Teknologji

E keni karikuar baterinë e telefonit gabim gjatë gjithë kohës

Nga: Pikkom

Data 08-08-2016

Po, e dimë. Bateritë e telefonave tanë nuk zgjasin as një ditë të tërë. Por, është pjesërisht faji ynë për këtë pasi i kemi karikuar gabim gjatë gjithë kësaj kohe.

Shumë, kanë një besim të gabuar që po t’i karikojnë telefonat shumë herë gjatë ditës dhe për kohë të shkurtra, bateria dëmtohet dhe sipas tyre do të ishte më mirë ti karikonin kur bateria është fare pranë fundit.

Por, e kemi patur gabim gjatë gjithë kësaj kohe.

Në fakt, një faqe e kompanisë së baterive Cadex, e quajtur Universiteti i Baterive tregon se si bateritë me litium në telefonat tanë, janë të ndjeshëm ndaj versioneve të tyre të “stresit”. Ashtu si dhe për njerëzit, stresi i vazhdueshëm mund të shkatërrojë mirëqenien afatgjatë të baterisë suaj .

Nëse dëshironi të mbani baterinë e telefonit tuaj në gjendje shumë të mirë dhe të mundet të rezistojë për një ditë të tërë, pa u shqetësuar se mund të shkarkohet, do të duhet të ndryshoni disa zakone.

  • Shkëputeni nga rryma pasi bateria është karikuar plotësisht

Sipas Universitetit të Baterive, nëse e lini telefonin të lidhur me rrymën pasi është karikuar plotësisht, gjë që me siguri e keni bërë kur flini gjatë natës, dëmton baterinë në periudhën afatgjatë.

Më të arritur 100% e saj, bateria fillon të ngarkohet me rrymëza, që tentojnë ta mbajnë atë në 100% gjatë gjithë kohës. Ndërkohë kjo situatë i shkakton baterisë stres të lartë, gjë që dëmton dhe kiminë pas këtij elementi.

karikim

Universiteti i Baterive shpjegon me detaje shkencore arsyen pse, por gjithashtu e përmbledh shumë thjeshtë kur thotë: “Sapo të jetë karikuar plotësisht, hiqeni baterinë nga pajisja e karikimit. Do të ishte sikur, më në fund, të qetësonit një muskul pas stërvitjes rraskapitëse.” Edhe ju do të ishit të pashpresë në rast se do t’ju duhej të punonit pa pushim për orë të tëra.

  • Mirë do të ishte të mos e karikonit baterinë deri në 100%

Të paktën, kur nuk ju duhet patjetër.

Sipas Universitetit të Baterive, “Bateritë me litium nuk është e nevojshme të karikohen plotësisht, aq më pak e dëshirueshme. Në fakt, do të ishte më mirë të mos karikoheshin plotësisht, për shkak se tensioni i lartë i shkakton stres baterive, duke i dëmtuar seriozisht në periudhën afatgjatë.

E gjithë kjo mund të shkojë kundër intuitës suaj, nëse po përpiqeni që ta mbani telefonin të karikuar gjatë gjithë ditës, por më mirë vendoseni vazhdimisht në karikim gjatë ditës, kurdo dhe kudo të mundeni dhe do të jeni mirë.

  • Vendoseni telefonin në karikim kur të mundeni

Mesa duket, bateritë e telefonave tanë janë më të lumtura nëse i karikon më shpesh gjatë ditës sesa kur karikohen për një kohë të gjatë.

bateri me litium

Karikimi i baterive, pasi kanë humbur rreth 10% të masës, do të ishtë zgjidhja më e mirë sipas Universitetit të Baterive. Sigurisht që kjo nuk është praktike për shumë njerëz, por përpiquni ta vendosni telefonin në karikim sapo të mundeni. Është e shëndetshme ta vendosni dhe hiqni telefonin nga karikimi shumë herë gjatë ditës. Jo vetëm, që kjo mënyrë rrit performancën e baterisë në periudhë afatgfjatë, por e mban në formë shumë të mirë edhe gjatë ditës.

Për më tepër, karikimi periodik i telefonit lejon përdorimin e aplikacioneve të cilat kanë në thelb gjurmimin e vendodhjes, apo ato që përdorin antenë GPS.

  • Mos lejoni të mbinxehet

Bateritë e telefonave më të fundit janë shumë të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Vetë Apple këshillon të mos përdoren kasa telefonësh, të cilët e izolojnë nxehtësinë gjatë kohës së karikimit. “Nëse vini re që pajisja juaj po mbingrohet gjatë karikimit, më parë hiqni kasën mbështjellëse.” Nëse po qendroni nën diellin e nxehtë, mbajeni telefonin të mbuluar. E gjithë kjo, për të mbrojtur baterinë e telefonit.

Burimi: www.techinsider.io