Udhëtime

Destinacionet europiane për të mos u humbur sipas secilës dekadë të jetës

Nga: Pikkom

Data 13-01-2017

Me kaq shumë shtete (44 për të qenë më të saktë) dhe kultura, Europa ka të gjitha mundësitë të kthehet në një burim jetëgjatë shëtitjesh për shumë udhëtarë. Pra, ku duhet të dhëtoni dhe kur do të ishte koha më e përkryer? Të gjithë destinacionet e kontinentit janë tërheqëse për çdo moshë, por për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen e duhur vendosëm të fokusoheshim në tre vende që përkojnë më së miri me faza specifike të jetës. Kini parasysh që periudhat perfekte për t’i vizituar këto vende janë muajt Maj, Qershor dhe Shtator, kur çmimet janë më të arsyeshme, moti i kënaqshëm dhe turmat më të rralluara. Kontrolloni listën e udhëtimeve që duhen kryer gjatë të 20-ave, 30-ave, 40-ave dhe 50-ave. Është koha të krijoni listën tuaj të dëshirave.

Të 20-at: Amsterdam, Berlin, Krakovë

berlin-nightlife-MAIN

Berlini natën

Në kulmin e rinisë, të 20-tat mund të kthehen në mikpritëse të aventurave pa mbikqyrjen e prindërve. Këto qytete interesante ofrojnë një larmishmëri të hosteleve, kulturës, jetës së natës dhe janë të përkryera për të sfiduar veten me ambjente të reja, ndërkohë që njihesh me udhëtarë të tjerë nga e gjithë bota.

Amsterdami, të cilin të rinjtë e duan për stilin e thjeshtë të jetës, kafenë e mirë, baret me muzikë live dhe kulturën e përdorimit të biçikletave.

Nga aty, mund të merret treni për në Berlin, udhëtim që kërkon gjashtë orë dhe që ju çon drejt njërit prej shteteve më gazmore dhe eklektike. Ky qytet krenohet me sistemin e thjeshtë të trenave, artin vibrues dhe skenat argëtuese. Ky qytet i gjallë gëlon nga baret, restorantet dhe muzetë dhe është i populluar me studentë, tipa të rinj krijues, shkrimtarë dhe artistë që përfitojnë nga kostot modeste të jetesës.

Treni i shpejtë, Deutsche Bahn udhëton për në Krakovë, Poloni brenda tetë orëve. Ndërkohë që Berlini ka hijen e një vendi industrial, Krakova ju mirëpret me strukturën e mirëmbajtur të një qyteti të vjetër, me rrugicat e ngushta dhe arkitekturën mesjetare. Nuk është thjesht një qytet i bukur, por gjithashtu i mbushur me të rinj duke të krijuar përshtypjen e një universiteti të tërë. Ka shumë studentë dhe udhëtarë me çanta shpine kështu që do të gjeni shumë energji rinore kudo. Në fakt, shumë bare dhe klube mund të gjenden nën tokë dhe shërbejnë alkool me çmime shumë të arsyeshme. Për të painteresuarit në festa mund të vizitoni qendra si Cloth Hall, Bazilikën e Shën Mërisë, Barbican-in, Kështjellën Wawel dhe Parkun Planty.

GP_Krakow

Krakovë

Të 30-tat: Londër, Paris, Barcelonë

Londra është destinacioni i parë në Europë, por jo më i liri. Duke patur parasysh këtë fakt do të ishte më mirë të prisnit që të kishit më shumë para në gjendje. Është një vend që jo vetëm mburret me darkat e shijshme dhe monumentet historike, por ofron festat më interesante në hotele posh. Shumë nga muzetë e Londrës janë falas kështu që mund të shpenzoni aty dy- tre orë të mira. Kjo moshë është perfekte për të kaluar pak kohë të qetë në periferitë Walthamstow, Shoreditch, Peckham, Marylebone, Mayfair, dhe Kensington.

Një rrjet trenash shumë i njohur europian, Eurostar, ju çon nga Londra në Paris. Qyteti i dritave është një tjetër destinacion i shtrenjtë. Qyteti i të dashuruarve, i entuziastëve pas arteve, i të pasionuarve pas kuzhinës dhe më shumë, Parisi është një vend ku mund të përjetoni të gjtiha traditat e Francës si shtet. Mos harroni të vizitoni kafenetë dhe bistrotë parisiene.

Treni TGV nxiton nga Parisi për në Barcelonë në më pak se shtatë orë. Duke qenë më e përballueshme se dy destinacionet e mëparshme, Barcelona është e pajisur me arkitekturën gotike, artin, kulturën, restorantet e mrekullueshme, baret dhe klubet. Për më shumë arkitekturë gotike mund të vizitoni hotelet butikë Sarria-Sant Gervasi, Eixample, El Poble-sec, dhe lagjet Tres Torres, në të cilat gjenden shumë bare në verandë dhe që ofrojnë pamje të Katalanës mahnitëse.

barcelona-spain-waterfront-SPDEAL1016

Barcelonë

Të 40-tat: Vienë, Split, Korfuz

Në këtë pikë të jetës suaj, do të keni vizituar pjesën më të madhe të shteteve të Europës por mund të keni humbur Austrinë e Mozart-it, Bëthoven-it, Schubert-it, dhe Freud-it. Viena është një qytet elegant, me hijeshinë e arkitekturës Rococo. Thjesht vizitoni rrugicat e bollshme, ndaloni në muze dhe bëni pushime të gjata në kafenetë e Vienës përpara se të përgatiteni për koncertin e Operas vieneze.

Bëni një flututim të shkurtër për në Split, i cili shtrihet përgjatë bregut kroat dhe shërben si portë për shumë ishuj aty pranë. Ky qytet është edhe më i vjetër se Dubrovniku dhe në shumë mënyra më impresionues pa qindra turistët dhe pasagjerët e anijeve. Qendra e qytetit Split, është e vetmja hapësirë e gdhendur nga mbetjet e një pallati të lashtë romak. (Perandori Dioklecian ndërtoi një pallat ekstravagant për të mbretëruar në pjesën lindore të perandorisë romake.) Çmimet janë më të ulta se në Dubrovnik. Malet unike të Split shërbejnë si sfond për ujërat e kristalta të Adriatikut. Vizitorët mund të shkojnë në Klis, qytet i vendsour në rrethojën e një mali. Fansat e “Game of Thrones” do ta njohin këtë vend nga sezoni i katërt.

split

Split

Nga aty, drejtohuni për në jug, te ishujt grekë. Korfuzi, ishulli më verior i rripit jonian, është një miksim interesant i kulturës veneciane, britanike dhe e kolonive franceze me në sfond fshatrat e pikturuar, malet pyjor, parcelat e ullinjve dhe me plazhet më të mira që ekzistojnë. Më të rinjtë do të duan të shkojnë më në jug.

Të 50-tat: Akuyeri, Kopenhagen, Pulja

Gjatë kësaj dekade, do të ndiheni sikur keni parë shumë dhe po përpiqeni të kaloni disa eksperienca të tjera. Koha është gjithçka dhe të 50-tat është periudha perfekte për të vizituar ishullin shumë të populluar të Islandës. Akureyri, qendra metropolitane e dytë më e madhe e Islandës, do t’ju ofrojë shumë argëtim me pamjen e dritave të veriut, të cilat mund të shfaqen nga Shtatori në Prill  gjatë netëve të qeta e me qiell të hapur.

Nga aty, merrni fluturimin e parë për në Kopenhagen, kryeqytetin danez të karakterizuar nga bukuria e arkitekturës shumëngjyrëshe. Ky është një ndër qytetet skandinave më interesante dhe të shtrenjta. Cilësia është e lartë kështu që çmimet e larta janë të justifikueshme. Kurseni dhe vizitoni restorantet më të mira të qytetit.  Restoranti Noma i Rene Rexhepi-t i hapur në vitin 2003 ishte dikur një nga më të votuarit në botë, nga ku lindi lëvizja moderne skandinave. Rexhepi e mbylli restorantin në mbarim të vitit 2016 dhe po planifikon të hapë një restorant të llojit fermë urbane, por vizitorët mund të prenotojnë një tavolinë në Geranium, restoranti i parë danez që fitoi tre yje Michelin.  

kopenhaga_unity_line

Kopenhagen

Përfundojeni këtë udhëtim epik me një fluturim për në Romë dhe duke marrë një makinë me qera. Në vend që të drejtoheni për nga gjiri Amalfi në jugperëndim, shkoni drejt Puljas, të vendosur në takën e çizmes italiane. Gjurmët e prehistorisë do t’jua bëjnë vizitën edhe më të këndshme. Darkoni në restorantet italiane, vizitoni rezervat natyrore, kantinat e verës, shpellat dhe fshatrat relaksues që njihen për kulturën turke dhe greke.

Burimi: www.thisisinsider.com