Shëndet

Dremitjet e shkurtra ju bëjnë më të lumtur sipas shkencës

Nga: Pikkom

Data 17-05-2017

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje mes dremitjeve të shkurtra dhe lumturisë, a thua se ishte e nevojshme ta mësonim nga studimet.

Të fjeturit, në përgjithësi sjell një sërë përfitimesh duke filluar nga shtimi i produktivitetit e deri me mbrotjen ndaj sëmundjeve të zemrës. Por, tani na del që një dremitje e shkurtër ka edhe pluse të tjera.

Profesori Richard Wiseman, i Universitetit të Hertfordshire, thotë: “Kërkime të mëparshme tregojnë që dremitjet prej 30 minutash ose më pak ju ndihmojnë të përqëndroheni më mirë, të jeni më produktivë apo krijues. Zbulime më të reja sugjerojnë që ekziston mundësia të ndiheni më të lumtur pasi keni marrë një sy gjumë.”

time-to-go-tobed-you-asked

“Në mënyrë të ngjashme, dremitjet më të gjata lidhen me rrisqe të dëmtimit të shëndetit.”

Studimi që u krye për Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës të Edinburgut, vëzhgoi përgjigjjet ndaj pyetjeve psikologjike të 1,000 pjesëmarrësve në një anketë të realizuar online dhe që kërkonte detaje në lidhje me dremitjet.

Sipas përgjigjjeve të tyre, dremitësve u jepej një vlerësim i nivelit të lumturisë.

Zbulimet treguan që ata merrnin një sy gjumë të shkurtër gjatë ditës kishin një vlerësim mesatar 3.67 nga 5 që ishte maksimumi, ndërsa ata që nuk preferonin të dremisnin gjatë ditës vlerësoheshin me 3.52. Ata që dremisnin gjatë vlerëheshin me 3.44.

Studimi tregoi gjithashtu që 66% e dremitësve për një kohë të shkurtër raportonin të ndiheshin të lumtur në krahasim me 56% të dremitësve për kohë të gjata, duke nënvizuar një lidhje të rëndësishme mes dremitësve për një kohë të shkurtër dhe ndjesisë së përgjithshme të mirëqenies.

Për më tepër, studimi zbuloi që 43% e pjesëmarrësve nga mosha 18-30 vjeç dremisnin më gjatë gjatë ditës, ndërkohë që vetëm 30% e grupmoshës mbi 50 vjeç e bënin të njejtën gjë.

Burimi: www.independent.co.uk