar nga gurutë e bukurisë si zgjidhja më e mirë natyrale për pastrimin e lëkurës, në të vërtetë ky frut është makthi i çdo dermatologu pasi pehashi i tij dëmton seriozisht pehashin natyral të lëkurës që qendron mes niveleve 4-5 ndërkohë që komponenti i aciditetit të lartë mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse të lëkurës. Dhe sikur të mos mjaftonte, përdorimi i limonit në lëkurë shkakton rritje të ndjeshmërisë ndaj rrezeve të diellit duke provokuar kështu krijimin e flluskave të dhimbshme dhe çngjyrosje të pjesshme të lëkurës që mund të zgjasin me muaj.

Përdorimi i majonezës si maskë bukurie

Përbërja vajore e majonezës shkakton një reagim shpërthyes të folikulave dhe kjo mund të çojë në formimin e pikave të zeza në lëkurë dhe të akneve. Kjo masë vajore mund të përdoret për të bërë një maskë hidratuese për flokët dhe majat e dëmtuara.

Vezët për tonifikim të lëkurës

Proteinat e vezëve janë një kurë e shëndetshme për elasticitetin dhe tonin e lëkurës. Për më tepër dermatologët po sugjerojnë përdorimin e albuminës së vezëve për fytyrën në mënyrë që të çtendosin lëkurën dhe të rrisin shkëlqimin duke reduktuar rrudhat. Në fakt albumina përmban bakterin e salmonelës i cili nëse aksidentalisht gjatë aplikimit pëthithet nga organizmi mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.
veza

Zëvendësimi i deodorantit me uthull molle

Gjithnjë e më shumë rritet ndërgjegjësimi kundër përdorimit të deodorantëve për shkak të një lidhje të mundshme mes klorurit të aluminit dhe kancerit të gjirit. Si pasojë këta anti-respirues natyralë po bëhen gjithnjë e më popullorë dhe uthulla e mollës përdoret zakonisht si deodorant prej vetive të veta antibakteriale dhe përthithës të aromave. Por problemi në këtë rast do të ishte praktik. Uthulla e mollës nuk mund ta largojë erën e keqe dhe për më tepër është e vështirë të heqësh njollat nga rrobat.

Pastrimi i fytyrës me kanellë

Erëzat si kanella dhe speci djegës kanë një efekt fryrës të indeve dhe nëse bien në kontakt me zona delikate të lëkurës si ajo rreth syve dhe buzëve mund të shkaktojnë reagime inflamatore që mund të përkthehen në pezmatime irrituese të lëkurës por jo rralle mund të shndërrohen në  djegje kimike.

kanelle

Dezinfektimi i lëkurës me ujë të oksigjenuar

Një trajtim klasik për pastrimin zhveshjeve dhe gërvishtjeve të lëkurës por që në të vërtetë uji i oksigjenuar e kryen detyrën në mënyrën e duhur vetëm herën e parë. Duke qenë toksike për lëkurën, përsëritja e trajtimit me ujë të oksigjenuar provokon efektin e kundërt: që do të thotë se plaga apo dhe lëkura përreth të mos shërohen asnjëherë.

Pastrimi i lëkurës me sodë

Ka shumë trajtime të vjetra për t’i kthyer shkëlqimin lëkurës por soda nuk është zgjidhja e duhur. Shumë dermatologë e sugjerojnë trajtimin për fytyrën me ujë dhe sodë si një mënyrë për të rritur pehashin e lëkurës dhe për të parandaluar formimin e mykut. Kjo nuk do të thotë që soda mund të përdoret si një alternativë për të pastruar lëkurën.

Pasta e dhëmbëve për aknet

Ky është trajtimi më i njohur për aknet por në të vërtetë ka efekte anësore që nuk duhen anashkaluar. Duke qenë se pasta e dhëmbëve përmban peroksid hidrogjeni mund të reagojë si antiseptik por gjithashtu pasta përmban edhe shumë përbërës të tjerë ndër të cilët janë dizinfektuesit të cilët nëse bien në kontakt për një kohë të gjatë me lëkurën shkaktojnë irritime serioze. Pra aknet shërohen por ka rrezik për pezmatim të lëkurës.

paste