Blogje

Cilët janë shtetet me femrat më punëtore

Nga: Pikkom

Data 09-09-2016

Një studim gjithëpërfshirës, i shtrirë në një hark kohor prej 50 vitesh dhe 19 shtetesh, ka zbuluar vendet, ku mendohet që femrat bëjnë më shumë apo më pak punë shtëpie. Por, zbulimi më interesant i këtij studimi është fakti që femrat e moshës 19 vjeçare bëjnë më shumë punë shtëpie se moshatarët e tyre meshkuj.

Që të mund të kryenin studimin, kërkuesit e Universitetit të Oxford-it, vëzhguan 66 raste studimore të përdorimit të kohës, nga 19 shtete të ndryshme dhe të shtrira në harkun kohor mes viteve 1961-2011, siç edhe shkruhet në abstraktin e studimit.

Edhe pse tendenca shpreh qartë reduktimin e përkushtimit ndaj punëve të shtëpisë kalimin e të 50-tave, të qenurit femër përgjithësisht “lidhet me kryerjen e punëve të shtëpisë për rreth dy orë më shumë se meshkujt çdo ditë,” raporton Phys.org.

Studimi zbuloi që femrat, në shtete si Spanja dhe Italia, kalojnë më shumë kohë duke u marrë me punët e shtëpisë para se t’i kalojnë të 50-tat. Në vitin 2008 gratë në Itali po bënin mesatarisht 183 minuta më shumë punë shtëpie se meshkujt, pra më pak se 243 minuta të rregjistruara në vitin 1980.

Në vitin 2009, gratë në Spanjë kryenin mesatarisht 139 minuta më shumë punë shtëpie në ditë se meshkujt, pra më pak se 174 minuta të sigurta të vitit 2002.

Pavarësisht, se në shtetet nordike shifrat janë shumë pranë barazimit, femrat vazhdojnë të bëjnë pak më shumë punë shtëpie se meshkujt. Sipas Phys.org, në Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë, gratë bëjnë një orë më shumë punë shtëpie se burrat çdo ditë.

Sa për Shtetet e Bashkuara, kërkuesit zbuluan që prirja e përgjithshme, është drejt ndarjes në mënyrë të barabartë të përgjegjësive në shtëpi, pavarësisht ngadalësimit të progresit në vitet 80’ dhe 90’.

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të Punës, të vitit 2014, femrat amerikane kryenin dy orë e nëntë minuta punë shtëpie në ditë, ndërkohë që meshkujt amerikanë shfrytëzonin një orë e 22 minuta pothuajse frytdhënëse të kohës së tyre për punët e shtëpisë.

Ka edhe disa faktorë të tjerë që duket sikur ndikojnë në kohën që kalojnë njerëzit duke u marrë me punët e shtëpisë. Njerëzit e edukuar, të punësuar ose beqarë, bëjnë më pak punë shtëpie ndërkohë që njerëzit e martuar, ata që bashkëjetojnë ose familjarët bëjnë më shumë.

Pavarësisht të gjithë faktorëve, edhe më të pashtruarit duhet të bëjnë punët e tyre.

Burimi: www.mic.com