Teknologji

Ambjenti i rrjeteve sociale për të rinjtë… jo më i sigurtë.

Nga: Pikkom

Data 15-06-2016

Ndër temat më të rëndësishme të ditës është përfshirja e të rinjve dhe adoleshentëve sot në rrjetet sociale. E në fakt ky trend që dikur ishte pothuajse i panjohur dhe popullor për personat me vështirësi për t’u socializuar, mori një rëndësi “kulturore” në vitin 2014. E ardhmja po shkon drejt realitetit virtual, tendenca më e fundit dhe gjithnjë e më përfshirëse dhe izoluese në botën e rrjeteve sociale. Në fund të fundit ky është qëllimi, të mbajnë sa më të lidhur pas produktit të tyre këdo që zotëron një llogari, apo do të ketë një.

Hapat e parë të infektimit me rrjete sociale filluan në vitin 2003 me krijimin e LinkedIn dhe MySpace(që tashmë i përket Facebook dhe që përdoret më shumë për promovimin e muzikës dhe videove), që për kohën synonin të kryenin funksionin e ndërfaqeve për të lidhur më shumë njerëzit pavarësisht drejtimit që morën.

E në të vërtetë i larguan më shumë njerëzit. Në vitin 2004, pati fillesat një prej bizneseve më të mëdha sot falë një investimi shumë të madh nga Silicon Valley në vitin 2009. Pas një suksesi të tillë, përhapja e rrjeteve të ngjashme sociale si: Snapchat, Instagram, Foursquare, Tinder dhe Gmail thjesht pritej.

Sot duhet patjetër të kesh një llogari të hapur në Facebook ose Twitter, në mënyrë që të jesh në dijeni të të rejave më të fundit, madje nëse ske ndoshta je ti ai që nuk socializohesh dot.

Këtu fillojnë problemet…

Realisht sa e shëndetshme është për të rinjtë e sotëm të kenë akses në rrjete sociale? Jo dhe aq.

Kjo si pasojë e faktit që nëpërmjet rrjeteve sociale, të rinjtë janë më të ekspozuar dhe më të pambrojtur jo vetëm nga materialet e pranishme, por edhe nga njëri tjetri.  Nga njëri tjetri për vetë faktin që shpesh të rinjtë bien pre të “talljes” në rrjet, aty ku janë edhe më të njohur dhe ku mund të vëzhgohen nga qindra miq.

Tendencat më të fundit sado-mazokiste i detyrojnë të rinjtë, si pasojë e presionit nga moshatarët, të kryejnë sfida dhe ti publikojnë në rrjetet sociale për të treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë. Në këto platforma të rinjtë përballen me materiale ofenduese, seksuale madje dhe të rënda për moshën e tyre. Një adoleshente në Francë publikoi videon e vetëvrasjes së saj e një tjetër pësoi djegje të shkallës së tretë me sfidën e kripës dhe akullit mbi lëkurë.

Të gjitha këto materiale janë lehtësisht të aksesueshme nga bashkëmoshatarët e tyre, të cilët pa dashur mund të ndikohen nga këto situata për të kryer të njejtin veprim, vetëm sepse shohin çfarë popullariteti kanë arritur dhe sa komente kanë marrë.

Rrjetet ekzistuese në qarkullim nuk parashikojnë asnjë masë apo filtër për materialet me përmbajtje nudo, seksuale apo dhune. Kujdesi për të rinjtë duhet kryer nga vetë ndërgjegjësimi i tyre, apo kontrolli nga të afërmit për të parë ndikimin që kanë këto rrjete në rutinën e përditshme të fëmijëve të tyre.

Megjithatë, jo të gjitha rrjetet e reja që po krijohen kanë të njëjtën strukturë. Ndër më të rejat është dhe YouNow, një platformë ku personat që kanë një llogari mund të postojnë video për t’ju përgjigjur pyetjeve, apo për të bërë komente në kohë reale për miqtë e tyre.

adi sideman

Interesante është se si vetë adoleshentët janë të ndërgjegjshëm në lidhje me materialet që postojnë.  Një rast konkret është pikërisht një vajzë me pantallona të shkurtra, e cila lexon në komente që dikush është shqetësuar për veshjen e saj dhe shkon menjëherë të ndërrohet, pasi e mendoi të arsyeshme të mos krijonte keqkuptime në lidhje me imazhin e saj. Në kultura të ndryshme mund të përbënte cënim të kodit të veshjes. Vetë platforma ka rregulla shumë të prera për sa i përket përmbajtjeve nudo.

2

Edhe në këtë platformë adoleshentët mund të bëjnë kërkesa për lojën “sfidë apo e vërtetë”, por këtë herë sfidat janë të nivelit të thyerjes së një DVD, apo të mbledhjes së jashtëqitjes së qenit, asgjë më të rrezikshme.

Në raste të rralla, kur është konstatuar se janë hedhur materiale të dëmshme për adoleshentët (përdoruesit dominues të kësaj platforme), personat përgjegjës për ndërtimin e platformës kanë marrë masa duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre materialeve dhe duke paralajmëruar personin ,që zotëron llogarinë, për shkelje.

E rëndësishme është të ketë përpjekje për të përmirësuar ambjentin nëpër rrjete sociale, duke filluar me kontrollin kundrejt materialeve që shfaqen, kontrollin e moshës së përdoruesve, apo të vendosjes së masave të sigurisë për vërtetime të nevojshme. Nëse këto kontrolle nuk janë të mundura, do të duhej të filtrohej çdo përmbajtje dhe të merren masa për shkelësit, në mënyrë që të mbrohej e drejta e të rinjve për të marrë informacione të shëndetshme.

Sipas nenit 117 të Kodit Penal në Shqipëri, shpërndarja dhe publikimi i materialeve pornografike në mjediset e minorenëve është vepër penale e ndëshkueshme me gjobë ose burg deri në 2 vjet. Pavarësisht se ligji është në fuqi, vështirësia e aksesit ndaj këtyre portaleve të dëmshme, që përdorin rrjetet sociale për të ndarë materialet me të tjerët, është e madhe, e megjithatë mund të bëhen përpjekje të mira për t’i identifikuar ato nëpërmjet denoncimit të rasteve.

 

Burimi: www.mic.com