Stil dhe Imazh

Çfarë tregojnë çorapet për personalitetin

Nga: Pikkom

Data 04-04-2017

E kuqja është formula për çorape me karakter, ndërkohë që printimet tregojnë praninë e një shpirti aventure.

Çorapet elegante datojnë që në vitet 1700, kur njerëzit i vishnin të qendisura ose me ngjyra të paimagjinueshme, siç edhe konstatojnë historianët e modës.

Sot, të gjithë duke filluar nga ekezekutivët e teknologjisë e deri te drejtuesit e kompanive po u kushtojnë shumë rëndësi atyre. Ka gjasa që risia të jetë bërë aq e rëndësishme sa për të konstatuar që ekziston një lidhje mes çorapeve të çmendura dhe njerëzve të suksesshëm.

Me thyerësin adoleshent të zemrave Justin Bieber, që vesh çorape të ndryshme me ngjyra të ndezura dhe një tendencë në rritje për t’i kushtuar rëndësi të veçantë modës së çorapeve, britanikët kanë zbuluar që çorapet nuk janë thjesht funksionale por aksesorë mode.

Pjesa më e madhe e meshkujve pranojnë të kenë të paktën 25 palë çorape në sirtarët e tyre. Ndërkohë që ngjyrat gri dhe e zezë vazhdojnë të jenë zgjedhjet tradicionale, shumë shpejt po zëvendësohen nga alternativa më moderne dhe me stil. Jo më thjesht një element i rehatshëm për t’ia lënë gjithë vëmendjen këpucëve, por elementi që po rrëmben gjithë interesin, duke ofruar një paletë të tërë që do të thotë shumë në lidhje me personalitetin e personit në fjalë.

Tendencat e blerjeve kanë ndryshuar sidomos mes meshkujve të rinj në moshë të cilët tashmë po zgjedhin rradhën e tyre të çorapeve. Tashmë ka një sërë stilesh të çorapeve gjë që ka bërë që garderoba e meshkujve të ketë një hapësirë specifike e cila të pranojë pothuajse gjithçka.

Por çfarë do të thonë stilet dhe dizajnet e ndryshme të çorapeve në lidhje me karakterin e njerëzve që i veshin ato? Çfarë nënkuptojnë çorapet tuaja në lidhje me ju?

Ngjyrat e ndezura por veçanërisht e kuqja: Ngjyra e kuqe nënkupton fuqinë dhe tregon tendencën për t’i realizuar gjërat në mënyrë serioze dhe me përgjegjshmëri. Një ngjyrë shumë e preferuar në kombinim me kostumet serioze dhe për takime biznesi.

Printimet e çrregullta: Për ata që kanë një karakter aventurieri dhe një personalitet të dashur. Këta njerëz nuk frikësohen të thyejnë akujt edhe në terma formalë dhe besojnë që humori mund të ndihmojë në çdo situatë. Do të ishin zgjedhja perfekte për një takim të parë romantik.

Vijat: Çorapet me vija janë të preferuarat e atyre që pëlqejnë të flirtojnë me një ton më të butë por që veçanërisht preferojnë sigurinë e formalitetit. Janë më shumë të preferuara nga ata që duan të mbyllin me sukses ujdi biznesi në të cilat kreativiteti dhe mendjemprehtësia të shkojnë krah për krah.

Çorapet me motive: Ndërkohë që nuk frikësohen të veçohen nga turma, njerëzit që preferojnë këto çorape në fakt kanë dëshirë të socializohen dhe të jenë pjesë e grupeve kolektive. Ata e zgjedhin grupin e përkatësisë me zgjuarësi dhe preferojnë të ndihen të pranuar apo të jenë krenarë të përfaqësojnë një karakter të caktuar.

Të zeza, kafe, marinari apo gri: Preferohen nga ata që e njohin rëndësinë e situatës dhe që për ta formaliteti është e vetmja mënyrë për t’ia hedhur kurdoherë. Këto ngjyra janë të sigurta edhe kur nuk ka arsye për ta vlerësuar veten si të sigurtë ose jo. Çdo garderobë duhet të ketë në përbërje një variacion të këtyre nuancave.

Çorape të çfarëdoshme: Për dikë që do të shkojë me rrymën. Zgjedhja e tyre për çorapet e rastësishme ose vjen nga natyra e pakujdesur ose sepse nuk përbën asnjë prej interesave të tyre. Pavarësisht arsyeve, ata ia dalin të krijojnë stilin e tyre të veçantë.

Çorapet me ngjyra dhe karakter tregojnë çapkënëri dhe shërbejnë si një akull thyes me vlerë kur bëhet fjalë të krijosh lidhjet e duhura me njerëz. Një avantazh tjetër i mundshëm i të veshurit të çorapeve me ngjyra është që ndërtoni një imazh për veten “si djalë i guximshëm” ose të tipit krijues dhe me kalimin e kohës të jep më shumë hapësirë të ndryshosh apo thyesh rregullat.  

Burimi: www.peperharowlondon.com

www.elitedaily.com