BUZZ

Çfarë ndodh kur përtypni çamçakëzin?

Nga: Pikkom

Data 13-06-2017

E keni dëgjuar paralajmërimin se nëse përtypni një çamçakëz, ai do të qëndrojë në sistemin tuaj tretës për afro një dekadë. Kjo do të thotë se ka shanse reale që të keni një të tillë në zorrët tuaja.

Nëse shihni përbërësit e çamçakëzit, më siguri që është e mundshme. Nëse lexoni librat mjekësore, përtypja e tij ka sjellë disa probleme serioze. A është e mundur që alarmi i mamasë suaj të ketë qenë i drejtë?

Rastet më të këqija

Në një artikull të vitit 1998 tregohej rasti i tre fëmijëve të cilët iu nënshtruan një ndërhyrjeje për shkak të përtypjes së çamçakëzit.

Rasti i parë i përkiste një djali katër vjeç e gjysmë, i cili ishte i fiksuar pas përtypjes së çamçakëzit që kur ishte dy vjeç. Me këmbënguljen e prindërve të cilët e dërguan për ndihmë mjekësore, ai nuk hante më shumë se shtatë të tillë në ditë, por një prej të cilëve patjetër që i kalonte në stomak. Të gjendur përpara një mase të konsiderueshme çamçakëzi, mjekët u detyruan t’ia hiqnin në mënyrë manuale.

Fëmija tjetër, edhe ky katër vjeçar, hante çamçakëza si shpërblim nga prindërit e tij. Loja ishte që ai duhej të përtypte të parin, për të marrë tjetrin në këmbim. Rezultati ishte një masë e madhe e ngurtë në zorrën e trashë, të cilën mjekët e hoqën me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Rasti i fundit ka të bëjë me një vajzë një vjeç e gjysmë, e cila ishte e dhënë pas përtypjes së çamçakëzëve, por së bashku me të përtypi edhe katër monedha, gjë që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

Historia e çamçakëzit

Por këto janë raste ekstreme. Janë vetëm tre në miliona të mundshme. Ndoshta prej shekujsh ne kemi ngrënë në mënyrë të pavetëdijshme çamçakëza.

Gjurmët e para të tij datojnë që 7000 vjet para Krishtit, ku në Evropën veriore janë parë shenja se paraardhësit tanë përtypnin çamçakëza dhe kjo ishte diçka e përhapur më shumë në moshat 6-15 vjeç.

Më vonë, grekët morën rrëshirë nga pema e mastit, e njohur për karakteristikën e përtypjes. Masa e duhur e rrëshirës mund të zhdukte bakteret nga goja dhe gjithashtu freskonte frymëmarrjen. Kur kolonizatorët e Anglisë së Re u vendosën në Amerikë, diçka që morën nga vendasi ishte pikërisht përtypja e rrëshirës nga bredhi.

Por mishërimi modern i çamçakëzit erdhi nga një gabim inxhinierik. Në shekullin e 19-të industrialistët lëvruan metodat për të marrë qumësht nga pema e chicle. Në vitin 1869, meksikani Antonio López de Santa Anna mendonte se do të mund ta realizonte këtë gjë dhe punësoi një shpikës me emrin Thomas Adams për të përpunuar procesin. Por asgjë nuk shkoi siç duhet dhe Adamsit iu la i gjithë materiali në përdorim si shenjë përçmimi për dështimin.

Por ai vërejti se materiali kishte disa cilësi të jashtëzakonshme, pasi kur thahej rrëshira masa mbetej e pazgjidhshme në ujë dhe mjaft plastike. A bëri provë Adams ta fuste në gojë? Atë nuk e dimë, por ajo që është e dokumentuar është se ai e patentoi shpikjen e tij në vitin 1871. Gjithashtu i shtoi shije duke e shitur produktin në farmaci. Më vonë, Wrigley me marketingun e duhur e bëri çamçakëzin e famshëm.

Çfarë ndodh në të vërtetë

Që atëherë, ne me siguri kemi përtypur shumë lloje çamçakëzash, por ka shumë pak mundësi që ato të kenë krijuar një koloni në zorrën tonë. Me siguri që kanë qëndruar pak më gjatë në sistemin tonë tretës, por edhe kjo është e debatueshme sepse stomaku ynë i ndan ushqimet në të tretshme dhe të patretshme.

Shumica e çamçakëzëve bien në kategorinë e ushqimeve të patretshme. Pështyma jonë jep sinjalin e parë se poshtë në stomak do të kalojë një çamçakëz, dhe për shkak të përbërësve të tij stomaku rri i qetë dhe as nuk merret fare me tretjen. Thjesht masa e gomës kalon poshtë, për të dalë jashtë trupit me jashtëqitjen.

Por gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta dëgjoni nënën tuaj. Ajo deri diku ka të drejtë!

Burimi: www.gizmodo.com