Shëndet

Ana e ftohtë e jastëkut: Njerëzit që flenë në ambjent të ftohtë janë më të shëndetshëm

Nga: Pikkom

Data 23-05-2017

Mos e shmangni rëndësinë e klimës në ambjentin ku flini. Ndërkohë që në verë dihet që do t’i lini të gjitha dritaret hapur ndërkohë që flini, është mirë të bëni disa prova me temperaturën e dhomës edhe në dimër.

Ndoshta nuk ju ka shkuar nëpër mend se çfarë ndikimi ka temperatura e dhomës në rehatinë e gjumit. Madje shpesh priremi të mendojmë që për sa kohë na zë gjumi jemi në rregull.

Dobitë e të fjeturit në një dhomë të freskët  

Sipas Dr. Chris Winter të Huffington Post, shkenca dikton që temperaturat mes 15-19 gradë celsius janë shumë të përshtatshme për të bërë një gjumë të mirë.

Ky është një lajm i mirë për ata që e bëjnë dhe një gjë e vështirë për t’u arritur nga ata që kanë nevojë për 100 shtresa teksa flenë natën.

Por jo e pamundur. Pavarësisht se kërkon pak kohë sa të mësoheni, kërkimet tregojnë që të fjeturit në temperatura pak më të ulëta se ato të zakonshme i tregon përfitimet në një sërë mënyrash. Ne ju sjellim disa për të filluar.  

Reduktoni rrisqet për sëmundje të metabolizmit.

Nëse flini në temperatura pak më të ulëta, trupi do t’ju jetë mirënjohës. Sipas një studimi të publikuar në revistën Diabetes, temperaturat më të ulëta ndihmojnë në reduktimin e rrisqeve për zhvillimin e disa sëmundjeve metabolike, siç është edhe diabeti.

Në këtë studim, kërkuesit kryen një eksperiment duke krahasuar nivelet e insulinës dhe harxhimin e kalorive të subjekteve pjesëmarrëse të cilët flinin në ambjente me temperaturë respektivisht 24 gradë dhe 19 gradë.

Pas katër muajsh testime, kërkuesit nxorrën përfundimin që subjektet që flinin nën një temperaturë prej 19 gradësh përjetonin një sërë përfitimesh metabolike. Pas periudhash të tëra të gjumit në ambjente pak më të ftohta , sasia e dhjamit të shëndetshëm pothuajse u dyfishua.

Për më tepër, ata që flenë në ambjente të ftohta, djegin më shumë kalori siç shpjegion Gretchen Reynolds për New York Times. Të dy marrëdhëniet mund të reduktojnë rriskun e diabetit dhe të tjera gjendje metabolike.

Do të dukeni më të rinj.

Sipas doktoreshës natyropate dhe autores Natasha Turner, të fjeturit në ambjente shumë të ngrohta nuk i lejon organizmit të ftohet në mënyrë natyrale nëpërmjet gjumit dhe pengon çlirimin e melatoninës.

Melatonina është hormoni më i rëndësishëm që vepron kundër plakjes. Kur çlirohet natën në errësirë totale, trupi reagon natyralisht, me rënie të temperaturës.  

Si përgjigjje ndaj kësaj rënie të temperaturës, trupi nxjerr nivelet e tepërta të hormonit të rritjes. Me çlirimin e gjithnjë e më shumë të hormoneve në organizëm, do të dukeni dhe ndiheni më të rinj.

Do ta keni të lehtë t’ju zërë gjumi.

Përveç dobive të tjera që sjell gjumi në ambjente më të freskëta se ato të zakonshme, ka një sërë avantazhesh të tjera, siç është lehtësia e të rënit në gjumë. Sipas Kathleen Doheny të revistës WebMD, kur biem të flemë, temperatura e trupit bie.

Kur temperatura e dhomës është e lartë ose shumë e ulët, trupi do ta ketë shumë të vështirë të përshtasë temperaturën e brendshme. Kjo mund të bëjë që të qendroni të zgjuar dhe të mos pushoni.

Nëse trupat nuk mund ta arrijnë temperaturën e tyre të dëshiruar, do të jetë e pamundur të flini rehat.

Të fjeturit lakuriq ndihmon në ftohjen e trupit.

Një mënyrë për të ulur temperaturën e trupit, është të flini lakuriq. Kësisoj, bie temperatura e trupit dhe trupi e ka më të lehtë të rregullojë temperaturën e brendshme.

Duke fjetur të paveshur, do të ulni temperaturën dhe duke ulur temperaturën, trupi do të prodhojë më pak kortisol gjatë natës. Kortisoli, një hormon natyral, lidhet me stresin dhe shtimin në peshë.

Duke i mbajtur të ulëta nivelet e kortisolit, do të jeni në gjendje të kontrolloni më mirë urinë dhe ankthin.

Të fjeturit siç ju ka bërë nëna me dikë tjetër mund t’ju ndihmojë gjithashtu… në mënyra të tjera.

Ka një sërë përfitimesh në lidhje me të fjeturit lëkurë më lëkurë me dikë tjetër. Sipas Sarah Thomas të International Business Times, çiftet të cilët flenë bashkë të paveshur ndërtojnë lidhje më të shëndetshme krahasuar më të tjerë.

Siç thotë edhe Thomas, çiftet të cilët flenë bashkë të paveshur përjetojnë lidhje më intime dhe të hapura. Për më tepër, kontakti me lëkurë, çliron një hormon të quajtur oksiticinë.

Oksiticina, e cila lidhet me përgjigjjet seksuale ndihmon në shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve.

Prania e oksiticinës në trup ndihmon në luftimin e stresit dhe formave të tjera të depresionit. Gjithashtu ndihmon në rënien e tensionit të gjakut. Nëse këto arsye nuk mjaftojë që të flini lakuriq, nuk e dimë se çfarë do t’ju bindë përfundimisht.

Burimi: www.elitedaily.com