Teknologji

Bëjeni jetën më të lehtë me këto 6 pajisje

Nga: Pikkom

Data 18-01-2017

Ky do të jetë një vit fantastik për pajisjet elektronike.

Inteligjenca artificiale nëpërmjet zërit, karikimi përmes wireless-it dhe mbajtja e shënimeve në mënyrë dixhitale janë vetëm pak nga risitë që do të vijnë. Por më shumë se gjithçka, përfitimi kryesor i këtij viti është se jeta do të na bëhet pak më e lehtë. Nuk do të na duhet t’i biem përqark internetit sepse një robot do ta bëjë këtë gjë për ne. Nuk do të na duhet më të mbajmë një bllok shënimesh në zyrë, sepse do të jemi në gjendje t’i ruajmë shënimet në një aplikacion dhe t’i aksesojmë kur të duam. Këto pajisje, disa nga të cilat debutuan që në fundin e vitit 2016 ndërsa disa priten në muajt në vazhdim, do t’i japin një gjallërim të dobishëm jetës sonë:

  1. Google Home ($129)

Rrëmbeni një nga këto folësa për zyrën tuaj dhe do të habiteni se sa të thjeshtë do e keni ditën. Mund ta pyesni për motin, që të vendosni takime apo të kërkoni për fluturime. Dhe gjithçka vetëm me anë të zërit, pa pasur nevojë t’i vini duart në tastierë. Mbi të gjitha, zëri që do t’ju flasë ka një cilësi sublime.

  1. Telefoni i tavolinës Invoxia NVX 200 ($249)

Shumë prej nesh kanë një telefon tavoline dhe mbajnë një smartphone përditë. Gjithsesi, ne duhet që ta karikojmë. Prandaj kjo pajisje shërben si karikues, mund të bëni telefonata me anë të Bluetooth dhe mund ta përdorni si telefon për zyrën tuaj.

  1. Wacom Bamboo Slate ($150)

Mbajtja e shënimeve në një mbledhje do të bëhet më e thjeshtë. Duke përdorur një stilolaps të zakondshëm, gjithë shënimet tuaja që bëni në letër, me anë të kësaj pajisjeje do të kalojnë automatikisht në celularin apo kompjuterin tuaj. Gjithashtu mund ta përdorni për vizatime apo çdo gjë tjëtër. Shkruani me bojë dhe menjëherë e shihni në celular!

  1. Kasa Otterbox uniVERSE ($50)

E bërë për iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, kjo kasë multifunksionale ka një vend për USB, një paketë baterie apo stativ fotografik. Në 2017 do të përfshihet edhe një detektor i përbërë nga karboni dhe monoksidi, një lazer për matje dhe një pajisje me disa lloje thikash.

  1. Monitori AOC 27-inch PLS me bazën e karimit QI ($250)

Monitori juaj kërkon një bazë të qëndrueshme, apo jo? Ky monitor nga AOC përdor teknologjinë e karikimit QI, kështu që nga kjo mund të përfitojë edhe celulari juaj. Ka një kontrast 20,000,000:1 dhe një kohë përgjigjeje prej 5 milisekondash.

  1. SensePeanuts ($29)

Emër i çuditshëm, por lokalizimi i vendodhjeve mund të jetë i pazëvendësueshëm gjatë ditës së punës. Ato vijnë në mënyra të ndryshme, që nga aplikacioni që bën të mundur rritjen e temperaturës së dhomës e deri te SleepPeanut që e vishni në krevat për të matur ciklet e gjumit.

Burimi: www.inc.com