Teknologji

Cili shtet do të fitonte medalje ari në olimpiket e programimit

Nga: Pikkom

Data 06-09-2016

Shumë do të mendonin që Shtetet e Bashkuara do të mbanin vendet e para. Në fund të fundit Shtetet e Bashkuara nxorrën koka të programimit si Bill Gates, Ken Thompson, Dennis Ritchie dhe Donald Knuth. E megjithatë, India njihet si shteti me rritjen më të shpejtë të përqëndrimit të programuesve në botë dhe Rusia si prodhuesja më e madhe e kompromentuesve të sistemeve. A ka një mënyrë për të përcaktuar se cilët janë programuesit më të zotë?

HackerRank ka një përgjigje. Ata iu përgjigjën pyetjes: “Cili shtet ka programuesit më të mirë?” nëpërmjet analizimit të të dhënave që dispononin.

Në HackerRank postohen rregullisht qindra sfida kodimi, në mënyrë që zhvilluesit e rinj të mund të përmirësojnë aftësitë e tyre të programimit. Shumë pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, i testojnë aftësitë e tyre në HackerRank. Zhvilluesit vlerësohen në bazë të vlefshmërisë së kodit dhe kohës së ekzekutimit të këtij të fundit.

Sipas të dhënave, Kina dhe Rusia mbajnë vendet e para për sa i përket talentit të programuesve. Programuesit kinezë arrijnë rezultatet më të mira në matematikë, programim funksional dhe strukturë të dhënash, ndërkohë që rusët dominojnë algoritmat, fushën më popullore të programimit. Shtetet e Bashkuara dhe India sigurojnë pjesën më të madhe të pjesëmarresve në HackerRank, por zënë vendet 28 dhe 31 në renditje.

Përdoruesit mund të zhvillojnë kode në 15 domaine të ndryshme dhe në këtë mënyrë HackerRank bën llogaritjet mbi preferencat e zhvilluesve. Tabela në vijim tregon proporcionin e testeve të përfunduara nga çdo domain.

Capture2

 

Pra, bazuar në këto teste, cili shtet ka programuesit me rezultatet më të larta?

Hapi i rradhës ishte parashikimi i mesatares së përgjithshme të ushtrimeve të realizuara mirë nga secili shtet. Të dhënat u reduktuan në 50 shtetet me numrin më të madh të zhvilluesve të pranishëm në HackerRank. Dhe ja çfarë u zbulua:

1

Duke qenë se Kina arriti rezultatet më të mira, zhvilluesit kinezë qendrojnë në krye të listës me një indeks pikësh prej 100. Por, Kina fitoi me një diferencë shumë të vogël. Rusia arriti një rezultat prej 99 nga 100, ndërkohë që Polonia dhe Zvicra qendrojnë bindshëm në vendin e tretë me një indeks prej 98. Pakistani mban rezultatin e 57.4 nga 100. Pjesëmarrëset, të cilat kontribuan më shumë në numër zhvilluesish, India dhe Shtetet e Bashkuara nuk kryesojnë në gjysmën e parë të renditjeve. India radhitet e 31-ta dhe Shtetet e Bashkuara të 28-tat.

Por tani le të shohim cilët shtete dominojnë në aftësi specifike:

3

Kina doli mirë në një pjesë të mirë të domaineve. Zhvilluesit kinezë mundin këdo në strukturë të dhënash, matematikë dhe programim. Nga ana tjetër, Rusia dominon algoritmat. Vendet e rradhës, Polonia dhe Kina qendrojnë shumë pranë respektivisht në vendet e dyta dhe të treta.

Krahasimi i rradhës u bë në bazë të kohës, që zhvilluesit nga çdo shtet, shpenzojnë me sfida të ndryshme. Në këtë mënyrë doli lista e shteteve, të cilët nuk preferojnë të kryejnë, ose po teste të caktuara.

4

Siç tregon tabela më sipër, Kina mori pjesë në sfidat e matematikës në një shkallë më të madhe nga ajo që pritej, duke marrë parasysh preferencat mesatare të përdoruesve të sistemeve.

Në vijim, do të gjeni pjesën e testeve të kryera në një gjuhë të caktuar për secilin shtet:

5

Mund të shikoni që gjuha Java dominon pothuajse në çdo shtet. Për më tepër do të gjeni dhe një listë të shteteve më këmbëngulëse në arritjen e rezultateve, ata që nuk heqin dorë kurrë.

6

Nëse programimi do të ishte pjesë e garave në lojërat olimpike, të dhënat sugjerojnë që Kina do të fitonte medalje të artë, Rusia të argjendit dhe Polonia do të shkonte në shtëpi me një medalje bronzi.

Pavarësisht se meritojnë një medalje për përpjekjen, Shtetet e Bashkuara dhe India do të duhet të përmirësojnë më parë situatën në të cilën ndodhen.

Burimi: www.blog.hackerrank.com